Ashpërsohet beteja në pushtetin vendor, Prefekti i Korçës kthen buxhetin

22 Prill 2013, 16:08Ekonomia TEMA

Pas bashkimit të PS-së me LSI-në, tashmë është duke u zhvilluar një betejë e egër edhe në pushtetin vendor.

Marrja e shumicës në Këshillat Bashkiake pothuajse kudo nga ana e të majtëve, ka bërë që mazhoranca të reagojë.

Kështu, Prefekti i Korçës ka vendosur që të kthejë mbrapsht buxhetin e miratuar nga ana e Këshillit Bashkiak.

Prefektura e ka argumentuar kthimin mbrapsht të buxhetit duke thënë se është shkelur ligji në dy momente: në përcaktimin e pagave të vendoreve, si dhe kuotës që duhet derdhur në Këshillin e Qarkut. Por, këshilltarët e majtë shprehen se kthimi i buxhetit është bërë vetëm për motive politike./b.l

8 komente në “Ashpërsohet beteja në pushtetin vendor, Prefekti i Korçës kthen buxhetin”

  1. Nike says:

    Esigurte eshte se keshtu si e kane nisur atje nuk do te realizohen zgjedhje

    1. Vlora says:

      le te bejne pd-istet edhe dy muaj, pastaj edhe prefektet i ka e majta.

    2. Qimka says:

      Baca e ka doren e gjat dhe e djeg nji jargan per dy qimka
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/04/ver-llapa.html

  2. sherifi says:

    E cfare nuk do degjoim tani, Berisha do perdori cdo manover qe si e si te pengoi opoziten,ai tani eshte bere si nje derr i plagosur qe ke gjen perpara e shqyen.

  3. albani says:

    kjo puna e prefekteve esht gje e ulet, te mosmiratosh vendimet e atyre qe populli ka vendosur te jene perfaqesues dhe qe buxhetet shkojne per popullin nepermjet investimeve

  4. myzeqari says:

    Ore me nderrimin e prefekteve ne Fier erdhi Vasil Ndreko mustaqemiu. More po ku i gjen PD keta njerez. Vasil Ndreko eshte fytyra me e urryer e PD dhe e tere Fierit qe ne zgjedhjet e 1996 rrinte lakuriq para kutise se votimit ne Libofshe te Fierit qe te mos vinin njerezit te votonin.O Zot nuk ka bir nenash te tjere Fieri?

    1. Vasil Ndreko says:

      Kete “myzeqarin” e kam zili per mendjen dhe dijet qe ka. E falte zoti!

  5. Horri i Bulevardit says:

    Prefektet nuk bejne asnje pune, ate post e ka vene Saliu vetem qe te punesoje militantet.
    Ne cdo vend ku ka kryebashkiak, ska prefekte, nuk e di si e kane nxjerre keta tarallaket tane kete lloj posti, apo kane parasysh prefketet e kohes se Zogut, por atehere skishte kryebashkiake.
    Qeveria e re duhet ta heqe kete lloj posti qe merr parate kot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje