Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ka kërkuar nga ana e qeverisë që të bëjë kujdes me borxhin publik dhe me defiçitin tregtar, duke parë edhe faktin se tashmë jemi në prag fushate.
“Banka e Shqipërisë tërheq edhe njëherë vëmendjen për rëndësinë e ruajtjes së ekuilibrave fiskalë dhe kontrollin e deficit dhe borxhit publik në nivele të përballueshme e të padëmshëm për ekonominë shqiptare. Borxhi duhet të reduktohet në nivel të besueshëm, efektiv e transparent” theksoi Fullani gjatë analizës tre mujore të ekonomisë shqiptare.
Edhe pse ky tre mujor ka qenë ndër më të vështirët për ekonominë shqiptare, fullani nuk e ka përmendur fjalën krizë apo kritike. Për të, thjesht ekonomia shqiptare ka qenë nën potencial./b.l
Idiot!