Biznesi në krizë të plotë, nuk shlyen kreditë

24 Maj 2013, 10:49Ekonomia TEMA

Biznesi duket se është futur në një krizë të thellë si pasojë e gjendjes së vështirë ekonomike. Këtë e tregojnë të dhënat zyrtare, sipas të cilave, kreditë e biznesit po përkeqësohen dy herë më shpejt se kreditë e individëve.

Sipas Ministrisë së Financave, vetëm për 9 muajt e parë të vitit të kaluar, kreditë e pashlyera të biznesit u rritën me 5.2 pikë përqindje, nga 2.6 për qind që u rritën ato të individëve, raporton TCH.

Shifrat tregojnë se bizneset janë më problematikët për bankat. Në shtator, kredia e keqe e biznesit arriti sa 26 për qind e totalit, ose gati 10 pikë përqindje më shumë nga ajo e individëve. E shprehur në vlerë diferenca është shumë më e madhe, për shkak se shuma e kredisë së marrë nga sipërmarrjet është deri në tre herë më e lartë nga ajo e familjeve.

Shifrat e Ministrisë së Financave dëshmojnë se kredia e biznesit është përkeqësuar me ritme të shpejta veçanërisht në dy vitet e fundit./b.l

6 komente në “Biznesi në krizë të plotë, nuk shlyen kreditë”

  1. Besnik says:

    Biznesit po ja merr frymen qeveria sepse ajo nuk i ka shlyer faturat per punimet kryera per te. normale qe do jete ne veshtiresi te medha sepse ata nuk kane likujditet ne qarkullim. Biznesit i duhet krijuar me shume mundesi per tu zhvilluar.

    1. plaku says:

      Besnik,
      Une nuk jam ekonomist me profesjon por lexoj me shume deshire gazeta dhe shof ne tv jo profesjonal per problemet ekonomike.
      Une desha te thosha keto gjera :
      – Ti me shume te drejte shkruan :
      “Biznesit po ja merr frymen qeveria sepse ajo nuk i ka shlyer faturat per punimet kryera per te.”
      Ne lidhje me kete pike desha te thosha :
      a.- Mendoj se qeveria ka probleme te medha financjare sepse ajo nuk ka vene ne pune specjalista financjare por vetem “militante” financjare.
      Per kete aresye keta specjaliste financjare si denisi ketu ne forum duhet te vihen ne vende kyce dhe te paguhen mire qe te mos hikin nga sektori publik dhe te shkojne ne sektorin privat.
      b.- Mendoj se edhe bisneset vete punojne “partiizance” dhe nuk investojne per te krijuar institute studimesh per fusha te ndryshme te bisnesit. E kam fjalen per faktin qe jane ndertuar me vite me radhe shume me teper banesa se sa kishte kerkesa tregu. Fakti qe me qindra banesa nuk shiten tregon kjarte edhe pse bisnesi ka mbetur pa likujditet dhe nuk paguan kredite. Ne kemi nevoje per njerez te ditur dhe jo per “partizane”. Kam mendimin se keta njerez te ditur ne fushen financjare nuk krijohen ne universitetet ( “fabrikat e diplomave” ) qe kemi neve ne Shqiperi.
      c.- Mendoj se qeveria ndjek nje politike te gabuar per faktin qe nuk shlyhen faturat e bisneseve sepse ka frike se do te jete e detyruar te shesi bono te reja thesari ne tregun e brendeshem. Gje qe do riste shume edhe borxhin publik te brendeshem, qe ne vet vehte eshte nje grope e zeze qe duhet te mbushet fatkeqesisht nga qeveria e re e majte.

      Une mendoj se per te dale nga keto veshtiresi qeveria e re socjalist duhet te beje ate qe ka bere Ruzvelti me “NeW Deal” ne vitin 1932 dhe Obama tani. Pra te shtypi sa me shume leke, ti hedhi ne treg, ti paguaje bisnesit borxhet, te investoje sidomos ne shkolla dhe spitale publike. Kjo eshte teoria e anglezit Keyenes i cili thote qe perkohesishte ne kohe krize ekonomike te rritet perkohesisht borxhi publik per te hapur vende te reja pune, njerezit te kene me teper leke ne xhep, te stimulohet keshut konsumi i brendeshem, te rritet kerkesa e cila do shkaktoje edhe rritjen e ofertes.
      Fatkeqesisht ne kemi nje qeveri te djathte e cila ideologjikisht eshte kunder Keyenesit dhe vazhdon me kokfortesi mbajtjen e takses se sheshte dhe eshte per liberalizimin e ekonomise si ne kohen e Reganit, gje qe ishte edhe preludi i krizes imobiljare ne Amerike ne vitin 2008 qe shkaktoi edhe krizen financjare dhe te borxhit te shteteve europjane.
      Me habiti shume fakti qe ne tv Top Channel, para dy ditesh, i dha nje panel me gjoja specialiste amerikane dhe gjeorgjiane, te cilet i thurnin hymne takses se sheshte dhe politikes neo liberale te Reganit dhe Thacerit. Me erdhi per te vjelle nga servilizmi i udheheqesit te panelit, Albanit, dhe dy “specialistave” te tjere shqiptare.
      Ata ( specialistet shqiptare ) ishin analiste politike dhe faktin qe nuk mernin vesh nga ekonomia mundoheshin ta mbulonin me miratime dhe xheste servile aprovimi. Me erdhi me te vertete turp qe jam shqiptar. Nuk e kuptoj dot faktin qe tv Top Channel, per te cilin kam respekt shume te madh, te mos gjeje dhe futi ne ate panel, njerez si Denisi, i cili tju tregonte ketyre dy amerikaneve dhe gjerogjianit se po tregonin brockolla te paverteta.
      Une mendoj se po behet nje loje e ndyre midis bankave dhe qeverise. Qeveria merr borxhe publike te brendeshme duke shitur bono thesari me interesa te larta dhe bankat ja blejne ( kreditojne qeverine) me norma te larta interesi duke mos patur rezikun me te vogel sepse borxhi i jepet qeverise ( shtetit ). Pra nje statukuo e ndyre qe ka krijuar tashme nje grope te madhe te zeze qe, eshte borxhi i brendeshem publik, te cilin, me sa duket, qeveria e Sales do tja lere peshqesh qeverise se ardheshme te majte, dhe nje pjese e popullit merr buke me lista.Prandaj duhet lidhur edhe me djallin vete dhe kjo qeveri e paafte dhe hajdute te hiqet pergjithmone me vote nga skena politike shqiptare.
      Po e mbyll duke shprehur edhe nje here mendimin se, vendi yne ka shume nevoje per njerez te ditur dhe te afte ne fushen e financave. Keta njerez duhet gjetur, dhe paguar shume mire. Te hiqen “militantet” qe, po i kushtojne popullit miljona. Pervec kesaj duhet dhene bursa shteterore dhe derguar te rinj te afte jashte shtetit per tu shkolluar.
      Populli thote : Nuk behen petullat me uje. Me mire te dish se sa te kesh.
      Pershendetje.

  2. PRION says:

    Perpara se te flasim per politika monetare e likuiditet, poshte Besnik eshte artikulli se si shteti as nuk mbledh tatimet per privatet. Si eshte e mundur pra qe kerkohet likuiditet ne nje sistem qe eshte strukturalisht i kalbur dhe tribalofisnor ekonomikisht ? Ai likuiditet do avulloj me shpejtesi marramendese.
    Likuiditeti ne nje sistem te tille vec sa kultivon me tej klientelizmin e pushtetit dhe hibridizimin e tij me bizneset, dicka qe nga sot po vuajne edhe ekonomite me te avancuara. Nese ne perendim kjo arrihet me ate qe njihet si “regulatory capture”, ne vende si Shqiperia arrihet me metoda me tradicionale.
    Nesje se ketu eshte e veshtire te kesh debat. Edhe kur erdhi Rudina Seseri, nga ajka financiare Amerikane i thane pusho moj ti. Fevzizmi eshte semundje ngjitese dhe percakton me se miri karakterin e cubit elitist qe i duket vetja i gjitheditur.

