Modeli Berisha ka rene!

21 Qershor 2013, 19:22Ekonomia TEMA
Modeli Berisha ka rene!

Inxh. Arben Mecaj

Duke lexuar rezultatet e Raportit e Përvitshëm  “Vende në Tranzicion“ të Organizatës së njohur  FREDOM HOUSE  natyrshëm të lind nxitja e brendshme të ndash opinionin tënd me  një auditor më të gjerë lexuesish. Kam kohë që kam dashur ti ndaj, ti debatoj, ti konsumoj mendimet e mija me një lexues apo auditor  të gjerë. Momenti më ofron këtë shans.

Nga gjithë Raporti, nuk ka si të mos  shkëpus dhe ofroj për debat  tabelën e ecurisë së demokracisë në Shqipëri  për  periudhën  2005-2013. Tabelë e cila ofron një pamje matematike të zhvillimit demokratik shqiptar për dy legjislatura  “Berishiane”.

Ndoshta terminologjia “Berishiane” ngacmon emocione të palëve, por gjykoj se në lexim të këtij materiali, gjithkush kësaj periudhe nuk mund ti japë emër tjetër përveçse “Periudha Berishiane”.

U përpoqa që këtë tabelë ta ofroj në mënyre grafike si  ekspoze vizuale lehtësisht e perceptueshme për këdo që matematika, numrat, premtimet  i janë bërë alergji.

 

 

Demokracia!

Kujtoj vitet 90. Asgjë nuk dija për Të. Isha naiv, kisha lexuar e dëgjuar, e masja Atë me imazhet e ekraneve televizive.

Isha i  ri, me një status shoqëror të admiruar, të privilegjuar ,pedagog në universitet, pedagog në vitet ‘90 dhe jo ”Pedagog”  sot. Shkurt isha produkt e pjellë e sistemit.

Por shihja se mjaft gjëra nuk shkonin me Sistemin. Ekonomia në faliment, administrata në degradim Makiazhi propagandistik në kulm etj. etj.

Dhe  Vendosa: Sistemi kishte degraduar, ai  ishte bërë regresiv . Ai duhej ndryshuar!

Problemi nuk ishin thjesht njerëzit në qeverisje. Ata, në sjellje dhe qëndrim ishin thjesht produkt i Sistemit. Ata mund t’i ndryshoje, por pjellat e reja do të ishin Klonim i tyre sepse inkubatori SISTEM nuk mund të prodhonte asgjë më mirë, asgjë më progresive, por vetëm  produktin e vet, Vetveten.

Ishte e vështire të bindje njerëzit  e tu argumentoje se duhej Ndryshim, se ndryshimi duhej në themel. Ishte e vështirë, por përtej vullnetit të tyre u ngritëm dhe e përmbysëm me ndërgjegje atë Sistem, të bindur se koha e progresi e kërkonte, se po realizonim atë mision, që koha vërtetoi se ishte akti që i duhej Shqipërisë.

Hodhëm bazat e Rendit, Sistemit të ri, një rend i cili natyrisht solli progresin, zhvillimin, prosperitetin  si produkt i pa shmangshëm  i energjive të brendshme dhe potenciale që ai mbart .

Po ç ‘farë kërkuam  në ‘90

Pluralizëm funksional  dhe  Ekonomi  të Lirë tregu.

Kërkuam shtet ku liria dhe e drejta të garantohej dhe mbrohej  për të gjithë në barazi dhe drejtësi. Kërkuam  një qeverisje Administratore.

Kërkuam  llogaridhënie.  Kërkuam Transparencë. Kërkuam  thjesht një model shteti  perëndimor.

Jam krenar për atë që kontribuova sado pak në vitin Historik 1990.

Po Sot!

Shoh Raportin mbi treguesit e Demokracisë , Analizoj situatën  dhe …  Ulëras. Perse? Kjo ishte ajo që kërkuam  në ‘90?! Viti 2005 shënoi një rrënim  alarmant  të demokracisë se Re Shqiptare. Një shtet jashtë shinave funksionale, gati jo ekzistent. Një korrupsion kapilar marramendës.

Sot  treguesit e Demokracisë më poshtë se në vitin 2005, e Tmerrshme.

Gjithkush me militantizëm mund të mbajë qëndrime  pro dhe kundër, por askush nuk mund të mos hapë sytë , të përfshihet në meditimin e tij koshient, dhe të mos  gjykojë, se në sjelljen qëndrimin vendimin e tij varet e sotmja e nesërmja  e ardhmja e tij,e fëmijëve te tij, e vendit të tij.

 

Duke analizuar Raportin

Paraqita rezultatin final të Raportit  saktësisht  “Rezultatin e Demokracisë” në mënyre grafike për të kuptuar dinamikën e demokracisë në Shqipëri në nënte vitet e fundit.

Në këtë Grafik, por dhe në një analizë të trashë të zhvillimeve  të shtetit shqiptar në periudhën 2005-2013, nuk është e vështire të dallosh  tre faza zhvillimi. Faza me tipare të dallueshme qoftë për politika qeveritare ashtu dhe produkte nga këto politika.

 

Viti 2005-2006  me një ngritje të dukshme të treguesve të demokracisë

Në këtë fazë shteti shqiptar ballafaqohet me efektet e para të tranzitimit të pushtetit, të masave të para për të ndërprerë  rënien e shtetit në fund vitet  e qeverisjes socialiste, por dhe të efekteve  të modelit liberal ekonomik të qeverisë socialiste.

Në këtë moment  modeli i Ri ekonomik konsiston në centralizimin e Politikës së menaxhimit të Taksave , rritje të kontrollit doganor , dhe një rritje të dukshme të të ardhurave Tatimore ( përgjithësisht në dogana ).

Kjo politikë konsiston kryesisht në  riformatimin  e strukturave qeveritare , identifikimin dhe neutralizimin e  proceseve dhe sipërmarrjeve korruptive të qeverisjes socialiste, si dhe goditjen e “Grupeve  të krimit të Organizuar“ prej kohësh objekt i raporteve ndërkombëtare mbi krimin në Shqipëri.

Ndërkohë miratohen një sërë ligjesh me përmbajtje të thellë korrektuese dhe shtet-formuese, ligje të cilat formatojnë një imazh progresiv të qeverisjes së re demokratike.

Në këtë fazë duhet të theksojmë se qeverisja e re demokratike ofron optimizmin e ndryshimit dhe progresit.

Kjo është faza e arritjeve reale dhe progresive të qeverisjes Berisha. Rezultatet e kësaj periudhe kohore u shfaqën propaganduan me të drejtë si arritje të Modelit Demokrat.

Këto rezultate mbeten të arkivuara në faqet  e përditshme të aparatit marramendës propagandistik duke u përsëritur periodikisht në çdo dalje apo eveniment elektoral apo politik.

Ndërkohw fillon programimi i okupimit  në mënyrë të padukshme të  “Boshllëkut“ të krijuar nga  “Neutralizimi i Krimit të Organizuar “

Vitet 2006-2009. Qeverisja demokratike bie në stanjacion.

Ky  trevjeçar ekspozon se forca  lëvizëse e qeverisë, potenciali i saj progresist dhe zhvillues gati kanë shteruar.  Ajo thjesht “ korr” rezultatet e  kapërcimit  të madh të vitit 2006, pse jo dhe një bazë ekonomike të para viteve 2004, por më tej treguesit paraqesin thjesht STANACION me rritje natyrale.

Modeli ekonomik  nuk njeh kapërcime apo zhvillime progresive. Ai thjesht karikohet me iniciativa bombastike mbi “Zhvillime Strategjike” që në thelb synojnë të prodhojnë “ Klasën e Re “ të kapitalistëve Demokratë, apo hapat e para të Monopolizimit.

Në këtë fazë  “Optimizmi“ i politikave sociale, ngritja e rrogave dhe pensioneve, shoqërohet me atë që aktualisht përbën problemin themelor të çdo qeverisje post zgjedhje:  BORXHIN  galopant.

Asnjëherë nuk është analizuar se në ç’raport qëndron “ Zhvillimi “ me Borxhin

Përveç rrugës  Kukës- Morinë, në horizont nuk dallohen produkte politikash zhvillimi.

“Shqipëria Superfuqi Energjetike” si  thelbi i “Modelit Ekonomik Berishian “, përfundon në Koncesione Klienteliste dhe korruptive thjesht dokumentare të HEC-eve, të mbështetura nga VKM me pikëpyetje  të mëdha. Këto VKM që më tepër se stimulojnë  investitorët, realizojnë “Politika Subvencionuese “ abstrakte pa logjikë ekonomike, por absolutisht politike  që synojnë kryesisht të “prodhojnë” produkte të “ Suksesit “ të Modelit Ekonomik “ Shqipëria Superfuqi Energjitike” .

Politikat e zhvillimit apo të investimeve  janë spontane, të pa programuara, dhe përgjithësisht produkt orientimesh politike dhe elektorale, produkt  kulisash, ku interesat shpesh monopoliste raportohen si Projekte Zhvillimi. Në këtë periudhë merr jetë i  vetmi projekt i konsoliduar dhe i qartë zhvillimi: Projekti i zhvillimit të Rrugëve Rurale(Fondi Shqiptar i Zhvillimit),  i implementuar si ide, iniciativë, investim dhe supervizim direkt nga BERZH dhe institucione Ndërkombëtare Zhvillimi.

Në këtë fazë  kohore 2006-2009 mund të themi se përfundimisht “Modeli Berishian” i menaxhimit të ekonomisë instalohet përfundimisht në ambientin ekonomik Shqiptar.

Nga ky moment çdo produkt apo projekt  ka vetëm një emër:  “Modeli Ekonomik Berishian“.

Nga ky moment fillon konsolidimi përfundimtar i Modelit Politik Berishian.

 

Vitet 2009 -2013

Rënie e frikshme e treguesve të Demokracisë Shqiptare.

Mund ti përmbledh si vitet kur Shqipëria  ballafaqohet në të gjitha planet me një model  “HIBRID“, siç do ta cilësojnë  raportimet e institucioneve prestigjioze, por për mua ai mund të cilësohet pa frikë “ Modeli Ekonomik- Politik  Berishian “.

Nuk mund të gjendet në botën perëndimore, por dhe atë lindore një model i tillë. Përmend dhe vendet lindore sepse Shqipëria ka disa tipare specifike sepse është dhe vend i NATO-s.

Kjo fazë kohore karakterizohet nga tipare specifike që i japin modelit emërtimin  puritan “Modeli BERISHIAN “

Tipar themelor i sistemit është politizimi, partitizimi, militarizimi ( dhe jo vetëm militantizmi ) politik i çdo hallke të shtetit. Strukturat e dhunës apo Forcat e Armatosura ristrukturohen dhe riformatohen me elemente të rinj militar partiak

Mitizimi, Glorifikimi, Kulti i Liderit  me të cilin lidhet fati  i përkrahësve politikë. Mitizohet gjendja e tij shëndetësore, mitizim deri në tepri.

Zhvillim ekonomik spontan, i varfër në ide zhvillimi, i orientuar drejt interesave klienteliste apo të ideve spontane emocionale të momentit.

Përqendrimi dhe kontrolli absolut  i çdo hallke të aktivitetit ekonomik politik e shoqëror  në shoqërinë  shqiptare.

Prodhimi  dhe fuqizimi ekonomik dhe njerëzor i “Biznesmenit Demokrat “, neutralizimi i çdo biznesi alternativ politik, okupimi ekonomik “Demokrat “ i  ekonomisë shqiptare, thellimi i monopolizmit  “Demokrat “ në sektorë strategjikë të ekonomisë shqiptare. E në këtë pikë duhet të dallojmë konceptin “Demokrat“ me atë Demokrat (është një temë tepër e gjerë për debat).

Financimi  dhe fuqizimi i një aparati të fuqishëm propagandistik mediatik, si dhe i një strategjie “Akademike“ ç’orientim të gjithanshëm të opinionit shoqëror shqiptar. Në themel të strategjisë se ç’orientimit qëndron Direktiva:  Berisha është ky që ne e dimë por kush e zëvendëson?  Rama nuk plotëson kriteret për një Zëvendësues.

Kontrolli total i Institucioneve dhe instrumenteve  e treguesve  Statistikorë të Zhvillimit.

Thellimi i mëtejshëm  i Borxhit  e posaçërisht atij të Brendshëm  ( Cilësoj, të Brendshëm ), si një borxh  pa inventar, lehtësisht i menaxhuar  nga Banka e Shqipërisë dhe Guvernatori i bindur i Saj.

Rritja e nivelit të “Lirive Natyrore“ në popull dhe  Autokracisë politike në qeverisje. E thënë më qartë, Një popull që është i lirë të bëjë çdo gjë, por dhe një Pushtet që gjithashtu është i lirë të bëjë çdo gjë me Qytetarin e tij.

Liri e plotë e Administratës për shfrytëzimin e pushtetit në shkelje të lirisë ekonomike dhe shoqërore të qytetarit. Dëmtim me pasoja të pariparueshme të funksionimit të shtetit ligjor.

Shteti gradualisht humbet tërësinë e funksioneve të tij kushtetuese, përveç Pushtetit. Një shtet e një shoqëri e korruptuar  në Autokraci dhe mbijetesë.

Ka dhe elemente të tjerë dallues që plotësojnë kuadrin e “Shtetit Berishian”, elemente që kërkojnë një analizë më  profesionale,  jo vetëm për ti identifikuar, por dhe për tu evidentuar dhe korrigjuar.

Sistemi me këto tipare natyrisht evidentohet cilësisht si i pakrahasueshëm me asnjë model të ndonjë vendi perëndimor. NATO nuk paraqet interes për  Modelin.

E nëse Modeli vështirë se mund të identifikohet si Standard i referueshëm  demokratik perëndimor, produkti  i tij nuk mund të jetë ndryshe, përveç se:  Rënie progresive lineare e demokracisë pas 2009, vit kur sistemi është plotësisht i instaluar në modelin e vet.

 

Rënia  e Demokracisë si  produkt i drejtpërdrejte i “Modelit Berishian”

Në vitin 2009 e më tej, mund të themi pa frikë se “Modeli Berishian” i menaxhimit të ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare është  plotësisht ai Berishian.

Ai është instaluar, orienton, menaxhon, dirigjon dhe kontrollon e posedon çdo politikë ekonomike apo shoqërore. Problemi i vetëm i Berishës në këtë periudhë janë disa institucione si Presidenca, Prokuroria, Shërbimi i Fshehtë,Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Gjykata Kushtetuese dhe e Lartë. Kushtetuta dhe konflikti tashmë i shpallur me presidentin, ja pengonin depërtimin kontrollues ne këto institucione

Grafiku i Treguesit të Demokracisë  ekspozon se  : Ligjshmëria e zhvillimit të demokracisë  është në rënie Lineare, pa kapërcim, pa këputje, pa thyerje, fakt  që qartësisht tregon se jemi në një Model, i cili potencialin e vet të testuar dhe tashmë të certifikuar nga “FREEDOM HOUSE”, por dhe i identifikuar  më analizë e ka vetëm një:  Rënie të DEMOKRACISE, REGRES!

Një pasqyrë e Treguesve Ekonomikë të zhvillimit

Raporti i FREEDOM HOUSE  natyrisht përfshin ata tregues që operojnë me sistemin politik, me ato parime themelore të Organizimit të Shtetit Demokratik që absolutisht garantojnë Prosperitet, Zhvillim dhe Progres. Të trajtosh rolin e Shtetit Politik  në Zhvillim,  gjykoj se tashmë është e tepërt.

Periudha 50 vjeçare  e regjimit, ndarja Lindje-Perëndim  janë të vërteta të pakontestueshme.

Tabloja  e Korelacionit Shtet-Politik dhe Zhvillim-Progres-Prosperitet bëhet më e qartë për  Sistemin  dhe tendencën e tij nëse analizojmë treguesit e Zhvillimit Ekonomik  të vendit për periudhën 2005-2013.

