Shkalla e papunësisë në eurozonë ka arritur një nivel rekord. Eurostat ka bërë me dije se shkalla e papunësisë në eurozonë për muajin shkurt ka qenë 12%, ndërkohë që një muaj më parë ishte 11.9%.
Në shkurt kanë mbetur të papunë edhe 33 mijë prsona, duke e çuar kështu numrin e të papunëve në eurozonë, në 19 milionë persona.
Më të prekurat mbesin Spanja dhe Greqia, ku shkalla e papunësisë është mbi 26%.
Ekonomia më e madhe e eurozonës, Gjermania, ka paraqitur shkallën më të ulët të papunësisë me 5.4%./b.l