Hyn në fuqi ligji për përgjysmimin e taksave të makinave

18 Maj 2013, 10:43Ekonomia TEMA

Që nga dita e sotme ka hyrë në fuqi ligji për përgjysmimin e taksave të makinave. Ligji i propozuar nga ana e Ministrisë së Finacave u jep një mundësi edhe atyre që kanë taksat e prapambetura pa shlyer. Këta të fundit do i paguajnë taksat me gjysmën e çmimit që ka qenë, duke përfituar nga ligji i ri.

“Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, të gjithë pronarët e mjeteve, që nuk kanë paguar taksën vjetore të mjeteve të përdorura, paguajnë sipas këtij ligji. Në rast se pagesa bëhet brenda datës 30 qershor 2013, ata përjashtohen edhe nga penalitetet për vonesë në pagesën e taksave. Aplikimi i penalitetit për vonesë në pagesën e taksave, për të gjitha mjetet që u ka kaluar afati i vlefshmërisë së taksave, pavarësisht kur e kanë kryer pagesën e taksave, fillon nga data 1 janar 2014”, thuhet në ligjin e ri./b.l

2 komente në “Hyn në fuqi ligji për përgjysmimin e taksave të makinave”

  1. Gerta says:

    Sh. mire, po pse vetem para zgjedhjeve? Po te shikosh cmimet e makinave (p.sh tek 100oferta.com) duket se ka nje renie te lehte, por qe krahasuar me numrin e madh te makinave qe jane ne shitje neper tregjet e qyteteve kryesore, perseri eshte pothuajse 0.

  2. Hypesi says:

    Po,po aty mbahuni se do ti paguaj.Kam 3 vjet pa i paguar nga 500 mije ne vit = 1 milion e 500 mije.Ky na e paska pergjysmuar domethene na dashka 750 mije.Po i jap 750 mije dacka surratit.S’ka me taksa makine ne Shqiperi…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje