Miliona "dollarë" nën tokë

6 Korrik 2013, 10:09Ekonomia TEMA

Shqipëria ka në nëntokën e saj miliona ton minerale të pashfrytëzuara ende. Nxjerrja e tyre përkthehet në miliona dollarë të ardhura për buxhetin e shteit, që vijnë nga renta minerare, pagesa e taksave, apo punësimi. Adil Neziraj, Drejtor i Përgjithshëm i Politikave, në METE në një intervistë për AS, tregon sa milionë ton janë rezervat e kromit, bakrit, hekurnikelit dhe naftës.

“Janë rreth 40 milionë ton krom të pashfrytëzuara, pjesën më të madhe të rezervave e ka masivi i Bulqizës dhe një pjesë Kukësi dhe Tropoja. Bakër- duhet të jenë mbi 50 milionë ton të pashfrytëzuar; hekur-nikel janë mbi 300 milionë ton”- thotë Neziraj.

Ndërkohë, deri më tani janë nxjerrë nga nëntoka 50 milionë tonë naftë, 10 miliardë metra kub gaz, 38 milionë ton qymyr.

“Rezervat e naftës janë të konsiderueshme. Ka rezerva- rreth 430 nanometro kub, ndërkohë që shfrytëzimi është shumë bërë pak nga kompanitë e huaja që operojnë në Shqipëri”- thotë Neziraj./b.l

7 komente në “Miliona “dollarë” nën tokë”

  1. Jack says:

    Ja edhe nje injorant tjeter i Saliut! Ka ndonje me fillore te me spiegoje se cdo me thene “nanometro kub” rezerva? Kam mesuar ne fillore qe “nano” do te thote shume e vogel, xhuxh ne gjuhen popullore dhe sa per shkence do te thote 0.000000001 metra kub. E kuptoni se sa rezerva ka shqiperia sipas ketij filloristi!

    1. Vlora says:

      dhe me e forta qendron se keta “staticienet’ e saliut nuk e thane per 8 vjet qe e shfrytezuan kete “miniere” shqiptare por e thone tani me te ikur.

      ha ha ha ha me kete duan ti tregojne rames qe shif se cfare pasurish po te leme.

      po tja hidhnin kollaj ketij populli, nuk do tju ishte vene druri por do te vazhdonin me plackitjen e tyre.

  2. lili says:

    Millions tonelat nafte….po par et ku Kane shkuar? Qajne per par et qe vodhi mbreti e nuk shohin milliardat qe na vjedhin ashiqare bashibuzuket e qeverise…..pasuria e nentokes eshte bâ sot pasuria e politikaneve,duhet nje re solution tjeter qe te behet prape pasuri shteterore e te shfrytesohet per begatine e shqiptareve e jo me e Dick cheneve apo reekerave te sotshme…..

  3. Genti says:

    Mbase eshte gabim i gazetarit. Por z. Neziraj do ishte mire ta linte ne heshtje sepse kopeja e re me hajdute e mafjzoe me pushtet do te filloje piraterine njesoj si paraardhesit e tyre. Pa u shporrur nga pushteti felliqesirat e felliqesirave te komunizmit nuk mund te kete Shqiperi.

  4. 2n2=4 says:

    meso sistemin metrik pastaj shprehu !::!!!

  5. ALBATROS says:

    AH MORE PLEHRA QE DONI TI NXIRRNI TE TERA NE SHITJE PO A E DINI JU QE GERMIMI I TEPERT NEN TOKE PER MINERALE GAZ APO NAFTE DHE SHFRYTEZIMI PA KRITER I TYRE SHKAKTON TERMETE DHE NDOTJE TE PAPARE TE MJEDISIT? PO CDO GJE BEHET ME PLAN QE MOS TE SHFRYTEZOHEN MENJEHERE DHE TE NA SHTRYDHIN TE HUAJT SI LIMONI DHE TE IKIN PASTAJ, KOT NUK KISHTE PLANE 5 VJECARE PARTIA E PUNES ASHTU SIC KA DHE KINA SOT

  6. KASAPI says:

    shpresoj qe keto pasuri te rrine sa me shume ne nentoke deri kur te kemi nje sistem te ndershem ky zotnia po na flet per eksportin dhe po na tregon qe mineralet e eksportuara eshte jane tot. une besoj se as 10% e sasise deklarohet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje