Është prag fushate, por kjo nuk e ndalon këtë qeveri që të japë me koncesion çfarë të mundet, sepse pas 23 qershorit nuk i dihet.
Kështu, duke anashkaluar Kuvendin, qeveria ka vendosur që të japë koncesionin e shumëpërfolur për markimin e karburanteve.
Siç njofton Top Channel, kontrata i jep monopolin kësaj kompanie nga Austria, edhe pse më parë ishte thënë se vendimi do kalonte në Kuvend.
Në vendimin e botuar në Fletoren Zyrtare thuhet: “Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e kontratës së koncesionit për shërbimin e markimit dhe monitorimit të karburanteve, të lidhur ndërmjet Ministrisë së Financave të Republikës së Shqipërisë dhe bashkimit të përkohshëm të shoqërive “Global Fluids International” S.A. dhe “Petroleum Consulting Partners” A.G.” Ndërsa në pikën 3 qartësohet se kontrata hyn në fuqi menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare.
Kjo është hera e parë kur Qeveria transferon një monopol me vlerë 150 milionë euro për 10 vitet e ardhshme, duke përjashtuar parlamentin nga procedura e miratimit. Disa ekspertë ngrenë pikëpyetje mbi ligjshmërinë e procedurës. Që në fillim, koncesioni i markimit të karburanteve është kundërshtuar ashpër. Fillimisht nga Shoqata e Hidrokarbureve, por më vonë edhe nga opozita, si një aferë e dyshimtë. Skandali i çështjes u thellua kur Qeveria mashtroi Autoritetin e Konkurrencës. Ky i fundit, pas ankesës së tregtarëve të karburanteve nisi hetimin e çështjes, por sapo kërkoi informacion, Ministria e Financave ju përgjigj se kontrata është pezulluar.
Dy ditë më vonë Këshilli i Ministrave miratoi vendimin, i cili pritet të rrisë sërish çmimin e karburanteve për qytetarët për shkak të tarifës që do të marrë monopolisti rreth 6.5 euro për ton ose 10 lekë për litër.
vazhdon e masakron kjo qeveri popullin e shkrete.
Keta njerez hajdute si pune e Saliut nuk do te ndalen per ti shfrytezuar cdo gje nga ky pushtet. Cdo koncension qe po jep saliu e ka ne sherbim te familjes se saliut.
kjo eshte cash out i saliut, eshte dora e fundit e parave qe po merr saliu bashk me zarat e tij para se te liroj qeverine.
Kryen veprime tamam si nje hajdut ordiner, Shfrytezon qe deptetet nuk jane ne parlament sepse jane neper fushate per te kryer vjedhjen e radhes. Nje veprim tipik i njeri qe specialiteti i tij i vetem eshte vjedhja.
Koncensione pafund, vjedhje te pasurive te populli. Ne kete mes vetem familja e Saliut perfiton. Vjedh, vjedh dhe vetem vjedh, po si nuk i ngopet mer aman.
ja ca ben qeveria jone e dashur, si i con dem dhe leket e fundit qe i kane mbetur shqipetareve, i zbrazio fare xhepa pensionintesh e xhepa njerezish shqiptare i rropi argita me xenin.
dhe te gjitha pas 23-shit te anullohen.
duhet ta beje rama.