Shqiptarë që zgjedhin lojërat e fatit me shpresën se do të fitojnë lehtësisht para, tani do të luajnë edhe nga shtëpia nga kompjuteri. Kazinotë elektronike pritet të krijohen, çka do të thotë lojëra fati në internet, raporton “AS”.
Ndryshimet në ligjin për “Lojrat e fatit”, lejojnë krijimin e kazinove elektronike në distancë në Shqipëri, si kategori e re loje fati. Ministria e Financave garanton mbikëqyrjen e këtij tregu të ri, duke rritur edhe garancinë për mbrojtjen e qytetarëve.
“Importimi i lojërave të fatit do të bëhet vetëm nga subjektet e lejuara dhe të licensuara për ushtrimin e këtij aktiviteti”, deklaroi Besnik Çoba, drejtor i Njësisë së Lojërave të Fatit në Ministrinë e Financave./b.l
po me po
no