Kryeministri Berisha ka firmosur vendimin e qeverisë për t’u falur më shumë se 500 familjeve në Tiranë, disa objekte shtetërore që janë përdorur si banesa nga këto të fundit gjatë këtyre 20 viteve. Bëhet fjalë për disa objekte në ish Kombinatin e Autotraktorëve, Uzinën e Foder–Mek në Shkozë, ish Kombinatin e Tekstileve të Pambukta, si dhe ish Uzinën Dinamo e Re, në Tiranë, të cilat sipas qeverisë e kanë humbur vlerën e tyre.
“Me kete vendim Keshilli i Ministrave u kalon këto objekte në pronësi dhe pa kundërshpërblim, pra falas,me shume se 500 familjeve, të cilat janë strehuar në këto godina prej rreth 20 vitesh. Keto objekte e kane humbur prej vitesh qellimin ekonomik dhe publik qe kane patur.
Familjet e strehuara ne to, gjate ketyre 20 viteve, i kane pershtatur keto objekte ne ambiente banimi dhe i paguajne shtetit rregullisht detyrimet per sherbimet e energjise, ujesjelles-kanalizimeve etj.
Me këtë vendim, Këshilli i Ministrave duke kaluar në pronësi të këtyre familjeve këto objekte, i jep zgjidhje një problemi të mprehtë social shume vjecar për nje numer mjaft te madh bonoresh në rrethin e Tiranës, ate te strehimit te tyre.
Marrja e titullit te pronësisë u jep ketyre familjeve te qytetit te Tiranes zgjidhjen perfundimtare për përmbylljen e nevojes për strehim në mënyrë të ligjshme.
Kabineti qeveritar ka ngarkuar Entin e Banesave per trajtimin sa me shpejt te ketyre rasteve”, thuhet në një njoftim të Kryeministrisë./b.l
Un e di se ato ishin pronat e Zenit, Berisha i paska falur?!
Sa burri mire qenka treguar me faljen e pronave te Zenit qytetareve.!!
Me keto falje pretendon te mashtroje popullin qe po ky e varferoi.