Pasi ka mbajtur hapur thesin gjatë fushatës, Ministria e Financave ka vendosur që ta mbyllë atë tani, duke lënë me gisht në gojë edhe ata që kishin shpresuar për rritje të pagave dhe pensioneve, ashtu siç ishte premtuar nga kryeministri në detyrë, Sali Berisha, gjatë fushatës elektorale.
Edhe pse ka pasur një vendim të posaçëm të qeverisë për këtë çështje, Ministria e Financave ka vendosur që të rrëzojë projektin, duke ia lënë në dorë qeverisë së re që të bëjë ç’të dojë me këtë çështje.
Ndërkohë ulja drastike e të ardhurave në buxhet ka bërë që Ministria e Financave të ngrijë të gjitha shpenzimet e administratës.
Ndërkohë, nga data 12 deri 30 korrik 2013, qeveria nuk do të kryejë dot asnjë veprim financiar, për shkak të fikjes së sistemit kompjuterik që mundëson aktivitetin e financave në Republikën e Shqipërisë.
Bode vë në dijeni institucionet buxhetore se nga data 12 deri 30 korrik do të kryhet “procesi teknik i instalimit të versionit të ri të Sistemit Informatik Financiar të Qeverisë (SIPQ) kalimi
nga versioni EBS11 në versionin EBSR12, sipas kontratës ndërmjet Ministrisë së Financave dhe kompanisë ‘Infosoft System shpk’ për menaxhimin e veprimtarisë financiare në kushtet e pamundësisë së përdorimit të SIFQ”./ep
gjithmone te djathtet kane ikur nga pushteti duke lene pas vetemshkaterrim dhe financa te shkaterruar sa duhen vit qe te riparohen pasojat e qeverisjes se tyre te papergjegjshme. deri tanivec heqjesnga qeveria s’kane mbajtur asnje pergjegjesi ligjore. te shohim kete here.
Ky akt tregon me se miri qe qeveria ne ikje ka bere me taksat e shqiptareve cfar ka dashte. Duhet patjeter qe qeveria e re ,te beje transparence para popullit ,te gjitha veprimet financiare te shtetit. Te vihen para pergjegjesise ligjore te gjithe ministrat qe kane abuzuar me parane e popullit. Kjo tregon qe ekonomia shqiptare qe paraqiste berisha ,ishte e rreme. uroj qe kjo mos te ndodhi ne te ardhmen.
Nuk ka asnje diskutim por vetem hetim atyre qe e kane cuar vendin ne kete gjendje. Diku duhet te dale pergjegjesia se per ndryshe na mori lumi. Keshtu ndodhi ne 97 dhe nuk u pergjigje njeri keshtu prape do te ndodh valle? Kush ka qene ai qelbesire qe ka bere dicka te tille te futet brenda qofte ky Saliu apo Bodja. Ka ardhur koha per tu ndeshkuar kush e ka cuar ne kete gjendje financen shkerdhatat e mutit.
Ne 97-en,dogjene e shkateruan cdo gje,tani kemi nje realitet te renduar,por jo te djegur dhe te shkateruar.
Sistemi berishjan,duhet te shkermoqet i pari.
Gjithe piramida e militanteve duhet te rexohet,eshte ndertim pa leje ne “bregdet”.
Sistemi i drejtesise duhet te funksionoj jashte skemes se korupsionit,te ndiqet vije e ashper per ata qe devijojne zbatimin e ligjit.