Shqipëria është vendi që mban rekordin në rajon për kreditë më probleme. Të dhënat tregojnë se huatë me problem në Shqipëri gjatë vitit 2012, kanë qenë 22%.
Shtetet e tjera të rajonit, si Maqedonia dhe Bosnjë Hercegovina, ndonëse kanë shënuar rritje të këtij treguesi, kanë arritur ta mbajnë atë nën kontroll, përkatësisht në 10.6 dhe 12.7% në fund të vitit 2012.
Shqipëria është i vetmi vend në rajon që nuk po arrin të vërë nën kontroll huat që nuk kthehen në afat. Sipas të dhënave paraprakenga Shoqata e bankave, rritja ka vijuar dhe në dy muajt e parë të 2013-n, duke e çuar këtë raport afër 24%, raporton revista “Monitor”.
Nga kreditë e këqija, bankat shqiptare kanë humbur deri më tani 300 milionë euro./b.l