  3. ca says:

    Po si mund te punohet pa likuiditet Prion? Ke ndonje ide? Apo ta kthejme me klering, taksat e pambledhura te shkojne per firmat qe tenderojne punet publike?
    P.s. kur te duken njerezit ketu si Fevziu, mund t’jua kursesh monologun dhe fyerjen

    1. PRION says:

      Nuk ka krize likuiditeti por ka krize kredibiliteti. Nese sistemi nuk funksionon, pra taksa nuk mblidhen, ka trajtime preferenciale, per cfare duhet likuiditeti ? Shiko perendimin, likuiditeti qe u pompua cfare beri ? Absolutisht asgje, vec krijoi nje divergjence edhe me te madhe ndermjet pasanikeve dhe pjeses tjeter. Nese duhej te aplikohej ndonjehere likuiditeti ne Shqiperi ishte ne 1997, ajo qe krize qe kerkonte likuiditet ne sistem dhe heqjen e mollave te kalbura nga ato te shendetshme (Vefa vs Sude pershembull). Por sot ska asnje molle te shendetshme, por vec kunderrmon era kalbesine ne gjithe ekonomine dhe klientelizem. Ne ate krize ne 1997, likuiditeti kishte kuptim. Tash likuiditeti kudo ska asnje kuptim, pervec se pasuron me teper ata ne krye dhe e varferon edhe me teper shtetin dhe 95% tjeter te popullsise. Shiko Japonine, brenda 2 javesh shkoi nga nje rekord ne market ne nje renie prej mbi 7% brenda nje dite te vetme, saqe dhe marketi u ndalua qe te parandalonte ndonje kolaps edhe me te madh. Leket sot nepermjet krizave te njepasnjeshme nga eksesi i likuiditetit nuk mund ti besh dot ti si individ, ti je teresisht i pafuqishem ndaj dallgeve me te medha, dhe je i destinuar te vuash pasojat e nje grupi njerezish qe kujtojne se mund te menaxhojne rriskun, nje absurditet qe ka qysh kur nobelistat qe na kane sjellur keto pallavra shkallmuan ekonomine me kolapsin e Long Term Capital Management. Sot po ato dengla studiohen, nga ata njerez te falimentuar. Sistemi ekonomik ka nevoje per transparence dhe kredibilitet jo llafe boshe “stimul”, “ulje interesash”, “likuiditet” etj. Nuk eshte e thene qe duhet imituar cdo gje qe ben perendimi, ose ekonomite e avancuara aziatike, sidomos ku vete atje ka nje rezistence shume te larte ndaj ketyre politikave qe nuk jane aspak largpamese dhe gjer tani nuk kane mbledhur gje tjeter vec kaos dhe kane shtuar divergjencen ndermjet klases oligarkike dhe popullit. Kush eshte i pasur me metoda gjenuine biznesi e kupton se pasuria e tij vlen vetem nese edhe shoqeria eshte e kenaqur dhe gjithashtu relativisht e pasur. Shkurt kjo quhet klase e mesme. Ma shpjego pak se si likuiditeti do e arrij kete gje, cfare kupton ti me likuiditet, cfare do sjelli ky likduitet ne Shqiperi ?

  4. ca says:

    Nuk e di nese e ben me apo pa qellim, po nuk ka lidhje stimuli, ulja e interesave, etj, me dhenien e lekeve qe iu ka borxh qeveria bizneseve. Qeveria duhet t’i paguaje dhe jo me tre vjet vonese dhe duhet edhe te mbledhe taksat, eshte kaq e thjeshte dhe funksionon vetem keshtu. Klientelizmi i qeverise nuk zgjidhet duke mos paguar borxhet (dmth me te njejten logjike i bie qe mos t’ju ktheje as leket e bonove te thesarit njerezve, sidomos atyre qe kane shume se me siguri me pislleqe i kane bere do thuash ti), por zgjidhet duke nderruar qeveri etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje