Borxhi i jashtëm është rritur me 5% gjatë tre muajve të parë të këtij viti. Kjo është bërë e ditur nga ana e Bankës së Shqipërisë.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të marsit borxhi i jashtë i vendit arriti vlerën e 5.33 miliardë eurove. Në rritjen e borxhit gjatë tre muajve të parë të vitit ka ndikuar kryesisht rritja e stokut e borxhit të jashtëm publik. Borxhi i qeverisë ndaj subjekteve jorezidente arriti në 2.28 miliardë euro, me një rritje 2.4 për qind ndaj fundit të vitit të kaluar. Borxhi është i gjithi afatgjatë dhe konsiston në pjesën dërrmuese në hua./b.l