Studimi  është mbështetur në të dhëna  Zyrtare të faqes së Ministrisë Financave  (http://www.minfin.gov.al) Për të identifikuar modelin, por dhe për të mos lodhur lexuesin po ekspozohen  rezultatet me tre tregues realë matematikisht dhe dokumentarisht të matshëm  (nuk po trajtojmë GDP se ky tregues ka çudira për sa kohë është produkt i porositur fiktiv i INSTAT-it )

 

 

Janë dy grafikë(ndër dhjetëra të tjerë) që tregojnë  dinamikën reale të të Ardhurave  dhe Shpenzimeve  si dhe të Borxhit (të jashtëm + të brendshëm)

Nuk është e vështirë në grafikë të konstatosh se Vitet 2009-2013  karakterizohen nga një ligjshmëri  unike lineare, tipar i qartë i një filozofie të konsoliduar, standarde, statike, pa nerv qeverisjeje.

Tipar themelor i kësaj filozofie (të ekspozuar grafikisht për argument në këtë artikull ) është : Rritja me ritme të larta të borxhit, dhe Ulje gati drastike e  të ardhurave dhe shpenzimeve(çuditërisht shifrat e GDP-së PBB-së, tregues i progresit e zhvillimit, tregojnë vlera ne rritje ). Shkurt Borxhi nuk justifikon absolutisht zhvillimin.

Ndokush mund të argumentojë se efektet e Borxhit duan kohë të afektojnë treguesit e Buxhetit.

Por grafikët  për  tre tregues thelbësorë të produktit  të  Modelit Ekonomik ekspozojnë qartë ligjshmëri  lineare Politikash Ekonomike.

Ato ekspozojnë zhvillim linear të sforcuar i mbështetur absolutisht në Borxh dhe jo në energji të brendshme të një ekonomie të pretenduar në zhvillim.

Ato ekspozojnë një ekonomi pa produkt por konsumatore. Për më tepër konsumatore të Borxheve të marra jo për të prodhuar burime zhvillimi por fatkeqësisht stanacion(pse jo dhe rënie nëse analizojmë më tej ) ekonomik dhe zhvillimi.

Grafikët nuk operojnë në statistika një vjeçare, apo periudha të konsolidimit të qeverisjes, por për një periudhë të konsoliduar të një Modeli Ekonomik të instaluar në periudhën 2005-2009, me ekspozim të qartë të produktit për periudhën 2009-2013.

 

Nuk kishte  si të ndodhte ndryshe:

Ekonomia  e okupuar plotësisht nga “Biznesmenë Demokrate ”  nuk mundi të prodhoje asgjë më tej se deformimin dhe frenimin e energjive që mbart Sistemi Demokratik.

Biznesmeni në Ekonominë e Lirë nuk mund të Emërohet. Biznesi është  art, energji, kulturë, pasion, dashuri. Ai nuk është vetëm PARA. Ai është motiv, arsimim, largpamësi. Është lodhje, stres e mundim.

Janë këto tipare cilësore te Biznesmenit në Demokraci që Ekonomia e Lirë i bën produkt, i bën zhvillim, i bën vende pune. Por të tillë nuk mund të jenë Ata që të vetmet “Vlera“ që posedojnë janë  aferat e drejtpërdrejta  me Familjen  Politike.

Duken llafe, shpifje, akuza. Por ç’rëndësi ka si etiketohen. Këto i dimë, i njohim, i kemi pasur dhe i kemi në kurriz të gjithë. Po Po, Ne të gjithë pa dallim feje, krahine, ideje apo bindjeje.

Kontrolli politik i Ekonomisë neutralizoi  energji që mbart  Shoqëria e Lirë, dhe u shërben  gjithë popullatës.

Orientimi politik i ekonomisë( janë të paharruara në kujtesën tonë direktivat e Berishës mbi Politika marramendëse Zhvillimi të qeverisë shqiptare të cilat okuponin në periudha kohe emocionale hapësirat tona mediatike, por më pas përfundonin në Eter, përfshirë këtu dhe centralet bërthamore).

Periudha u ballafaqua me “orientim të ekonomisë apo investimeve“ sipas shijeve dhe interesave klienteliste pse jo dhe emocionale të Njëshit. Ambienti ekonomik shqiptar u njoh me mjaft raste kur këto politika përfunduan në dështime spektakolare me pasoja të rënda për “Biznesmenët e Emëruar”, familjet e tyre, shoqërinë, dhe instrumentet financiare  zhvilluese te vendit.

Partitizimi i ekonomisë  e instrumenteve  të kontrollit shtetëror jo vetëm korruptoi sistemin, por njëkohësisht përkeqësoi absolutisht standardin e shërbimit ndaj qytetarit shqiptar.

Politizimi e Partitizimi i sistemit  të drejtësisë goditi peshoren e ekuilibrit dhe të së drejtës  në Shqipëri. Ky Model nuk mund të jetojë me Drejtësinë e Pavarur. Ai pati  objektiv të pakushtëzuar dhe e realizoi : Neutralizimin e Drejtësisë, unifikimin e Padrejtësisë, Familjarizimin me mungesën e së drejtës dhe lirisë, korrupsionin në ekspansion dhe kapilarizimin e tij deri në mënyrë jetese.

Kontrolli politik i institucioneve të pavarura (Presidencë, Prokurori, Gjykata, Kontroll i Lartë i Shtetit, Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë e Lartë ) dërmoi përfundimisht SISTEMIN.

Ai i vuri Vulën Modelit: HIBRID –  “Demokratik Berishian”.

Po për Nesër.

U përpoqa të ofroja pikëpamjet e mija për  Demokracinë, të analizoja  “Modelin Berishian”, atë politik,   ( Raporti i FREEDOM HOUS E) dhe ekonomik  ( Ministria e Financës ), dhe….të  pyes ty Lexues.

Ku e sheh ti Veten te nesërmen, forcën tënde për të vendosur për fatin tënd, familjes e fëmijëve të tu?

E të gjitha argumentet dhe dokumentet që ofrova janë zbërthimi i realitetit në Shqipëri. Ka dhe më tepër por duhet vendi dhe koha.

Është një realitet që të gjithë e shohim, e prekim, e ndiejmë, e pësojmë.

Ne jetojmë së bashku.

Lëvizim në të njëjtën rrugë kur ballafaqohemi me policin, jetojmë në të njëjtin qytet kur ballafaqohemi me ajrin e ndotur nga Nafta jashtë standardit.

Blejmë në të njëjtat dyqane ku ndodhen mallrat e skaduara apo jashtë standardi, çmimet.

Jemi të gjithë Një, shijojmë të njëjtat efekte të njëjtat të mira, të njëjtat  pasoja .

Të gjithë jemi objekte dhe subjekte të Sistemit.

Është koha, momenti të shprehim forcën tonë. Një ditë për të nesërmen. Një akt për zhvillimin.

Unë analizova dhe konkludova:

Modeli HIBRID është në degradim. Demokracia shqiptare është në rënie. Borxhi është në rritje, Ekonomia është në regres. Zhvillimi  e Ardhmja e rrezikuar:  Modeli Im ka rënë.

Unë në ‘90  gjykova, vendosa dhe…..

Unë sot e kam vendosur.

Ti mendohu mirë!

42 komente në “Modeli Berisha ka rene!”

  1. Alma says:

    C’mos bjere modeli Berisha, i ka privatizuar familja vet te gjitha!
    Eshte kthyer shteti ne monopol te familjes se tij!

    1. ALIU says:

      modeli berisha dhe familja e tij lekiste kane rene
      goditja e fundit vjen pasneser
      kur saliu te bjere ne opozite prej vullnetit te popullit
      dhe ne krye te vije PS me edi ramen
      fitore ps! rilindje!!

      1. Esmi says:

        Modeli rrenimit do bie patjeter sepse nje qeveri si ai eshte nje mallkim per kete vend qe ka shpresuar se gjerat do permirsohen ne keto vite demokraci por ne fakt me Saliun ne qeveri gjerat vetem jane perkeqesuar dhe kjo eshte pergjegjesi e atij njeriu qe ka mare peng vendin per 4 vite me rralle me vota te vjedhura.

      2. fredi says:

        prandja ne 23 qershor t egjithe votoni partine socialsite votoni edi ramen votni kete parti per rilindjen e vendit votoni ekte parti qe zhvillimi dhe integrimi te jete i perditshmeri e juaja

      3. GERTI says:

        Ky eshte modeli i takses se sheshte qe vetem shkaterrim te ekonomise sjell dhe nje frenim ne mase te konsumit dhe kjo eshte shume negative per ekonomine e ketij vendi qe dita dites vetem po shkon ne buze te humneres.

      4. Bona says:

        Ky vend eshte i mberthyer nga fyti nga korrupsioni nga papunesia nga mungesa e sherbimit shendetesor te gjitha keto kane ardhur drejt perkeqesimit ndaj dhe ne nuk duhet te jemi te ghithe njezeri per ti thene jo kesaj situate aspak te kendeshme per te gjithe ne.

    2. JEHONA says:

      nuk ka me vota per saliun
      populli kerkon zgjidhje praktike
      boll genjeshtra
      duhet nje lider per te gjithe shqiptaret
      jo per nje familje kryeministrore
      DUHET EDI RAMA
      DUHET PS
      KA NEVOJE PER RILINDJE!!!
      VOTO NR29!!!

      1. albana says:

        kriza e madhe ekonomike qe ka vendi si dhe mejrimi i amdh qe ka sjeell kjo e ben kete qeveri totalisht te deshtuar e ben ekte qeveri totalisht mesikine dhe idiote epr te perballuar kete krize ndaj duhen larguar

      2. Gerti says:

        Po normale, si do funksiononte modeli i Saliut kur i dha dore vetem biznesmeneve te pd-se, kur i dha dore vetem te njohurve te tij?
        Normal qe modeli sdo funksiononte kur skemi kapitalizem e dekomraci, por kemi monopol te nje grup te ngushte njerezish!

        1. eva says:

          ky model rrenimi dueht shtypur me kembe nga shqipatret ky model i coi shqipatret ne nje varferi ekstreme i coi shqipatret ne nje varferi te madh eqe askush spo i mbijeton dot

      3. daniel says:

        kjo qeveri ne t egjitha shifrat qe mudn te shifen ne lidhje me te i ak te humbura me ps dh ekjo e ben ate nje qeveri mjerane kjo e ben ate nje qeveri te humbur nje qeveri qe nuk meriton asnje sekond te rrije me ne psuhtet

    3. Besnik says:

      Te gjithe kur te shkojme per te votuar te djelen duhet te mendohemi mire se per kete duhet ta hedhim voten. Duhet te mendosh per te ardhmen e femijeve te tu dhe per kete nuk besoj se ka njeri qe e perkrah kete qeveri qe i detyron njerezit qe te dalin ne shesh. Kjo qeveri meriton nje ndershkim shembullor nga te gjithe ne.

