Dështon koncesioni i parë për rrugët

1 Maj 2013, 10:26Ekonomia TEMA

Qeverisja shqiptare ka dështuar ne dhënien me koncesion te rrugës se pare nacionale, asaj Thumanë – Rrogozhine. Ky është njoftimi zyrtar i agjencisë se prokurimit publik, e cila ka hapur garën ne datën 25 prill.

Por, siç rezulton, asnjë kompani e interesuar nuk ka paraqitur oferte për këtë koncesion, raporton Vizion Plus. Behet fjale për segmentin rrugore Fushe Kruje, Ura e Gjoles, Tirane-Rrogozhine-Konjat, e cila ka një gjatësi prej 64 km me një kosto totale prej 650 milion euro.

Përfaqësues te sipërmarrësve thonë se dështimi i këtij koncesioni lidhet me dy arsye. Nga ana tjetër ekspertet thonë se qeveria është shume e vonuar ne hapjen e tenderit për këtë segment rrugor, pasi projekti dhe studimet përkatëse  kane vite qe janë bere. Ata thonë se tenderi për këtë rruge duhet te ishte hapur qe ne vitin 2008./b.l

 

 

2 komente në “Dështon koncesioni i parë për rrugët”

  1. alban4eva says:

    64 km rruge = 650 milione euro??? pra, me shume se 10 milione euro per meter katror..!!
    vetem ne Albanistanin e S-halè shpelles ndodhin gjera te tilla.. megavjedhje..!! kam qene ne disa shtete te Europes, 1 km autostrade shkon nga 1 deri ne 2.5 milione euro, jo me shume.. dhe po flasim per super rruge, rruge me cilesi shume te larte dhe rruge te medhaja, te gjera..
    jo si shtigjet e Shqiperise qe na i shesin per autostrada..!!!

    normale pastaj qe Lul torta ben kerdine me rruget pastaj..!! i ka mundesite..!!

    1. Argita_B says:

      Nuk eshte 10 milion metri katror por nje kilometer rruge.
      Eshte e vertete se 1 km autostrade ka nje kosto 1 deri 3 milion euro ne Evrope, po kjo kur rruge eshte ne teren fushor.
      650M€ per 64 km me koncesion eshte e pamundur te terhiqen investitor per ta financuar kete projekt.
      Problemi qe lind eshte se per sa vite do te shlyhet investimi per kompanine private! Nje projekt i tille nese nuk shlyhet per 7 deri ne 10 vite nuk eshte rentabel per sektorin privat, pra i pafinacueshem me fondet private.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje