66% e biznesit me borxhe

7 Maj 2013, 11:34Ekonomia TEMA

Banka e Shqipërisë ka realizuar një anketim me 727 ndërmarrjesh të shpërndara gjeografikisht në të gjithë vendin për të analizuar gjendjen financiare dhe të huamarrjes në vend, në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2012. Sipas rezultateve të anketimit, prirja e dobët në favor të zgjerimit të veprimtarisë apo të rritjes së investimeve ka vijuar, raporton revista “Monitor”.

Nga ndërmarrjet aktive në këtë vrojtim, 53.6% (ose 43.6% e kampionit total, 317 ndërmarrje) pohojnë që kanë një hua për të paguar aktualisht, rezultat i cili tregon një rënie prej 2.8 pikësh përqindje krahasuar me përqindjen e ndërmarrjeve huamarrëse në gjashtëmujorin e mëparshëm.

Huamarrja si burim më vete apo i kombinuar është përdorur nga 65.9% e ndërmarrjeve të përgjigjura (211 të tilla) në këtë vrojtim, duke u rritur me 5.9 pikë përqindje në këtë gjashtëmujor. Ndërkohë, veprimtaria e biznesit është financuar vetëm nga shitjet për 27.2% të ndërmarrjeve. Rreth 71% e ndërmarrjeve deklarojnë se shesin më shumë se 80% të produkteve të tyre brenda vendit. Rreth 25% e ndërmarrjeve deklarojnë një rezultat financiar negativ nga veprimtaria e tyre. Veprimtaria e ndërmarrjeve është realizuar “kryesisht në lekë” për 80.3% të tyre dhe “vetëm në lekë” për 15.4% të tyre./b.l

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje