“Të dhënat e fundit zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë se fondet që bankat shqiptare kanë investuar jashtë shtetit arritën në fund të vitit të kaluar rekordin historik 2.5 miliardë dollarë. Kjo është sa 27 për qind e të gjithë depozitave që shqiptarët kanë vendosur në banka”. Kështu raporton TCH.
Kursimet e shqiptarëve nuk janë kanalizuar si kredi për të gjallëruar ekonominë, por bankat i kanë investuar ato jashtë. Tre vjet më parë, pjesa e depozitave e rishpërndarë në kredi ishte gati 70 përqind.
Për këtë arsye Banka e Shqipërisë miratoi një masë, që për çdo fond që investojnë jashtë, bankat të mbajnë fonde të papërdorura rezervë. Bankat reaguan menjëherë duke e kundërshtuar masën.
Ato e quajnë atë si të panevojshme duke pretenduar se janë të detyruara t’i nxjerrin paratë jashtë për shkak se nuk ka kërkesë për kredi në vend./b.l
Nese kjo eshte e vertete,do te thote qe 27% e kursimeve tona,sot ndodhen jasht kufijve te vendit..Po kredite e “keqija” sa % te kursimeve tona jane ?? Po % e kursimeve qe keto Banka i kane dhene borxhe kesaj Qeveria sa eshte ?? Po sikur ne depozituesit te paraqitemi sot/neser ne Banke per te terhequr depozitat,çfar ndodh ?? Ky eshte nje lajm jashtezakonisht i rendesishem dhe shqetsues,shume me teper se sa Listat e deputeteve,apo deklarata e skupe politikanesh…Media duhet te ishte gdhire ne Deren e Zyres se Fullanit dhe te kerkoje spjegime per te gjitha sa me siper….Kjo eshte shume e rende!! Iliri
Ti ke shume-shume te drejte mo Ilir, po Shqiperine e kane zene dy halle shume me te medhaja dhe nuk kemi kohe te merremi me parate dhe jetet tona.
E kisha fjalen me 237 artikuj per veshin e Eginit dhe 98 artikuj (deri tani) per cilesite morale-intelektuale te nje fare Koco Kokedhime.
Kjo eshte maja e aisbergut, po pjesa tjeter??!!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/12/kur-ridka.html
ILIR,je treguar i sakte.Ky eshte nje mesazh bomb per depozituesit ne qofte se eshte e vertete.Menaxhimet e finances ne shqiperi vetem nje qeveri me saliun ne krye mund te perballojne keto lloj situatash,duke vene ne pikpyetje kursimet e popullit.
Qipro e pesoj po keshtu.