    4. dorjeta says:

      Saliu erdhi me zhurme te madhe qe do te ndryshonte politikeberjen ne Shqiperi, ai vertet e ndryshoi, por per keq, vendosi diktaturen ne kohe demokracie, shtypi cdokend qe I dilte kunder pushtetit te tij, vrau, dhunoi, internoi te gjithe ata qe nuk iu nenshtruan, por tani eshte koha per tu cliruar nga pushti Sali, me 23 qershor te gjithe do votojme kunder ketij regjimi te kalbur, te gjithe per Rilindje.

    5. martini says:

      Modeli I Berishes tashme do tregohet si nje legjende urbane se si deshtoi nje mjek qe e kujtonte veten te suksesshem dhe qe do luftonte korrupsionin dhe krimin e organizuar kur ishte ai qe I zhyti duart ne korrupsion dhe u be kupole mafioze per te ruajtur pushtetin.

    6. Eliana says:

      modeli berisha ka rene prej kohesh,tashme eshte vetem momenti kur i jepet goditja e fundit per ta bere renien e regjimit berishian nje fakt te kryer

      modeli berisha nuk ka qene as edhe nje model,ska qene gje tjeter vecse nje plan per te vjedhur sa me shume dhe per te vrare kedo qe do pengonte kete rruge te vjedhjes se pakufi

      ne 23 qershor populli voton programin e vertete,voton nr 29

    7. ervin says:

      modeli berisha ka rene per shume arsyer por arsyeja me e madhe esht ekorrupsioni dhe krimi i organizuar si dhe kriza e madhe ekonomike qe ka kapluar vendinn jane arsye tte mjaftueshme epr ta larguar ate

    8. Elma says:

      Po Berisha ka vetem nje model dhe ky eshte rrenimi i vendit ne nje menyre aaq te ndyre dhe aq te papeshkrueshme qe realisht do e kishte zili dhe nje armik i vendit tone te bente ate politike qe bene ai. Voto kunder rrenimit voto kundes Saliut

    9. fabiani says:

      se sic eshte vet berisha i deshtuar kshu beri edhe kete sistem qeverisje totalisht te deshtuar sepse edhe ato qe ishin pa shkollle i beri drejtora sot drejtor i tatimeve eshte nje qe ka mbaru per anglisht ne nje qytet tjter dikush qe ka mbaru shkollen per veteriner edhe kshu i mori lumi taksat e shqipaterve…. edhe mos te flasim per sektoret e tjere te e shtetit ku eshte me keq se ktu … prandaj ky vend do rilindje qe te shepetoj nga ky sistem i saliut…

    10. enia says:

      si mund te flasesh per nje model te berishes , ai eshte kokrra e ordinerit ..lodra ne duart e argites dhe gjithe te tjeret lodra ne duart te ketij njeriiu qe shkaterroi cdo gje qe gjeti ne shqiperi dhe tani kerkon nje mandat tjeter per te na rrenuar akoma me shume

  2. DURRES says:

    Prof . Kjo situate teper e rende eshte nuhatur , konstatuar nga ju 3 vjet e kusur . Emri pergjegjes eshte S.B . Edhe ne e kemi menduar dhe do veprojme .Urojme te jene sa me shume qe mendojne dhe konkludojne me 23 .

  3. Lindi says:

    MODELI BERISHA NUK KA QENE ASNJEHERE I SUKSESSHEM PER SHQIPERINE, DHE TANI KA ARDHUR KOHE REALE QE TE GJITHE TA KUPTOJME KETE GJE! KA 8 VJET NE PUSHTET DHE NUK KA BERE ASGJE TE HAJRIT PER KETE VEND, SOT TE GJITHE VUAJME DHE PER KETE E KA FAJIN VETEM AI, BERISHA! TA RREZOJME ME VOTE NE 23 QERSHOR!

  4. LILI says:

    ME BEN CUDI VETEM NJE GJE QE KEMI HUMBUR NE 2005-EN NE KOHEN KUR KEMI PATUR ZHVILLIMIN ME TE MADH DEMOKRATIK DHE PER KETE KA FAJ DHE POPULLI QE E VOTOI MASKARAIN SALI… SHPRESOJME Q

  5. LILI says:

    ME VJEN CUDI QE KEMI HUMBUR NE 2005-EN NE KOHEN KUR KEMI PATUR DHE ZHVILLIMIN ME TE MADH TE DEMOKRACISE DHE PER KETE E KA FAJIN EDHE POPULLI QE I KA DHENE VOTE NJE MASKARAI SI SALI BERISHA, POR NE 23 QERSHOR TE GJITHE DUHET TE NDREQIM KETE GABIM SEPSE KURRE NUK ESHTE VONE! POR MBAS 23 QERSHORIT MUND TE BEHET VERTETE VONE SEPSE DHE 4 VJET ME KETE NJERI NE PUSHTET DO TE THOTE RRENIM TOTAL!

  6. arbenita says:

    Berisha eshte njemodel i deshtuar, nje model tipik i njeqeverisjeje qe shkaterron vendin, nje model hajdutesh qe eshte ne te mire vetem te xhepave te pushtetareve dhe qe eshte ne dem te qytetareve dhe vendit….Rilindje

  7. Asli says:

    Modeli Berisha ka rene, dhe eshte perjekur te mar me vete edhe Shqiperine. Por e deshi fati qe fundi i mandatit te tyre te ishte pikerisht tani, kur vendi yne gjendet ne buze te gremines, por ende ka shpresa per te shpetuar. Per kete arsye duhet te votojme te gjithe per ate parti e cila kerkon ta shpetoj Shqiperine dhe jo per ate qe do ta hedh ne gremine.

  8. sasha says:

    modeli berisha eshte i deshtuar, i shkateruar, i skaduar, me gjithe te keqijat..

    nuk mund te behet ky vend me te korruptuar dhe me njerez te paafte

  9. sasha says:

    berisha e ka bere gjendjen ne vend te mjerueshme dhe te pajetueshme,

    ne jemi aq te “”pasur”‘ sa rrogat qe marim sna dalin as per te kaluar muajin,

    taksat qe kemi po na marin frymen, cmimet qe rriten do na bejne te vdesim urie,

    dhe ekonomia jone po shkon drejt “zhvillimit”

  10. LORA says:

    Vone,tejet vone zoti Ben Mece.Si inxhinier nuk duhej ta besoje kurre e jo me ta mbeshtesje.Nuk ka asnje prerje te perbashket te destruktivit malinj dhe brekedhjere me konstruktivin inxhinier.
    Populli shqiptar ne shumice e hodhi tuc,qe ne Referendumin e 1994-es dhe nuk e votoi me.Ai eshte,ne politike,si produkt i nano-kurvave dhe i juve qe ne turravrapin e pushtetit i toleruat krethemeljen permanente te Shqiperise.

  11. korina says:

    Modeli i Berishes eshte i destuar, e me e keqa eshte se ai nuk ka asnje program qeverises (se ne fakt s’ka ci duhet) e thote une do te perseris po ete mode, me ndiqni, se me rruget do merem prap s’ka gje se populli vuan per buke…Rlindje per modelin me te mire, per modelin e PS qe do te nderroi faqen e historise se qeverisjes ne shqiperi.

  12. Arlindi says:

    ky model ka 8 vjete qe ka deshtuar sepse ky kryeminister ca nuk premtonte premtone rritje ekonoike rritje te punsimit rritje te ekonomise edhe sot ai i dha shqiptarve vetem rrenim edhe dita dites shqiperia vetem deshtonte prej politkave te gabuara te ketij njeriu…
    #rilindje29

  13. iliriTirane says:

    Bravo Ben Mece per zberthimin shkencor, por ki kujdes nga kundershtari idjot???? Te uroj gjithe te mirat dhe demokracia ka nevoje per njerez si ju.

  14. Monika says:

    Tashi thjesht po perpelitet berisha. Jane oret e fundit dhe NE jemi ata qe nuk do e lejojme me te vazhdoje shkaterrimin e metejshem me voten tone ne date 23.

  15. Andresi says:

    Berisha ka deshtuar si politikan dhe si person
    dhe duhet te mesohet me idene

  16. kukudhi says:

    Dua te them vetem dy gjera:

    1. Njeriu qe ka shkruar artikullin, Arben Mecaj, eshte nje nder njerezit qe ka ndihmuar realisht doktorin dhe ka punuar shume prane tij pas vitit 2002 e me pas per ta ringritur ne pushtet.

    2. Ky njeri nuk ka ndare kurre asnje lloj afere me Berishen, ndaj dhe Berisha e ka respektuar gjithnje ne distance pasi e dinte shume mire se Mecaj e kishte teresisht parimor konfliktin me Berishen dhe jo ceshtje pazari. Arben Mecaj eshte nje nder njerezit me te informuar ne Shqiperi, por edhe i pajisur me nje aparat inxhinierik arsyetimi, cka e ben aset te cmuar.

    Respekte per arsyetimin dhe kurajen e tij.

  17. ganiu says:

    Nuk mundet te ndodhte ndryshe i nderuar Arben .
    Historia e shume popujve ka treguar se cdo tradhetar apo diktator ,
    cdo armik i vendit te tij apo i huaj nuk i shmanget dot destinos se pashmangeshme .
    Ky pler e kombit ,ky kerm ka qen verte nji Model me i helmatisur qe mundet ti afrohet nji kombi ne ket shekull ,modeli i nji poshtersie kombetare qe sdo ket liber ta mbaj brenda dot !
    Ky model kerme qe mban emrin sali berisha ..ra vertet si muti nga suma e kombit Shqiptar .

  18. Elba says:

    Ju lumt ajo dore Z Arben.Nje analize brilante.Per cfare shkruan,te gjitha qendrojne.Une do te shtoja se keta Qeveritare te hurit dhe te litarit qenkan te pashpirt.Per me teper I kerkojne Popullit te shprehet me fjale;Po ne jemi te lumtur ore…….dikur dy fallxhore moren nam per bemat e tyre.fjala shkoi deri tek Mbreti.Nje dite te dy u paraqiten ne pallatin e Mbretit.Pasi u pershendeten,Mbreti shtoi.Mund te filloni.E xhveshen Mbretin e gjore,Populli qeshte nen buze.Si po te duken rrobat o Mbret?Oh,oh bukur mjaft bukur shume bukur.Mund te them se pjesa derrmuese e Popullit nuk e ka prekur Demokracine.Me e keqja eshte se,po e identifikon me anarshine.Me tregoni cili eshte fajtori?

  19. kapo says:

    Ne vitin 2006 i nderuari avokat Spartak Ngjela ne debatin e famshem qe pati me hajvanin Sali / midis te tjerave i tha : Eshte lluks per shqiparet qe te kene per kryeminister nje mjek. Dhe kishte te drejte . mbas 23 qershorit ………………………………

  20. zarari says:

    ik mer rrace sigurimsash!

  21. nastradini says:

    SHQIPERIA 2013 E SALIUT NDRYSHON FARE PAK NGA SHQIPERIA E ENVERIT.

    Ka nje tregues kryesor domunues ne vleresimin e zhvillimit ekonomik dhe mirqenies dhe ai quhet GDP per fryme te popullates. Te gjithe treguesit e tjere jane pa vlere reale dhe shpesh perdoren nga politika per qellime mashtrimi. Ne faqen e internetit me poshte vendi yne renditet ne fund te listes me afro 4000 USD ne vit per fryme te popullates qe me fjale te tjera do te thote se sot shqyptret prodhojne ne dite afro 10 USD te mira materiale dhe sherbime. Ne keto nivele po te llogarisim inflacionin ka qene vendi yne ne vitet 1946, 1990, 2000 deri me sot. Kjo do te thote se asgje nuk ka ndryshuar ne trojet shqyptaret nga pikpamja ekonomike. Prandaj o zoti Mecaj djali, nastradini te thote se kot je zoritur kaq shume me fillozofi ekonomike boshe, me shifra dhe grafiqe pompoze sepse mjerimi shumevjecar shqyptar e ka zanafillen tek mungesa e prodhimit shqyptarcilesor me TVSH te larte dhe e integrimit ne tregjet globale, qe eshte i lidhur me injorancen totale ekonomike te BOSAVE te cilet kane qeverisur Shqypnine per 70 vjet me radhe. Rritja ekonomike e Shqypnise berishiste eshte nje mashtrim demagogjik komunist njesoj si rritja e Enverit, sepse Shqypnia sot prodhon kryesisht vetem apo prokukte ashtu sic ja ka falur natyra dhe Zoti nga toka dhe nentoka te paperpunuara. Manifaktura e fasoneve eshte demagogji mashtrimi se shfrytezon vetem krahun e lire te punes dhe nuk fut asgje ne arken e shtetit. Investimet ne rruge dhe asfalt jane skandaloze sepse behen kryesisht me borxhe dhe kosto shume me te larte se vendet e rajonit, qe tregon degjenerimin e shtetit. Per cfare modeli Berisha behet fjale? Kur pothuaj asgje nuk ka ndryshuar ne trojet shqyptare qe nga Koha e Qepes e Enver Hoxhes? Shiqoni dhe studioni o milet i paditur faqen e poshteme te internetit me GDP-ne per fryme te vendit tone qe te bindeni per vertetesine e fjaleve te nastradinit dhe duhet te besoni se jeta juaj do te filloje te permiresohet vetem kur ky tregues esencial do te filloje te levize nga shifra 4000 USD per fryme e siper. Kjo kerkon politike dhe politikane te rinj me shkolle dhe dijeni profesionale ekonomike perendimore, jo injorante pa shkolle, pinjolle komunistesh, qe dine te flasin llafe boshe tere diten si demagogjia enveriste. Shiqoni o milet faqen me poshte te internet dhe krahasoni se ku gjendeni ju ne Boten tone.

    http://en.wikipedia.org/wiki/List_of_countries_by_GDP_(nominal)_per_capita

  22. GjonMazo says:

    Zoti Mecaj,

    Në Shqipëri nuk ka pasur demokraci që në ditën e parë të Ndryshimit të sistemit…

    “Komunizmi” në Shqipëri ishte e kundërta e demokracisë, pra ngrihej mbi mohimin e lirive dhe të drejtave të individit, dhe prapa këtij mohimi qëndron masakrimi i një kombi të tërë. Mbas 1945-ës nuk është se u asgjësuan vetëm bashkpunëtorët e pushtuesit, por dhe po të ishe në gjendje të mirë ekonomike, fetar apo intelektual. Pra këdo njeri me integritet e moral e priste o pushkatimi o burgu. Çfarë demokracie mund të vendoset kur shtypësit nuk u kërjojnë ndjesë viktimave të pafajshme?! Kur nuk ndërmerret asnjë fushatë dekomunistizimi ndaj shpëlarjes së mendjeve të shqiptarëve për 45 vjet?! Kur nuk përçapet të ndriçohen tri gjëma të mëdha kombëtare me pasoja direkte në shkatërrimin e individit: a. nxjerrja jashtë ligjit e besimeve fetare, b. ndalimi me ligj i mbajtjes së gjësë së gjallë, c. heqja e avokatëve në sistemin e drejtësisë.
    E thjeshtë, zotëri: shumica dërrmuese e njerëzve me status të lakmueshëm në sistemin “komunist” nuk mund ta bënin këtë. Megjithatë, po të lexosh gazetën ‘Liria’ të të përndjekurve polikë 1992-1998, do të shikosh plot kritika e mendime të themelta kundrejt demokraturës të instaluar më 1992…
    Zotëri, “komunizmi” ishte i keq kryesisht jo sepse ishim të varfër, por se nuk gëzonim liritë dhe të drejtat tona qytetare themelore. Dhe sot e kësaj dite, asnjë televizion shqiptar nuk ka dhënë për 23 vjet qoftë një përmbledhje të shkurtër të këtyre lirive e të drejtave themelore të hartuara në Kartën e OSBE-së e dokumente të tjera ndërkombëtare. Pra, errësirë. Këlyshët e 8 Nëntorit 1941 janë të djallëzuar por jo të mençur…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje