Berisha dhuron lagunat për klientët e tij duke ikur

30 Qershor 2013, 20:05Ekonomia TEMA
Berisha dhuron lagunat për klientët e tij duke ikur

 

Sali Berisha po përpiqet të përdor qëndrimin në detyrë për të shpërdoruar pasuritë kombëtare dhe për të bërë ndere personale për klient të Familjes së tij. Kështu ai ka shpallur një sërë koncesionesh për dhënien ne përdorim ë hapësirave për peshkim në disa laguna të Shqipërisë, të cilat po I lecenson këto ditë.

Së pari, procedurat bazohen në “Ligjin për peshkimin”, ndërkohë që të gjitha procedurat lidhen me kultivimin e peshkut dhe si të të tilla duhet të mbështeten në “Ligjin për Akuakulturën” që nuk është miratuar ende.
Po ashtu procedurat e konkurrimit per leje te ngjajshme duhet te miratohen me pare me një vendim te qeverise, por edhe kjo gjë nuk ka ndodhur ende.
Ndërkohë midis lejeve të ndryshme ka cenime të rënda të zonave të mbrojtura. Ja disa prej tyre:
1. Saranda, Gjiri i Armurës
Bazuar në VKM rr. 693, datë 10.11.2005 “Për Shpalljen e kompleksit ligatinor të Butrintit “Park Kombëtar””, gjiri i Armurës është Zonë qendrore e ruajtjes së biodiversitetit, e shënuar në hartë me “A”, që përcaktohen si zona me vlera të mëdha për natyrën dhe biodiversitetin. Në këtë zonë zbatohet shkalla e parë e mbrojtjes, pra nuk lejohet asnjë lloj aktiviteti ekonomik.
2. Kurbin, Zona ligatinore Patoku i Vjetër, djathtas derdhjes se lumit Mat
Në kundërshtim me germën “a” të pikës 4, të VKM Nr.995, datë 3.11.2010 “Për shpalljen “rezervat natyror i menaxhuar” të ekosistemit natyror ligatinor të Patok – Fushëkuqe – Ishëm” Në këtë zonë zbatohet shkalla e parë e mbrojtjes, pra nuk lejohet asnjë lloj aktiviteti ekonomik.
3. Lezhë, Laguna e Merxhanit- ne zonën ujore Gjerdath,
Në kundërshtim me germën “a” të pikës 4, të VKM Nr.432, datë 28.4.2010 “Për zgjerimin e kufijve të rezervatit natyror të menaxhuar Kune-Vain-Tale”. Në këtë zonë zbatohet shkalla e parë e mbrojtjes, pra nuk lejohet asnjë lloj aktiviteti ekonomik.
4. Lezhë, Laguna Vain, Zona e Zajes, vendi i quajtur Beltojë
Në kundërshtim me germën “a” të pikës 4, të VKM Nr.432, datë 28.4.2010 “Për zgjerimin e kufijve të rezervatit natyror të menaxhuar Kune-Vain-Tale”. Në këtë zonë zbatohet shkalla e parë e mbrojtjes, pra nuk lejohet asnjë lloj aktiviteti ekonomik.
Ditën e premte, datë 28 qershor, janë mbledhur sekretari i përgjithshëm (MV), drejtori i përgjithshëm (AM) dhe drejtori i pershkimit (PC) per te mbyllur procedurat.

E gjithë kjo është në kundërshtim me ligjin dhe një veprim korruptiv që mund të anulohet nga qeveria që ka fituar zgjedhjet.

Edi Rama paralajmëroi kryemisntrin në detyrë disa ditë më parë të ndal këto veprime, ndërsa deputeti Ilir Beqja I ka denoncuar sot publikisht.

 

10 komente në “Berisha dhuron lagunat për klientët e tij duke ikur”

  1. alban4eva says:

    nuk duhet te na duket cudi, S-halè serbi perpara se te largohet do permbushe misionin e tij, ate te shkaterrimit te krejt Shqiperise. mungojne edhe dy muaj, ka kohe plote per te kryer misionin e tij deri ne fund. prandaj edhe qeveria e re nuk po hyn ne fuqi menjehere, sepse S-halè vrasesi ka plane te tjera..!!

    1. Wendy says:

      Lexo dhe artikullin me Llogarane, ka shitur nje nga vendet me te bukura aty ,PLEHRA .

      1. DINO says:

        Ja cfare ben plehra para se te largohet dhe me e bukura disa budallenje ka lotuar kete qelbesire qe nuk ka lene gje pa shitur dhe ska lene vend pa shkaterruar.

        Per fat te mire populli shqiptar vendosi ta largoj para se te jete vone!

  2. veriori says:

    Me qene se ujku i vjeter , kryehajduti Ilir Meta , nuk do te jete ne perberje te qeverise se re , le te shpresojme qe nuk do kete ndonje ndikim te madh ne te (qeveri) , ndaj dhe Edi do beje me te miren siq ka premtuar gjate fushates zgjedhore . Per Ato prapesi qe ka bere qeveria Berisha nuk jane vetem gabime , por faje te renda , ndaj dhe shume prej tyre duhet t’i kalojne gjykimit te drejtesise ne menyre qe ajo ta thoje fjalen e saj dhe te beje detyren ne perputhje me ato qe i kerkohen ne nje shtet me demokraci te vertete .

  3. besa says:

    futeni ne burg ate pleh

  4. kalciani says:

    Ka bere vaki disa here,kur te majtet marrin pushtetin,me nder ia rruajne te djathteve qe kane plackitur c’fare kane dashur!Kjo per pasoje,pasi e majta,de fakto nuk eshte europiane,por permes tolerimit per ata qe kane shkelur ligjin,gjoja duket moderne dhe perendimore.Me sakte,as te pallojne,as te leshojne,por mbajne ate surratin e paqes se bashkohorit,ne kurriz te hajduterise dhe kusarise ndaj pasurise se shqiptareve.

  5. adri says:

    Edi Rama duhet te deklaroje qe do te anuloje cdo verpim te kryer nga qeveria dhe ministrite pas dt.23.qershor 2013 si dhe qe do te dergoje ne ndjekje penal per cdo veprim te paligjeshem qe ka bere sali berisha nga viti 2005 e deri sot ne qeveri qe nga shberdorimi i pushtetit si dhe financave publike ne rrugene kukesit me prishjen e mbikalimit tek zogu i zi etj etj ne te gjithe shqipeine egjate gjithe kesaj periudhe me sali berishe me lulezim bashe me genc rul e te gjithe abuzuesit.

  6. Denisi says:

    Z EDI RAMA:

    NESE QEVERIA JUAJ DO TI LEJOJE TE GITHE KETA SHKATERIMTARE TE VAZHDOJE TE COPTOJNE VENDIN TONE,ATEHERE JU PAS KATER VITESH DO TE MBANI PERGJEGJESINE E HUMBJES….

  7. d.ademi says:

    edhe ne durres i biri po nderton nje universitet tek nish cigare pa leje!

  8. Shqiptari says:

    PSja duhet te dali urgjentisht te deklaroje se mbas dt23Qershor cdo vendim qe merr kjo Qeveri eshte e pa vlefshme,pamvaresisht se e ka deklaruar gjate fushates se zgjedhjeve.Tju behet e qarte te gjitheve atyre qe i marin me koncesion apo ne cfaredo menyre tjeter,qe kjo qeveri eshte e jashteligjeshme keto dy muaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje