Transaksionet për shitjen e hotel “Dajtit”, ende të dyshimta

2 Maj 2013, 11:04Ekonomia TEMA

“Open Data” ka publikuar një raport për privatizimet dhe objektet e nxjerra në shitje nga qeveria shqiptare që prej vitit 1993. Periudha 1993-1999 ka sjellë shumë pak të ardhura nga këto procese, ndërsa maksimumi është arritur pas vitit 2009, thuhet në këtë raport.

Por, ajo që mbetet ende e dyshimtë, vazhdon që të jetë shitja e hotel “Dajtit”.

Interesant është viti 2010, në të cilin u fol gjatë për privatizimin e godinës së ish-hotel “Dajtit” nga Banka e Shqipërisë për shumën 30 milionë euro. Megjithatë, në tabelë fiskale faktike për 2010-n, zëri “Të ardhura nga privatizimet” shfaqet me shumën 411 milionë lekë, apo gati 1/10 e vlerës së këtij privatizimi”, thotë Aranita Brahaj nga “Open Data”, raporton “Shqip”.

Nga të dhënat e ofruara në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave, paratë nga shitja e ish-hotel “Dajtit” nuk rezulton të jenë derdhur as në vitet 2011-2012. Natyrisht që paratë u derdhën një vit më vonë, por dyshimet e këtij transaksioni vijojnë edhe në ditët e sotme./b.l

1 komente në “Transaksionet për shitjen e hotel “Dajtit”, ende të dyshimta”

  1. bankieri says:

    Mos u lodhni ta gjeni te verteten se e di Fullani. do ta spjegoi me hollsi pas 23 qershorit kur ti dalin nga hundet parate qe ka vjedhur bashke me Berishat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje