Kriza, në dy vjet u mbyllën 17 mijë biznese

6 Maj 2013, 10:58Ekonomia TEMA

Shifrat e njëpasnjëshme të ekonomisë, konfirmojnë krizën në të cilën ka hyrë ajo vite e fundit. Mijëra biznese janë mbyllur gjatë dy viteve të fundit, duke kaluar në gjendje pasive, pra në mbylljen e përkoshme, ose janë çregjistruar përgjithmonë nha QKR.

Gazeta “Shqip” bën me dije se vetëm në dy vitet e fundit, kemi rreth 17 mijë biznese që kanë kaluar në statusin e pasivit, pra nuk gjenerojnë asnjë aktivitet për ekonominë, ose 14 për qind e të gjithë tatim-paguesve të regjistruar. Numri i saktë i bizneseve që kryejnë aktivitet shpesh ka qenë i diskutueshëm. Zyrtarisht, qeveria thotë se janë rreth 130 mijë, por tatimet deklarojnë se aktive nuk janë më shumë se 80 mijë./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje