Fushata, qeveria thellon defiçitin e buxhetit

3 Qershor 2013, 10:53Ekonomia TEMA

Pavarësisht thellimit të deficitit buxhetor, financat e vendit vijojnë të rritin shpenzimet edhe gjatë muajit prill. Kështu, sipas të dhënave të treguesve fiskalë, qeveria ka kaluar me rreth 40 milion dollarë planin për shpenzime kapitale, zëra në buxhet që shkojnë për investime publike, në një kohë që realizimi i të ardhurave nga tatimet dhe doganat është në rënie.

Në një analizë të situatës ekonomike të vendit, ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë Shkëlqim Cani, bën thirrje që qeveria të ruajë parametrat buxhetorë, në mënyrë që të mos rrezikohet situata ekonomike, e cila sipas tij, do të kërkojë masa drastike për çdo qeveri që do të vijë në pushtet pas zgjedhjeve të 23 qershorit.

Por, për përfaqësuesit e mazhorancës, raporton Vizion Plus, thellimi i defçitit nuk përbën problem, pasi llogaritja e tij bëhet sipas planit vjetor, dhe konkluzionet nuk mund të dalin vetëm për disa muaj.

Problemi më i madh që shohin analistët e ekonomisë, është situata me borxhin publik dhe gjetjen e parave për rikuperimin e gropës që po krijohet në arkën e shtetit./b.l

3 komente në “Fushata, qeveria thellon defiçitin e buxhetit”

  1. Rilindje says:

    Kjo qeveri e ka rritut borxhin ne maksimum. Mjere shqiptaret qe duhet te paguajne per paaftesine e saj. Por zgjidhja eshte ne 23 qershor. Rilindje me Edi Ramen kryeminister.

  2. bexhet buxheti says:

    Ka te drejte Cimi po kush ka vesh ta degjoj? Dihet si ne gjthe vendet e lindjes viti i zgjedhjeve karakterizohet
    nga inflacioni galopant.
    Per ket ceshtje duhet pyetur vetem Jozefina qe edhe emrin nuk di si ta shqiptoje. Jozefina kur meret me ekonomi thote : bogjeti per buxhetin.

  3. A says:

    U mesuam gjate ketyre 2(DY) mandateve per nje periudhe kohore 8(TETE) vjecare kemi vetem shkaterrime, shpenzime dhe abuzime financiare qe rrezikohen financat e vendit, pra rrezikohet situata ekonomike dhe ne kete menyre perkeqesohet akoma me teper mireqenia e individit dhe e familjeve shqiptare nga nje qeveri e papergjegjeshme e kryesuar nga shpellari i Vicidolit te Tropojes kryeministri deficent SALI BERISHA.
    Borxhi publik nuk ben tjeter vetem thellon gropen e zeze ne arken e shtetit shqiptar.
    Duke qenese politikanet dhe pushtetaret po behen gjate ketyre 20 (NJEZET) vjeteve te fundit keqdashes, demagog, rrezikojne jeten normale te njerezve me mashtrime, hipokrizi ne format me abuzive, parazite, duke shtuar vetem privilegjet dhe te ardhurat e tyre personale, ka ardhur koha vetem me i turperuar, me i shikuar me neveri sepse po shkaterrojne shtetin, barazine dhe balancat shoqerore.
    Sepse jane pergjegjes direkt per problemet e renda qe po kalon vendi.
    Ja cfare ndodh ne shtetin fqinj te Shqiperise pertej detit Adriatik kur politikanet dhe pushtetaret e te gjithave niveleve jane ne nivelet me te ulta te popullaritetit si ndodh ketu tek ne me SALI BERISHEN, familjen e tij biologjike dhe klanin e tij mafioz.
    Ne nje lokal i ushqimit social, restorant, ne ITALI, ne qytetin FERMINJANO, provinca PEZARO dhe URBINO, rajoni i MARKES, PRONARI i RESTORANTIT rekomandon dhe ndalon te gjithe politikanet te te gjithave niveleve te mos futen dhe te shmangin restorantin e tij sepse shikohen si pergjegjes per problemet e medha qe po kalon Italia sepse konsiderohen si hajdut, grabiteqar dhe mashtrues te financave publike te popullit italjan duke rrezikuar ne maksimum situaten ekonomike dhe financiare te familjeve italjane. Kjo lloj gjendje eshte akoma edhe me keq nen drejtimin e demagogut dhe mashtruesit SALI BERISHA ne Shqiperi.
    Per kete ne hyrjen e ketij restoranti eshte vendosur nje tabele informuese ku shkruhet ne gjuhen italjane:
    “INGRESSO VIETATO PER I POLITICI E CANI”, qe ne gjuhen shqipe do te thote: “NDALOHET HYRJA PER POLITIKANET DHE QENTE”.
    Ka ardhur koha me kohe dhe jane pjekur kushtet qe edhe tek ne “politikanet e papergjegjeshem dhe mashtrues” te trajtohen nga populli ne kete menyre. Sepse KRYE QENI i Shqiperise eshte SALI BERISHA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje