Kriza, thellohet hendeku mes të varfërve dhe të pasurve

17 Maj 2013, 10:55Ekonomia TEMA

Që prej nisjes së krizës ekonomike, hendeku mes të varfërve dhe të pasurve është thelluar. Kjo konstatohet edhe në mjë studim të OECD, e cila paralajmëron qeveritë për zgjidhjen sa më të shpejtë të problemeve të pabarazisë sociale.

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim (OECD) konstaton se kriza e ka ashpërsuar edhe më shumë pabarazinë sociale mes të varfërve dhe të pasurve.

Pabarazia e të ardhurave bruto në vendet e OECD-së është rritur në periudhën prej 2008-2010 më shumë se sa në 12 vitet e fundit. Përjashtim bën vetëm Gjermania, vend në të cilin nuk ka pasur një thellim të pabarazisë sociale./b.l

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje