Edhe pse në tregjet ndërkombëtare çmimi i naftës është ulur me afro 20%, sërish karburantet shqiptare prej muajsh mbajnë të njëjtat çmime. Nëse krahasohet vlera e një toni naftë me periudhën e verës së vitit 2012, i cili është edhe sezoni që mban çmimet më të larta në bursa, do të vërehet se që prej asaj periudhe, një ton naftë është ulur e pakta me 100 dollarë.
E kundërta ka ndodhur me Shqipërinë, që prej sezonit të verës së vitit 2011 dhe deri tani çmimet e karburanteve vetëm janë rritur, duke arritur në mesataren e 185 lekëve për një litër diesel.
“Çmimet po rriten dhe nuk reflektojnë ato të bursave, kjo për shkak se është krijuar një situatë monopol që vërehet dhe në tregjet e shumicës dhe në ato të pakicës. Autoriteti i konkurrencës duhet të nisë hetim…”, shprehen ekspertët për “Vizion Plus”.
Për ekspertët e hidrokarbureve ndryshimi i kursit të këmbimit përgjatë këtij viti nuk ka lënë shkas që grosistët të mbrohen, dhe sipas tyre ky stanjacion ku ka mbetur çmimi i naftës nuk ka të bëjë as me taksat dhe tarifat që janë shtuar vitet e fundit, pasi vlera e tyre nuk korrespondon me çmimin që karburantet shiten në treg. Sipas të dhënave që publikon çdo muaj Komisioni Europian. Shqipëria është vendi që ka dhe çmimin më të lartë të naftës në rajon./b.l
Shqiperia nuk ka shtet, prandaj vuajne qytetaret me cmimin e naftes. Kjo pyetje nuk ekziston tek qeveria e Berishes, populli tashme duhet te votoje per nje qeveri qe do ti sherbente shqiptareve.
shqipeleshria nuk ka pas , nuk ka dhe nuk do ket kurre shtet .
Ec aty se jem ne fushate , i kena hyp gomarit me shkue n miting , cpo na lypet cmimi i naftes, rroshin e u shtofshin qorrat e syleshet, fitoreeeeeeeeeeeeeeeeeeee, fitoreeeeeeeeeeeeeeeeeeee
cmimi eshte dhe mbetet gjithnji i larte. cilesia le per te deshiruar pasi eshte e certifikuar nga dr.e standarteve dhe metrollogjise.sasia eshte <> pasi aparatet jane sistemuar nga mjeshtrat e mashtrimit dhe cmimi ritet jo me185 leke por 250 leke.lum per ne qe rojme ne shqiperi .U beme per te lene makinen por do thone njerezit falimentoi edhe ky ,u emocionua nga ritja ekonomike .
DUHET SA ME SHPEJT TE LARGOHET KJO QEVERI KUSARESH QE SHQIPERIA TE MARRE PAK FRYME SE PO TE VAZHDOJNE KETA QE JANE SOT CMIMI I NAFTES DO RRITET ME TEJ E POPULLI DO SHKUNDET MIRE NGA LEKET,PRANDAJ VOTAT PER NDRYSHIM,GJERAT DUKEN ASHIQARE.
Votoni Sali Berishen dhe e rregullon ai ket pune. Paguhet 700 leke per cdo liter nafte, takse qarkullimi rrugor. Fshatari qe ujit misrin me nje pompe me nafte dhe harxhon 100 liter nafte, paguan 70 mije leke takse qarkullimi rrugor per pompen e ujit! Po keshtu edhe ai qe ka nje gjenerator apo paisje tjeter me nafte te instaluar ne biznesin e tij.
Votoni Sali Berishen se e rregullon ai kete pune… Ta dije Sala kush e ka bere kete gje e rrjep…