INSTAT: Rritja ekonomike vitin e kaluar, më e ulëta që prej ‘97-s

2 Prill 2013, 11:06Ekonomia TEMA

Rritja ekonomike e Shqipërisë për vitin e kaluar, ka qenë më e ulëta që prej 15 vitesh. Kjo u bë e ditur nga INSTAT. Sipas këtij institucioni, rritje ekonomike vjet ka qenë vetëm 1.6%, shifër që për herë të fundit është shënuar në vitin e largët të 1997-s, kur ekonomia shqiptare ra në recession për shkak të firmave piramidale.

Viti 2012 nisi që në fillim i vështirë për ekonominë shqiptare. Në tremujorin e parë të vitit, rritja e prodhimit ishte negative me – 0.4 për qind. Megjithatë situata u përmirësua në dy tremujoret pasardhës, duke u rritur respektivisht me 2.1 për qind në tremujorin e dytë dhe 2.9 për qind në të tretin”, thuhet në një njoftim të INSTAT.

Vitin e kaluar rritja minimale prej 1.6 për qind është mundur të ruhet falë ecurisë së mirë në sektorin e bujqësisë dhe atë të shërbimeve të tjera, ku përfshihet kryesisht industria financiare. Ndërsa në sektorë të tjerë rritja e prodhimit ose ka qenë minimale ose negative. Vec problemeve sociale që krijon, ngadalësimi i fortë i ekonomisë është një rrezik i madh për qëndrueshmërinë e financave të vendit, pasi bën presion për rritjen e borxhit”, vijon njoftimi.

Këto të dhëna hedhin poshtë deklaratat pompoze të kryeministrit Berisha për rritje ekonomike, ndërkohë që ekspertët shprehen se kjo rritje mund të ketë qenë akoma më e ulët./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje