Ministri i ri i Ekonomisë, Florion Mima, ka firmosur gjatë ditës së sotme marrëveshjen me TAP. Mima deklaroi se projekti TAP do të thotë më shumë punësim dhe investime për vendin.
Kjetil Tungland, drejtori menaxherial i projektit gazsjellës TAP, deklaroi se me anë të këtij projekti, Shqipëria do të përfitojë rreth 1 miliard euro investime.
“Me anë të nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje kemi rritur shanset për përzgjedhjen e projektit nga Shah Deniz në qershor të këtij viti. Kjo marrëveshje është e fundit dhe përcakton një sërë elementësh të rëndësishëm, siç janë toka ku do të kalojë, studimet mjedisore apo studime të tjera që lidhen me projektin. Ndër të tjera TAP do të ofrojë edhe mbështetje në zhvillimin e tregut të gazit në Shqipëri. Janë 1 miliard euro investime të cilat do të sjellin rritje ekonomike dhe rritje të punësimit” tha ai./b.l
Problemi eshte se duhet me bo propagande alla komuniste.Ne Shqiperi gjithmone trumbetohet me te modhe nenshkrimet e kontratave,dhe behen llogarite se sa do fitohet,sa do futen ne pune,permenden miliardat sikur me qene karamele,me nje fjale peshku ne det dhe tigani ne zjerm.Si u fituan miliardat nga privatizimi spektakolar per mashtrim,i Albpetrolit,i Cez-it keshtu do shkoje edhe muhabeti i TAP-it.Shqiptaret mendojne se Shqipnia eshte qendra e botes.Kushedi dhe sa kontrata do boje Sala para zgjedhjeve.
Peshku ne det e tigani ne zjar.
fatkeqsisht te nderuar lexues, por ne qeshor do fitoje projekti me emer -nabuko- dhe jo -tap-, e kete e kane vendosur amerikanet tashme. perfundimisht do behet cfare duan e kane me pespektive te larget ndekombetare amerikanet e jo europianet e percare. ok…