Korporata Elektroenergjetike Energjitike, për shkak të reshjeve të shumta të shiut, është duke eksportuar masivisht energji elektrike. Sipas të dhënave, hidrocentralet kryesore janë në maksimumin e tyre, çka ka bërë të mundur eksportin e energjisë.
Deri në fund të majit korporata ka eksportuar 29 milionë dollarë, ndërkohë që për ditët e para të qershorit ka kontraktuar shitjen edhe të 4 milionë dollarë të tjera energji jashtë vendit, raporton TCH. Por veç eksporteve, financat e KESH janë lehtësuar edhe nga rikthimi i marrdhënieve normale me CEZ.
Kompania e shpërndarjes, pas rikthimit në administrim shtetëror, ka filluar të paguajë energjinë që merr nga KESH. Burimet zyrtare të KESH thonë se që nga muaji mars CEZ ka paguar 100 për qind të faturave mujore. Por edhe më këtë përmirësim të përkohshëm, KESH mbetet në një situatë të shthurur financiare. Kompania pretendon se CEZ duhet t’i paguajë asaj 340 milionë dollarë, borxh të prapambetur që është trashëguar kryesisht gjatë viteve që CEZ ishte në administrim privat. Nga ana tjetër vetë KESH ka qindra milionë dollarë kredi ndaj bankave private apo të zhvillimit, por edhe administratës tatimore dhe prodhuesve të vegjël./b.l
komplimente Sali, parate po te vijne ne momentin e duhur. Koha te rekrutosh me shume mercenare e lobista