Ekspertët thonë se hetimet për dështimin e privatizimit të ‘Albpetrol-it’ po keqorientohen qëllimisht, për të mos nxjerrë para ligjit përgjegjësit për dëmin 85 milionë euro, raporton TCH.
“Të 85 milionë eurot që i mungojnë buxhetit të shtetit, nuk është përgjegjësia as e firmës konsulente “Patton Boggs”, as e bankës atje. Përgjegjësia është tërësisht e institucioneve shqiptare dhe loja bëhet që të sfumohet përgjegjësia tashmë dhe sfumimi i përgjegjësisë është që gjoja do të hetojnë mbi kompaninë konsulente dhe mbi bankën amerikane”, thotë për TCH Pajtim Bello, ish-zëvendësministër i Energjetikës.
Edhe Kastriot Bejtaj, inxhinier gjeofizik dhe konsulent për industrinë e naftës, thotë se përgjegjësia është e gjitha e institucioneve shqiptare.
“Subjekti ‘Patton Boggs’, i cili është një konsulent ndërkombëtar, është në pozicionin vetëm të konsulentit. Pra përgjegjësitë ndaj ligjit shqiptar të tij janë zero. Përgjegjësinë kryesore ligjore për dështimin e procesit e ka Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, i cili po ta shqyrtosh veprimtarinë e tij, që nga shpallja e kushteve teknike dhe financiare, konstaston që me një vullnet të plotë ky Komision ka shmangur respektimin e dispozitave ligjore në aspektin teknik dhe financiar, ndërkohë Këshilli i Ministrave e ka mbështetur këtë performancë të këtij komisioni“, thotë Bejtaj.
Dyshimet se garancia e detyruar ligjore prej 85 milionë euro ishte false u hodhën që në fillim të procesit, por Qeveria deklaronte publikisht se ato ishin të sigurta./b.l
Seriozisht
1)Privatizim Albpetroli = privatizim te nje industrie ne fosilizim
a)keta eksperte qe flasin sot ka qene edhe dje ne kohen e F.Nanos dhe A. Malajt qe vendosen kalimin e administrimit te kompanise nga statusi “Joint Venture” ne “Koncesionim”; argumenti:Kompania s’ka fuqi te investoje..
Perfitimi i te siperpermendurve: deri milione dollare.
Morali: mbas meje u befte qameti.
Dëmi: miliona dollare, largim, dekurajim te specialisteve te vertete nga nafta. Nepotizem skandal ku krye nepotisti Leonidha Cobo, aq sa i velur me progredimin e naftes i ka hyre industrise se ndertimit dhe investimIT ne berje deputet te dajes se tij ne kampin e PD së, dhe me cfare?, me pasurine publike, se si specialist direkt te ruan trapin.
b)Shpagimi per mos marrjen e garancise se ofertes prej 85 milion $ ose ne burgosje e bene qeverine e E.Rames, nese ky do ta fitoje ate, shume fragile, sepse 50% te kesaj shume e kane marre, se kush dihet, dollarefilët.
2)Shaka(e = të me gjysmen e se vertetes)
Beni dosjen e aktivitetit (pluseve dhe minuseve) dhe çojani per gjykim gjykatave kineze: e dini cili eshte denimi, nje koqe plumb 12.7 dhe te parapaguar ose ne gjykata Amerikane, denimi i perjetshem deri ne karrige elektrike.
Deti, ngaqe eshte i gjere, i pranon t’ju lajë kusuret, por ka kusure qe edhe deti si lanë,deri tashme sjam akoma oqean.
Ps:ata zoterinjte qe flasin si eksperte per keqfunksionimin e privatizimit te Kompanise Albpetrol te dalin nga akuariumi, te bejne amnisti per ndonje shkolle fshati, te venë ne kishe apo xhami per tu rrefyer per gjynahet dhe pastaj te mund ti degjojme para dërrasës se zezë se dhe sa dinë, por duhet nje kusht themelor:te TE MOS JENE PEDERASTE.