KESH, 350 mijë euro në ditë nga shitja e energjisë

14 Maj 2013, 10:50Ekonomia TEMA

Reshjet e ditëve të fundit, si dhe përmirësimi i ndjeshëm i situatës hidrike në kaskadën e Drinit gjatë stinës së dimrit, kanë rritur në maksimumin e mundshëm nivelin e ujit në hidrocentralin e Fierzës dhe atë të Komanit, 2 prej HEC-eve që sigurojnë prodhimin më të madh të energjisë në vend.

Sipas raportimeve nga korporata elektro-energjitike, aktualisht KESH është duke eksportuar rreth 12 milionë kilovat orë energji, shifër rekord po t’i referohesh bilanceve të kompanisë gjatë 2 viteve të fundit.

Burime zyrtare nga korporata konfirmojnë se që prej muajit mars po eksportohet energji çdo ditë, duke siguruar të ardhura të kënaqshme, raporton Vizion Plus.  Sipas korporatës niveli prej 297 metrash në Fierzë, i cili tashmë ka tejkaluar edhe maksimumin e lejuar, bën të mundur sigurimin e energjisë edhe gjatë muajve të verës. Nisur dhe nga situata e shitjes së energjisë në të gjithë rajonin e Ballkanit, KESH ka arritur të gjejë një çmim shitjeje mesatar prej 30 euro për megavat orë, çka siguron afro 350 mijë euro fitime në ditë.

7 komente në “KESH, 350 mijë euro në ditë nga shitja e energjisë”

  1. Sali Katallani i Shpellave says:

    ja dhe kostot e zgjedhjeve te saliut po mbulohen me se miri.
    Tani duhet te jete me zemergjere kur tu hedhi lekum militanteve e kriminalave te punesuar

  2. Dean says:

    nese KESH po arketoka 350.000€ ne dite,atehere kjo do te thote se ka aftesi te PAGUAJ per permbytjet qe u bo banoreve te Shkodres vit per vit.
    Thirrje per te gjith IDIOTET e SHKODRES qe permbyten cdo vit e megjithate per zgjedhje votojne PD-ne ,sepse kane ”frike” nga ”komunistet” e JUGUT:Te dashur idiot shkodran,hidhni ne GJYQ kompanineK.E.SH.,pasi eshte ajo qe u PERMBYT gjithmon,o ju permbytsha trut u permbytsha juve, dhe mos prisni tu demshperblej qeveria, se nga qeveria vetem gishtin e mezit keni per te marre.Me 1 grup te mire Avokatesh e keni gjyqin te FITUAR

  3. roland says:

    350 mije euro ne dit??? po te pakten 2 dite i mer iliri (700 mije) pastaj do marin dhe te tjeret qe nuk i kemi pare ne vidjo,dhe shkodranet veneciane marin kete t…n

  4. shqiptari says:

    roland — 14 Maj, 2013 në 10:10 pm
    350 mije euro ne dit??? po te pakten 2 dite i mer iliri (700 mije) pastaj do marin dhe te tjeret qe nuk i kemi pare ne vidjo,dhe shkodranet veneciane marin kete t…n

    Përgjigjjuni: E bukur dhe kjo.Origjinale,ska ku te shkoje me .

  5. fuc u says:

    Po i la Enver Hoxha HIDROCENTRALE dhe kta bukshkalurit bejne sikur e shajne dite e nate. Po mbajne frymen gjalle me veprat madheshtore qe ndertoi komandanti.

    1. Argita_B says:

      Hidrocentralet nuk i ndertoi Enver Hoxha, po puntoret, specialistet, inxhinieret, projektuesit…… pra gjithe shoqeria shqiptare.
      Enver Hoxha per hir te se vertetes arriti te krijoj nje shtet autonom ekonomikisht ku institucionet funksiononin.
      Flas per institucione shteterore te konceptit komunist, pra insitucione qe i sherbyen vendit dhe pjeses me te madhe te popullsise dhe masakruan ate pjese qe sihte kundra sistemit dhe ideollogjise komuniste.
      Diferenca me ate regjim eshte se nese do te ndodhnin permbytje si ndodhin sot pergjegjesit denoheshin si armiq te popullit, kurse sot fajin e ka “natyra”.
      Te permbytesh nje qytet te tere dhe te denohesh per demin qe i shkakton mijera familjeve nuk me duket se ishte me i padrejte ai sistem se sa i sotmi ku i korruptuari fajtor bredh me makine lluksi Tiranes dhe viktimat skane buke te hane.
      Ky sistem çdo lloj emri mund te kete, po vetem demokratik nuk mund te quhet!

  6. mali says:

    Nga hidrocentralet Drita e Partise jane gjith keto te ardhura?E pabesushme,bravo Enverit qe s’na ka harruar,po e paguan c’do dite Shqiperine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje