Berisha thotë se do punësojë 250 mijë persona, por sipas INSTAT ka vetëm 142 mijë të papunë

11 Maj 2013, 11:23Ekonomia TEMA

Deklaratat dhe premtimet e politikanëve shqiptarë gjatë fushatës elektorale, shpesh janë të denja për barcaleta.Kjo gjë mund të thuhet në rastin e kryeministrit Berisha, i cili thotë se në katër vitet e ardhshme qeveria e tij do të punësojë 250 mijë persona.

Por, sipas INSTAT, që drejtohet pikërisht nga Berisha, në vend deri në fund të vitit 2012, ka pasur vetëm 142 mijë të papunësuar.

Sigurisht që kjo shifër është më e lartë dhe Berisha e di shumë mirë këtë gjë, ndaj dhe premton 250 mijë vende pune.

Por, para se të bëjë premtimet, do të bënte mirë që të shihet një herë edhe të dhënat zyrtare të institucioneve të tij, që mos t’i dalin zbuluar mashtrimet./b.l

3 komente në “Berisha thotë se do punësojë 250 mijë persona, por sipas INSTAT ka vetëm 142 mijë të papunë”

  1. Horri i Bulevardit says:

    Ka llogarit edhe muxhahedinet qe do me i mare nga Irani, ti punesoje tek ne.

  2. Argita_B says:

    Nuk jam juriste po do te isha kurioze te dija a ka ndonje ligj ne shqiperi qe lejon kallezimin penal te nje politikani kur mashtron gjate fushates se zgjedhjeve me qellim perfitimin e votes?
    Nese po Berishes i duhet bere kallzim penal per mashtrim ( nuk eshte Berisha i vetmi ne kete rast ).
    Kur thote se marja e statusit per anetarsimin ne KE u jep shqiptareve qindra miliona euro falas ky eshte mashtrim, dhe per kete mashtrim i cili ka per qellim te manipuljépopullin per perfitime personale keta njerez duhet te futen ne burg.

    1. kulla bjeshkve says:

      O Argita turp qe nuk e di,,ke edhe baban kryemuinister,,,,politika qe kur u krijua u mbeshtet ne mashtrim,genjeshter,spekullime,,etj,,etj,, A e mban mend kur genjente Enver Hoxha(NJe turk me nene gjirokastrite), qe do hame me luge floriri,apo Shqiperine do ta bejme kopesht me lule,,dhe nuk u denua ndonjehere per mashtrim,,,keshtu edhe me tet at,Saliun,,ai ka 22 vjet qe vetem mashtron,por nuk po i hyne as nje gjembe ,,,keshtu po bene edhe Edi Rama,keshtu beri edhe Fatosi,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje