Situata e rëndë e financave të shtetit, ka bërë që Ministria e Financave të marrë masa për të ngrirë shpenzimet.
Drafti i bërë gati nga ekspertët ndalon çdo prokurim të ri publik për investime dhe ngrin shpenzimet për dieta e udhëtime të administratës, bën me dije TCH.
Për pesë muajt e parë të vitit, qeveria ezauroi 80 për qind të gjithë kufirit vjetor të huamarrjes së brendshme, ndërkohë që në qershor shifra është rritur edhe më shumë.
Rëndimi i situatës financiare të qeverisë është edhe më i pamenaxhueshëm tani. Pas humbjes së zgjedhjeve, qeveria e rënë nuk e ka më mandatin për të ndërhyrë në buxhet. Gjasat janë që rishikimi i detyrueshëm i buxhetit të ndodhë në muajin tetor nga qeveria e re./b.l