Fushata, qeveria vendos që të përgjysmojë taksën vjetore të makinave

6 Prill 2013, 10:21Ekonomia TEMA

Në morinë e taksave të hequra apo të përgjysmurara në këtë prag fushate, qeveria ka vendosur që të përgjysmojë edhe taksën vjetore të automjeteve të përdorura. Ky vendim do të miratohet ditën e mërkurë në mbledhjen e qeverisë dhe pritet që të ketë një efekt prej 25 milionë dollar në buxhet.

Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të ministrit të Financave, Ridvan Bode, në Facebook, theksohet se të gjithë ata persona që kanë një automjet dhe nuk e kanë paguar taksën e qarkullimit për vitin 2013, do ta paguajnë atë të përgjysmuar.

Ndryshimi i parë është ai propozuar në nenin 4, pika 3, në ligjit i cili konsiton konkretisht në përgjysmimin e masës së taksës, ndryshimin e vlefshmërisë së saj dhe detyrimin për pagimin në kohë të saj. Kështu, përgjysmimi i taksës fikse për të dy llojet e karburanteve respektivisht nga 25 lekë në 12.5 lekë për naftën dhe nga 20 lekë në 10 lekë për benzinën, bën të mundur përgjysmimin e taksës vjetore të mjeteve të përdorura që pronari i mjetit paguan.

Aktualisht taksa e automjeteve të përdorura është vjetore dhe vlen për vitin kalendarik në të cilin ajo paguhet. Ndryshimi i propozuar bën të mundur që vlefshmëria e taksës të bëhet 365 ditë, e njëjtë me afatin e siguracionit të mjetit TPL dhe me afatin e vlefshmërisë së Kontrollit Teknik Vjetor”, ka sqaruar në Facebook Bode./b.l

2 komente në “Fushata, qeveria vendos që të përgjysmojë taksën vjetore të makinave”

  1. skorpionsi says:

    po ai qe e ka paguar tashme takse e plote?…..

  2. ulliri says:

    He si ne Kosove ashtu edhe ne Shqiperi vetem per vota o njerz eshte qarte dynjaja keta tanet do na rjepin lekuren po levize te pret topuzi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje