Basha kërkon ta luftojë papunësinë me një portal dhe sulmon Ramën për programin

1 Maj 2013, 15:34Ekonomia TEMA

Gjatë fushatës së tij elektorale dy vjet më parë për t’u zgjedhur në krye të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha premtonte mijëra vende pune. Dy vjet më pas, pikërisht më 1 maj, ditën e punëtorëve, e vetmja gjë që ofron Basha për punësimin, është një portal. Me anë të këtij portali, sipas Bashës, kryeqytetasit do të kenë një mundësi për të gjetur punë.

“Çdo i ri apo e re që kërkon punë, çdo qytetar i Tiranës që kërkon punë ka një burim shtesë informacioni ku mund ta kërkojë këtë punë në mënyrë profesionale dhe me standarde të njëjta, sic ndodh ky proces kudo në Europë. Ky është http://portalipunesimit.tirana.gov.al/, ku që nga dita e sotme, profesionet që kërkohen janë të reklamuara online”, tha Basha.

“Sot, në ditën që ne inaugurojmë këtë faqe, 15 profesione kërkohen anembanë qytetit: dizenjues, dizenjues grafikë, drejtues, menaxherë, ekonomistë, elektricistë, fotografë, specialistë të IT, kuzhinierë, marketing, marrëdhënie me publikun, përkthyes, rrobaqepës, sekretar-recepsionist, shoferë dhe operatorë telefonikë. Kjo ofertë fillestare që hidhet sot në dispozicion të qytetarëve që kërkojnë punë në qytetin e Tiranës vjen nga afro 9 kompani të cilat kanë mundësuar që kërkesën që ata kanë për të punësuar, ta reklamojnë përmes këtij portali, falas dhe të hapur për këdo që dëshiron ta eksplorojë. Edhe 6 kompani të tjera presim që të hedhin të dhënat e tyre në ditët në vijim, duke e çuar në 15 numrin total të kompanive që aktualisht nëpërmjet këtij portali reklamojnë 805 vende pune, 805 mundësi për t’u punësuar për qytetarët e Tiranës, në veçanti për qytetarët e rinj të Tiranës”, vijoi më tej ai.

Ndërkohë, edhe pse deklaron gjithmonë se nuk përfshihet në politikë, por merret me zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, Basha ka akuzuar kreun e opozitës, Edi Rama. Sipas Bashës, Rama po hyn në zgjedhje me programin e vitit 2011.

“Sot që e bëjmë këtë realitet, javën tjetër që Fondi i Garancisë fillon nga puna, askush nuk ka më të drejtën të akuzojë për kopjim idesh apo programesh. Për 11 vjet Bashkia e Tiranës zgjodhi të mos i hidhte këto hapa, sepse qytetarët e mbajnë mirë mend se kush bën kopjacin në fushatë elektorale. Problemi është që me kopjen e 2011 është futur në fushatën e 2013 dhe problemi më i madh mbetet marrëdhënia me njerëzit,” tha Basha./b.l

24 komente në “Basha kërkon ta luftojë papunësinë me një portal dhe sulmon Ramën për programin”

  1. anonim says:

    o ku eshte kokra e k…t! po te tille portale ke sa te duash: duapune.com, njoftime.com etj. Po pse per portale ishim keq?

    Ne jemi keq per reforma te tilla qe te rritet punesimi nga tregu e jo nga emerimet me miq ne Bashki. Lironi tregun e lire dhe leviz vete tregu, mos ia jepni tere punet Bashkimit, Zamirit e Sandrit!

    1. e papunesuara says:

      ke harruar te thuash dicka ore pler

      un kam kerkuar pun dhe e di cme kan then na jep 5000 euro te fusim ne pun!!

      ose un po ta bej ket nder po ti ca nderi do me besh ??

      ja pra cila esht ftyra juaj

      vdekshit ishalla oore maskarenj qe po e torturoni ket popull

    2. INVESTUESI says:

      Ne 2011,na thoshi qe Rama nuk ka program.
      Sot na thote qe Rama po bene fushate me programin e 2011.

      Keta jane renacaket me te medhenj te historise moderne!

    3. Dani K. says:

      Sa i vogel eshte ky Luli pa Salen! Do e shofim pas 23 qershorit ?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/luli-i-partise-luli-i-bashkise.html

  2. Kush voton Berishën është bajgë says:

    Me 23 Qershor te humbet ligjitimiteti Lul zymbyli.
    Do vertetohet se sa vota ke marre realisht ne Tirane. Skema e vjedhjeve me listat e me kosovaret do te beje qe flesh me kembe.

  3. Dreni says:

    Basha hoqi qafe ramen nga Bashkia, Berisha do e heqi qafe nga Shqiperia…

    1. @ dreni says:

      te duket krenari ty qe saliu te heqi qafe njerezit qe i kan ber vetem mir shqiperis me diktaturen e tyre vjedhje votash, shish nga mrapa etj etj krenari te duket???

  4. Argita says:

    Ne 23 qershor do ta maresh pergjigjen o luli I vockel

    1. lori says:

      Z.Lulzim Basha e ka marre pergjigjen ne 8 Maj 2011 nga te gjithe qytetaret e Tiranes ?
      Ne 23 Qershor do e marre Edvin Rama te njejten pergjigje qe mori edhe ne 8 Maj- Humbjen !

      1. @ LORI says:

        EH kur e kishin ne dore Tiranen mashtrusit e berishes u mbush me kioska dhe ndertime vend e pa vend dhe tani po e njejta gje po ndodh dhe te njejtat mashtrime po ndodhin. Sa miliona dollare iu desh Edi Rames qe te shpenzonte qe te pastronte Tiranen nga plererat e PLERAVE ALLA BERISHA? Dhe tani qe perseri erdhen me dhune PLERAT E BERISHES ne Bashki, do te perjetojme shkaterrim te dyte te Tiranes.

        DHE AI BASH QE E MORRI PUSHTETIN ME VJEDHJE VOTASH AI BASH KUSH ESHT??

        Esht ai qe di vjedhe fonde publike si ne rrugen Durres-Kukes, si te vrase njerez te pafajshem si ne 21 janar kur ishte Minister i Brendeshem dhe di te mashtroje si ne rastin e Kryetarit te Bashkise se Tiranes E TE SHKATERROJ TIRANEN ME PLANIN E TIJ URBANISTIK. Tre vecori qe i ka edhe BOSI i tij Sali Berisha. DH VAZHDON AKOMA E TALLET ME POPULLIN PER PUNESIME KU NE TIRAN PA 5000 EURO HARROJ TE TE VEJN NE PUN !!!

  5. mirela says:

    o njerez po sinqerisht si mund te shfryni kaq duf e mllef tere kohen??? si ka mundesi qe edhe kur behet dicka pozitive, sado e vogel te jete, prape fyeni e ofendoni pafundesisht??? eshte absurde te lexosh komentet tek lajmet e kesaj faqeje pasi duket qe jane te motivuara politikisht. per mendimin tim kjo nisme e bashes ja vlen te perkrahet, mgjthse nuk eshte se zgjidh gjithcka persa i perket punesimit…

    1. ka mundesi says:

      @mirela!

      Vertet e beson qe kjo nisma eshte per te miren e njerezve?

      Vertet mendon se ja vlen te perkrahet?

      Do te thoja e dashur Mirel,qe mos u fut te kjo faqe,pavaresisht qe ti e di shume mire qe ketu gjen dritaren e informacionit,por nuk te pelqen se si nisma te tilla, boshe, ketu ne kete faqe as nuk denjon njeri ti besoj jo me ti perqafoj!

      Te uroj nje dite te kendeshme te gazeta jote e preferuar 55.

  6. seni says:

    Iniciative interesante kjo. Bravo z. Basha. Perpara perpara perpara

  7. punsim says:

    zoti kryetar i bashkise se tiranes Lulzim Basha shume faleminderit…
    eshte nje gje shume e mire….
    opozitar “te nderuar” shikoni sesi po plotesohen premtimet dhe shume te tjera do te permbushen…
    bravo Lulzim Basha
    ? ?

    1. @ PUNESIM says:

      KE KALU NGA BLLOKU TI PUNESIMI ZGJUARSIA E MADHE??

      E KE PAR SE NA KATRAHURE E KA BER BLLOKUN KY PASHA I KA HAP RRUGET I KA LEN ASHTU TE HAPURA , 500 METER KATROR VEND PER TE PUSHUAR NE MES TE TYMIT E KE PAR SI E SHKATERROJ PLANIN E RAMES KY PLERA

      TI JE PUNESUAR NE BASHKI TE KA VEN BASHA ME SHKRUJT TE TEMA UN QE JAM NEUTRALE E DI SHUM MIR LLOQET BASHES DHE KUNATIT TE TIJ!!

  8. Brisi says:

    Zoti basha vetem gjera te mira i sjell kesaj shoqerie, dhe ketij qyteti pavarsisht mundesive te limituara perhere je munduar te mbashe premtimet e tua nje me nje. Je nje lider i vertete ju pergezoje.

  9. xheni says:

    Pergezime kryetarit te bashkise per iniciativat qe ndermerr ne favor te qytetarit.
    votat per ju jane mese te merituara..vazhdoni keshtu

  10. arsen says:

    Per cfare pune behet fjale?
    Pleraxhi?
    Kopeshtar?
    Roje?
    Po ku i gjete vendet e tjera te punes more Lul?!!!
    Vendet e punes do i hapin farmacistet ne cdo 100m
    Bastet Live, ne cdo 50m
    Kazinote ne cdo rruge nga 2-3 bashke
    Minimarketet ne cdo pallat
    Kafenete ne cdo kat
    Apo do io hapin Gabi me shoke ke Farmacia 10?

  11. Roni says:

    O Basha, o idiot. Kjo eshte ekzakt detyra e zyrave shteterore te punesimit qe varen nga Ministria e Punes. Ato raportojne cdo muaj shifra te te punesuarve, profesioneve, moshave, te asistuara prej tyre. Ke kopjuar nje skeme qe ekziston prej njezet vjetesh dhe qe…eshte e deshtuar. O budall.

    1. magda says:

      Po pikerisht se eshte detyra e min.punes duhet vleresuar kjo nisme dhe vemendja qe kushton kryebashkiaku per vendet e reja te punes

  12. alban4eva says:

    Lul pordha, ashtu sic bere torten, ashtu e ke edhe kete portalin e leshit..
    pervec faktit qe nuk te merret vesh cfare thua, se nuk flet shqip, ti dhe hordhite e S-haleut jeni hajdutet me te medhenj.. te gjesh nje vend pune ne Shqiperi duhet te paguash dhe te kesh mik… ti Lul torta je nje cope jashteqitje dhe asgje me shume.. burgu te pret..!!!

  13. ada says:

    Bravo Zoti Basha, cdo dite e me shume po mban premtimet qe Edvini thoshte se ishin te pa mundura. Kjo eshte nje nisme e mire per te gjithe te rinjte shqiptare. Te rinjte kane me shume mundesi punesimi, pastaj eshte edhe ne varesi te te rinjve se sa e duan punen. ke nga ata te rinj qe rrine gjate gjithe kohes ne kafene dhe thone nuk punojme se nuk ka pune duke mos bere as nje perpjekje per ta gjetur ate. ka te tjere qe punojne nga dy pune ne dite. kjo eshte nje mundesi e mire per te rinjte shqiptare. Urime Zoti Basha per cdo gje qe po ben per ne te rinjte. Urime urime urime.

  14. Lul basha eshte djale i bukur, e meriton si kryetar bashkije.

  15. BERT says:

    Luli nuk meret me politike a po jooooooo,tani ka mare dhe vulen sekretarit te K Bashkiak dhe ja ka lene vulen per te luajtur femiu ne Hollande.Ky eshte luli per popullin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje