Minatorët kërkojnë uljen e moshës së daljes në pension deri në 55 vjeç. Ata i kanë dërguar një shkresë kryeministrit Sali Berisha, nëpërmjet sindikalistëve në të cilën rendisin disa pika me karakter ekonomik. Ata kërkojnë që vjetërsia në punë të jetë 25 vjet, pasi minatorët kanë punën më të vështirë nga të gjithë sektorët e tjerë në vend.
“Mosha e daljes së tyre në pension 55 vjeç, për gjithë minatorët e punonjësit e nëntokës. Nga këto me një vjetërsi pune prej 25 vjet e kondicionuar kjo për punë në nën tokë për 12 vjet e gjys. I ka shkuar që ditën e djeshme mbi bazën e kërkesës së kryeministrit që ta çojmë urgjentisht për tu futur para zgjedhjeve të 23 qershorit në qeveri për tu miratuar ky pension“, thotë për “AS” Gëzim Kalaja, kryetar i sindikatave të pavaruara të Shqipërisë.
Aktualisht ligji në fuqi, shprehet se mosha e daljes në pension për meshkujt është 65 vjeç. Ndërkohë studimet e bëra nga specialistët e shëndetit publik ndër vite raportojnë se jetëgjatësia mesatare e punonjësve me profesione të vështira si në industri minerare, të naftës dhe të gazit, metalurgji, gjeologji, industri kimike, fabrika, të jetë rreth 60 vjeç./b.l
o te lumte goja qe po perpiqet sindikata se der tani po flinte gjum ne do zoti ta uli moshen e pesjonit 65 vjec qe eshte ta bej 55 vjec atere do fitoj pik sala se kashum vota qe do mari pd po beri kete ligj dhe une qe jam sosjalist do ti jap voten sales po uli moshen e pesjonit