Ramadani: Qytetarët do të kompesohen për mbifaturimet, ardhja e Dollapit ka përmirësuar situatën

3 Prill 2013, 10:37Ekonomia TEMA

Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë Elektrike, Sokol Ramadani, është shprehur se të gjithë qytetarët që janë mbifaturuar nga kompania çeke CEZ, do të kompensohen.

Ramadani ka vlerësuar punën e kryer deri më tani nga Sait Dollapi, duke thënë se që me ardhjen e tij në krye të CEZ janë pakësuar ndjeshëm mbifaturimet dhe janë rritur arkëtimet.

Ramadani tha se projektet për CEZ Albania do ta çojnë këtë sistem drejt përmirësimit, ndërsa shtoi se do të kërkoj informacion dhe të dhëna në lidhje me denoncimin publik që kanë bërë punonjës të CEZ, se me ardhjen e Dollapit ka largime nga puna./b.l

 

2 komente në “Ramadani: Qytetarët do të kompesohen për mbifaturimet, ardhja e Dollapit ka përmirësuar situatën”

  1. genti says:

    Z.Ramadani pa ironi cfare info kerkoni kur e dini shume mire sa ka heq nga puna dhe shumica jane dhe nga PD.Po per uljet e rrogave nga 40 mije leke ne 27 mije leke do kerkoni info?

    Ky Sahit idioti ngaqe eshte bere milioner ne euro ka mare per skoti dhe i ka hyp vetje ne qejf dhe i duket sikur eshte Kryetari i PD

    Eliminoheni sa me shpejt se po prish shume pune

  2. Sokrati says:

    Z. Ramadan,

    Me siguri, ne mbifaturimet perfshini edhe ato “te imtat”, per te cilat klienti nuk ka “vakt” me u marre e me u ankue, po si dukuri eshte nga me te perhapurat, saqe i kane nxire jeten njeriut.
    Sot me erdhi fatura e periudhes dhe, per cudi, me erdhi shume me teper nga stina me e ftohte, kur presupozohet qe paisjet e ngrohjes jane ne pune “sa te kalojne keto dite, me mire te harxhojme ca, qe te mos blejme ilace”.
    Mbifaturimet “e imta”, po i them keshtu, pasi kjo eshte gangrena, qe ia ka shtuar dozen i shumemesuari Sahit Dollapi. Ku te trokases?
    Pastaj e kam ngritur edhe here tjeter mbifaturimet “e imta”, te vogla, po qe shpesh rezultojne sa dyfishi i konsumit real, behen ne menyre selektive, sidomos tani qe ne krye te CEZ Albania eshte Sahit Dollapi.
    Si njohes i mire i “te majteve”, per cudi dhe ne pallatin tim, njohurite i ka te plota, sikur i ka marre listat te Flamur Noka apo te ai i SHIK-ut, qe s’po me bie ndermend tani si quhet, po mbiemri po, Ajazi, te policia politike e Saliut qe na gjurmon ne cdo cast, madje dhe ketu ne kete koment, per te cilin kam rriskuar vete.
    Faturimi i bere, sipas perllogaritjeve (te tre ne ap. tim jemi me arsim te larte dhe me laps te mprehur mire per shkak te edukates e te
    krizes)eshte dyfishi i harxhimit ose i konsumit. Jam ankuar 2-3 here dhe gjoja pas “matjeve” ose “verifikimit” nuk kam pase te drejte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje