BB për uljen e taksave për fushatën: Do dëmtojë ekonominë

22 Prill 2013, 10:18Ekonomia TEMA

Në këtë prag fushate, si rrallë ndonjëherë, qeveria ka vendosur që të ulë apo përgjysmojë një sërë taksash. Për Bankën Botërore kjo është shumë e dëmshme për ekonominë, pasi për të balancuar humbjet, qeveria ose do të shkurtojë shpenzimet, ose do të rrisë nivelin e borxhit të pashlyer.

Praktika e zbatuar përgjithësisht në Shqipëri, për të harmonizuar politikën e taksave me hartimin e buxhetit, është shumë më superiore, se sa ndryshimi i taksave në mes të vitit fiskal. Kjo rrugë, vetëm sa shton presionet në balancat fiskale të vendit, që duhet ta kompensojnë uljen e të ardhurave, ose duke shkurtuar shpenzimet, ose siç ka ndodhur në të kaluarën, duke rritur detyrimet e prapambetura të qeverisë. Kjo do të zhbënte çdo impakt të mundshëm pozitiv, i cili është synuar nga ulja e taksave”, ka thënë për TCH  shefja e Bankës Botërore në Shqipëri, Ksenia lvovski./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje