Marrëveshja finale ku shteti shqiptar mirëpret projektin TAP, ka kaluar me konsensus të plotë në komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, raporton Vizion Plus.
Sipas Ministrisë së Ekonomisë, në këtë draft janë përcaktuar të gjitha kushtet mes Shqipërisë dhe firmës e cila do të vijë të investojë në Shqipëri nëse TAP përzgjidhet si fitues në muajin qershor.
Firma do të investojë 2 milion euro për trajnimin e punonjësve dhe 5 milion të tjera do të jenë për efektin që do të japë ky projekt në mjedis. Opozita kërkoi që qeveria të zbardhë dhe vlerën se me çfarë shume do të dëmshpërblejë pronarët e tokave në momentin që gazsjellësi do të kalojë në Shqipëri, por sipas përfaqësuesve të qeverisë, një listë e tillë do të bëhet në momentin që TAP do të miratohet si fitues./b.l
Opozita nuk duhet ta beje ate ketkese tani se le nje shije shume te keqe. Eshte ne interes te te gjitheve qe TAP te fitoje ,pastaj behen keto hollesira per te cilat i digjet barku opozites……