Shtyhet tenderi i interkonjeksionit me Kosovën

5 Qershor 2013, 11:09Ekonomia TEMA

Tenderi i shumëpërfolur dhe i kundërshtuar i interkonjeksionit Tirane-Prishtine është shtyre zyrtarisht ne datën 11 qershor. Edhe pse afati i fillestar ishte data 29 maj, kohe kur pritet te hapeshin ofertat, Operatori i Sistemit te Transmetimit njofton se shtyrja është bere pasi kompanitë kane kërkuar me shume kohe rreth kushteve te tenderit.

I kontaktuar ne telefon nga Vizion Plus, drejtori i OST, Arben Ibro, thotë se deri me tani kane shfaqur interes rreth 14 kompani te huaja, por ofertat e tyre pritet te zyrtarizohen ne Frankfurt te Gjermanisë, atje ku do te hapen zarfet.

Mësohet se pjese e interesit te shfaqur nga kompanitë janë edhe dy firmat pjesëmarrëse ne garën e pare te zhvilluar një vit me pare, kroatja “Dalekovod” dhe boshnjakja “Ergoinvest”. OST shpalli fituese kompanie kroate, me pas hezitoi te lidhte kontratën me argumentin se firma e dyte ne gare, boshnjakja, ofroi një çmim mete ulet. Ky fakt mjaftoi qe palët te hynin ne një konflikt me financuesit gjermanet e “KFW”.

Linja e transmetimit 400 KW është e ndare ne dy pjese, ndaj dhe ofertat do te jene për dy lote, fillimisht pjesa nga Tirana ne Vaun e Dejes dhe me pas nga Vau i Dejes deri  ne Morine. Punimet janë parashikuar te përfundojnë për 24 muaj. Sipas “KFW”, ne qeveri ka hyre ne tenderin e ri me një kosto shtese prej 15 milion eurosh, qe parashikon përgatitje nga e para te procesit, njoftimi dhe vonesave te shkaktuara./b.l

3 komente në “Shtyhet tenderi i interkonjeksionit me Kosovën”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    15 miljon euro shtese per nje konflikt per cmimin me te ulet dhe u kthye ne oferten origjinale te “dalekovod-ut”.. Gjera “te vogla”, populli paguan per pa-aftesine e qeverrise..

  2. ismeti says:

    deri sa te ik shkau sali berishovi ska interkonjeksion

    1. andi says:

      Ne Shqipni ka nje fjale te urte; Prej kah je, prej ka kam gruan! Edhe Sala ka interesa me njerezit e guas. Fazllici drejton ate pune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje