Bankat, 100 milionë euro për qeverinë, vetëm 2.6 për bizneset

23 Maj 2013, 10:02Ekonomia TEMA

Situata e vështirë ekonomike dhe frika nga mos-shlyerja e kredive, ka bërë që bankat në vend të priren më së shumti drejt kredive të dhëna ndaj qeverisë, duke anashkaluar bizneset.

Kështu, siç bën me dije “Shqip”, gjatë tre muajve të parë të 2013-s, bankat kanë dhë ë 100 milionë euro kredi për qeverinë.

Për bizneset ndërkohë, ato kanë dhënë vetëm 2.6 milionë euro. Për më tepër që 60% e kësaj shume nuk është përdorur për investime, por për likuidete.

Bankat e argumentojnë këtë gjë me huat me probleme, të cilat janë shtuar ndjeshëm. Për këtë arsye, ato duan të jenë më të sigurta./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje