Kryeministri Berisha, gjatë një takimi që ka mbajtur gjatë ditës së sotme me akademikë dhe studentë në Durrës, ka thënë se punësimi dhe kualifikimi i këtyre të fundit, do të jenë prioritet i PD-së, nëse fiton edhe një mandate tjetër.
“Për ne si forcë politike të rinjtë kanë qënë dhe do mbeten në krye të axhendës sonë. Ne kemi krijuar kushtet që secili prej tyre të ndjekë universitetit, i dhamë fund arbitralitetit zyrtar për ëndrrën e tyre universitare. Çdo i ri do të ketë të drejtë për ta bërë këtë ëndërr realitet, por ky është një hap. Hapi tjetër është që cdo i ri duhet të ketë të drejtë të ndërtojë projektin e së ardhmes dhe në këtë kontest ne do bëjmë gjithçka për krijimin e vendeve të punës, për përshtatjen e forcave të punës me tregun. Arsimi profesional është vendimtar dhe ka një rol të pazëvendësueshëm” tha Berisha.
Sipas tij, trajnimi profesional dhe lidhja e shkollës me tregun e punës janë shtylla kryesore në punësimin e të rinjve.
“Ne kemi universitete në shumicën e qendrave të qarqeve. E vërteta më e madhe e tyre është se roli i tyre më kryesor duhet të jetë zhvillimi rajonal, promotorë të fuqishëm të zhvillimit rajonal. Territori i një qarku në kompleksitetin e tij është sa vendi në tërësi dhe potenciali më i madh për të kontribuar është rajoni ku je. Do bëjmë çmos të orientojmë universitete drejt këtyre profileve” tha Berisha./b.l
Ha, ha, ha!
Ha, ha, ha! Kjo eshte pike per pike ajo qe thote Ledi Shamku per arsimin. E pabesueshme.
Mashtrim,mashtrim dhe vetem mashtrim nga ky njeri i cili ka 22 vjet qe torturon shqiptaret dhe quditerisht paska akoma te “rinje” qe i besuakan,mendoj se ose jane te verber e te shurdhur ose jane femijet e tij e te jozit,ndryshe ska si te kete akoma njerez e sidomos te rinje qe mund te ulen ne nje radhe me te.