CEZ do të kërkojë 190 milionë euro dëmshpërblim nga Shqipëria

16 Maj 2013, 14:59Ekonomia TEMA

CEZ pritet të kërkojë plot 190 milionë euro dëmshpërblim nga shteti shqiptar për prishjen e marrëdhënieve në mënyrë të njëanshme nga ana e qeverisë shqiptare. Lajmi bëhet i ditur nga ana e mediave çeke.

CEZ ka nisur arbitrazhin gjatë ditës së sotme, ndërsa përfaqësues të kompanisë çeke, duke folur për AFP-në, kanë thënë se Shqipëria ka dështuar të mbrojë investimet e kompanisë.

Kompania ka paguar 102 milionë euro për të marrë monopolin e distribucionit të energjisë në vitin 2009, ndërsa shteti shqiptar ka pasur 24 për qind të aksioneve.

CEZ ka shumë mundësi që ta fitojë këtë çështje, pas veprimeve të njëanshme të qeverisë shqiptare. Në rast se do të ndodhte kjo gjë, ekonomia shqiptare do të pësonte një dëm të madh, duke parë edhe situatën e vështirë në të cilën ndodhet. Por, në të njëjtën kohë do të ishte edhe një mesazh frenues për biznesmenët e huaj që duan të investojnë në Shqipëri./b.l

6 komente në “CEZ do të kërkojë 190 milionë euro dëmshpërblim nga Shqipëria”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Yppp XHIXHI…

    1. Vlora says:

      berisha ate do, qe ta rendoje sa me shume me borxhe qeverine e rames.

  2. Kritiku says:

    Demshperblimi te paguhet jo nga taksapaguesit, por nga ata qe e krijuan kete rremuje. Le tua marrin parate atyre qe perfituan nga marreveshja me CEZ-in dhe jo taksapaguesi i thjeshte shqiptar, sepse kjo do te thote qe ai te jete perseri i demtuari duke paguar si cmimin shume te shtrenjte te energjise ashtu edhe “gabimet” e pushtetareve!

  3. beso says:

    e fiton qe ç’ke me te,se edhe General Electric e fitoi gjyqin per trenin elektrik.Ha Muço,pi Muço,ketej nga ne e merre per 100,e shfrytezon si te do qejfi dhe ne fund e hedh ne gjyq dhe i marre dyfishin;o sa mire me qene shqiptar o hej!Rrumpalle hesapi

  4. skenar bashkpunimi i suksesshem i nga fillimi deri ne fund.

  5. mole bute says:

    Berisha tha dje ne nje miting “se nuk ka lejuar rritjen e çmimit te energjise elektrike” por gjobat e vendosura nga arbitrazhi nderkombetar a nuk i paguajne taksapaguesit shptare.
    Shifrat e gjobes jane dhjetra here me te larta se rritja eçmimit te energjise.
    Tallu Sali me kete popull, tallu se te erdhi dita

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje