Pajtim Bello: Situata energjetike, si në ’96-97. Do rrimë pa drita për shumë kohë

13 Korrik 2013, 16:12Ekonomia TEMA

Ish-zëvendësministri i Energjetikës, Pajtim Bello, thotë i alarmuar se situata energjetike është e njëjtë si me atë të periudhës ’96-97, kur Shqipëria u fut në një krizë të madhe. Sipas tij, për shkak të situatës së krijuar, do të rrimë për shumë kohë pa drita.

Bello, duke folur për “A1 Report”, është shprehur se gjendja alarmante që ka mbërthyer sistemin energjetik në vend, është pasojë e sundimit që kryeministri Berisha, bashkë me intitucionet e tjera i kane bërë kompanisë CEZ Shpërndarje.

“Që prej 6 muajsh CEZ Shpërndarja është nën sundimin e klaneve politike e familjare të Sali Berishës. Kjo situatë e rëndë është rezultat i një bashkëpunimi kriminal kryeministri- Ministri e Ekonomisë- Bordi i Entit Rregullator të Energjisë dhe stafi i Administrimit Shtetëror të Sait Dollapit. Humbjet elektrike në rrjetet e shpërndarjes e kalojnë nivelin 52% dhe kalojnë mes 52-55%, një situatë që ka qenë në krizën e 96-97, ndërsa arkëtimet që në muajin qershor kanë një rezultat katastrofik. Janë arkëtuar vetëm 2.7 miliard lekë, kur në qershorin e 2012 janë arkëtuar 3. 1 miliardë lekë. Do të rrimë pa drita për shumë e shumë kohë. Do të kemi një sistem të nxjerrë nga binarët”, thotë i shqetësuar Bello.

Ai ka vijuar akuzat, duke thënë se kjo qeveri nuk ka respektuar asnjë ligj të vendit dhe Entit Rregullator.

“Nuk zbatohet asnjë ligj i shtetit dhe as vendimet e Entit Rregullator të Energjisë. Në këto muaj janë tenderuar dhe blerë 7 milionë euro materiale pa respektuar as ligjin e prokurimit publik dhe as të ERE. Janë blerë 46 milionë euro energji elektrike nga CEZ Shpërndarje pa zbatuar ligjin e prokurimit publik. Në këtë moment duhet një dorë t’u thotë ndal këtyre drejtuesve të institucioneve. Ndal, ndal se po bëjnë një krim jashtëzakonisht të rëndë. Nuk është vetëm se po përkeqësojnë situatën elektrike, por po shkatërrojnë sistemin energjetik të vendit”, u shpreh Bello./b.l

18 komente në “Pajtim Bello: Situata energjetike, si në ’96-97. Do rrimë pa drita për shumë kohë”

  1. Filluat kaq shpejt me justifikime? says:

    Pordhe me rigon ,Sali maloku se bashku me maloket e tij ishin ndyresira por nuk e nderprene energjine per 8 vjet qe ishin ne pushtet,mua nuk me duhet se cfare ka bere saliu por dua qe te mos me nderpritet drita, se perndryshe do fitoni urrejtjen time dhe besoj te shume te tjereve dhe do veni per lesh shume shpejt,ju u zgjodhet qe te ritet cilesia e jetes dhe jo te vemi prapa se do ishte kulmi qe te justifikoheni per nderprerjen e energjise me korupsionin e sotem malokist.

    1. salifi says:

      doli ne skene ki koqja mo ……kontorno te bukur keni gjetur specialist i mbaruar ki mo

  2. devolli says:

    Ore skeni fytyre te ankoheni sepse aleati juaj Ilir Meta e ka pasur ministrine e ekonomise 4 vjete. Skeni kujt tja vini fajin. Ose vijani fajin Ilir Metes ose mbajeni vete. Boll e drodhet si kur..a per Ilir Meten.

  3. Me siguri nga muaj shtator , mase kur ta marri ne dore situaten Ilir Meta te lene per gjysem kur ishte ne krah te Berishes ,tani edhe ne krahun tjeter , do vjedhi dhe me shume , ne menyre qe edhe ate pjese te politikes shqiptare te mbetur e pa korruptuar edhe ajo te behet e tille , zhvatese e c’do vlere monetare dhe materiale ,prone publike .

  4. Ermal says:

    SA MIRE TIA BEJNE KTI MILETI QE VOTON RILINDJEN PA DRITA TI LEJ GJITHE DITEN

    1. Kadriu says:

      ERm.. ne themi mos te na leri naten pa drita se diten eshte dielli,e merr vesh ti qe lutesh te ngelemi pa drita diten.

  5. kapo says:

    Ne cfare vitesh ke qene ne qeveri ti zoti bello se un mbaj mend qe krizen me te madhe energjitike ky vend e pati qe nga tetori i 2000 e mbas 2001 filloi shpqerndarja me kufizime.Deri ne 2000 krizat ishin vetem nga rrjeti i keqmbajtur po qe ne tetor te 2000 u zbraz fierza per here te pare dhe qe atehere u diskutua blerja e korentit nga jashte per arsye se vendi nuk i kishte mundesite per te prodhuar energjine e nevojshme dhe humbjet ishin te medha, dhe mbas 1 a 2 vitesh u arrit dhe tte hiqen sahatet nga shtepite e njerzve qe te vidheshin rregullisht deri me sot . A po ju jeni nje mal me horra qe vetem plumbi jua zgjidh hallet o hale burre.
    A se harrova ka patur dhe nje krize nga fundi i 84 a 85 kur ka qene shoku ramiz ne krye sa mbaj mend 1 ndeshje luante partizani me lushnjen e u mbush stadiumi plot se kishin filluar kufizimet po atehere nuk e di si ezgjidhen kelushet e kyq ate pune.

    1. Argita_B says:

      Pajtim Bello ben pjese te ata te pakte specialiste qe njohin sistemin energjitik shqiptar, eshte njeri kopetent, puntor dhe i ka kushtur thuajse gjithe jeten e tij energjitikes shqiptare.
      Eshte kollaj te shfryhesh perpara nje ekrani dhe ti ngarkosh nje njeriu te vetem keqmenaxhimin e energjitikes shqiptare.
      Problemi energjitik eshte shume me i komplikuar se sa po do ta paraqesesh me siper.

      Qe nga viti 1985 kur perfundoi Komani, ne Shqiperi nuk eshte ndertuar lme thuajse asnje burim i ri prodhimi energjie elektrike. Qe nga 1990-ta, konsumi i brendeshem u trefishua, pra prodhimi aktual shqiptar nuk permbush dot me nevojat e tregut, importi mbetet alternativa e vetme afatshkurter dhe per kete se ka fajin Pajtim Bello.

      Rjeti shperndarjes shqiptar eshte tejet i amortizuar, transformatoret kane humbje te medha pasi jane tejett te ngarkuar dhe su behet me thuajse fare rimont kapital si ne kohen e komunizmit, pra humbjet ne rrjet jane anormalisht te larta, katastrofike.
      Nga 1997 kur Shqiperia doli nga nje lufte civile, Kesh pesoi pasoja te renda pasi mos pagesat e fakturave arriten nivele te paperballueshme per financat e Kesh-it.
      Bello ka qene vetem zv minister ne Ministrine e Industrise dhe energjitikes ne ate kohe, kryetar i keshillit mbikqyres se Kesh-it, pra nuk ka patur asnje post operacional apo vendimmarres.
      Mund te kete gabimet e veta, po kurresesi nuk mund ti faturohet gjendja katastrofike qe ndodhet Kesh sot.

      1. shqiptari says:

        O Argita, kjo qe shkruan Bello eshte nje kambane alarmi per ne “viktimat” e sistemit. Mesa mbaj mend une (jam i bindur edhe juve), ne kohen e Metes me Priftin, u beme te gjithe specialiste te nivelit te Fjerzes, Komanit, Vaut te Dejes, linjave te transmetimit, e te tjera si keto.
        Ajo qe me shqeteson mua si qytetar eshte se Bello po pregatit terrenin (filloi te na stervise perseri)e nje erresire te mundeshme. Nese keto jane kapacitetet e Rilindjes, atehere mjer ne!
        Nese Saliu na mbajti me drita 8 vjet, keta s’duhet ta mendojne ne asnje menyre qe te na kthejne ne Kohen para Saliut. Masa e pare qe duhet te marrin eshte te largojne Meten nga ky sektor jetik.

  6. Zef Kallami says:

    Tamam si ne ato kushte te 97 PS mori pushtetin.Po keshtu dhe sot te njejtat kushte.Ndersa superfuqit ikin me valixhe ne Rinas me kujdestar Fazllicin.

  7. kel ukaj says:

    Jam i vetmi qe kam pas idene origjinale qe se Berisha fiton falimentimi i shqiperise eshte i sigurte. Nuk do kishte pensione rroga etj etj. Populli ka votuar per rilindjen me vjen keq duhej te votonte per falimentimin. Aty ku e ka çuar shqiperine Sali QENI eshte aq e veshtire sa nuk ka pothuajse zgjidhjeje. Shqiptaret mendojne se ne NATO e levizjen e lire pa viza e ka bere Sali Berisha. Nuk eshte aspak e vertete. Hyrja ne NATO eshte teresisht merite e socialisteve dhe jo e Salise. Se do te ishte merite e Salise Shqiperia hynte ne NATO ne 1992-1997. Socialistet, pa dyshim se jane me shume Europiane se Sali QENI kete e ka kuptuar SHBA dhe Brukseli.

  8. Aqif Qiwach Karaburuni says:

    E ktheu sala shqipnin ne koh te gurit pas a?
    Majmunet e shpellave po nostalgjojn
    Se ne shpell jan te lumtun shpellaret
    Se atje rrijn si lukuni hijenash me nji prijs mbi krye.
    O cecena
    O shpellare
    O hijena
    Grsbitqare
    Plumb do hani
    Edhe kare
    O salqena
    O shkerdhare

  9. Jufuckjuropt says:

    Mir ti bohet shqiptarve
    Le ta kapin salen dhe t ja bojn si gadafit se ai e ka fajin.
    Po su vendos drejtsi let te mos ket as shqipni

  10. Petro Labi says:

    Keto jane kembana qe bien per gjendjen katastrofike te CEZ Shperndarjes, por nga kjo kategori keto gjera priten. Ata duan qe cdo gje te veje zero dhe te groposet. Mbi ta duhet te veprojne ligjet, te veproje drejtesia.
    Po cila drejtesi?
    Qeverise se Re ju dha vota mbare popullore, mbeshtejen e ka te filloje pa humbur kohe te rindertoje ato qe shkatrimtaret po veprojne cdo dite. Ata po gerthasin dhe hiqen si fitimtare, por kur te vene ne ate ” Filaqine” do ta shohim mire trimerine e tyre. Le te veprojne dhe nje muaj e gjysme, sa e kane shkatruar s’kane c’far te bejne me.
    Z. Bello , e kuptojme shqetsimin tuaj dhe bashkohemi me kete shqetsim, se Sistemi Energitik ne Shqiperi sic thua ka dale nga ‘binaret’, do ta paguajme edhe kete borxh qe trashgojme nga ky klan kriminal.
    Kemi besim se Ekipi i Ri i Rilindjes do t’ia dale mbane, kurrajo, guxim e vendosmeri kudo e per gjithcka.
    Deshirojme t’iu shohim ne kabinetin e ri qeverises sepse ne qe ju kemi ndjekur jeni nje kuader i zgjuar, i devotshem , i perkushtuar per punen dhe i ndershem dhe nje njohes i mire jo vetem i energjitikes por edhe gjeologji- minierave .
    Shpresojme t’iu shohim ne Shtator ne Kabinetin e Z. Rama.
    Me konsiderata
    Petro

    Ottawa, Canada, July 14, 2013

  11. prel says:

    Kush nuk e kupton se Sistemi Energitik ne Shqiperi ka dale nga ‘binaret’, se ne fakt vete shteti kishte dale nga binaret; shqiptaret eshte fakt se kane nje borxh te madh te trasheguar nga klani kriminal i hajduteve./ Shqiperia do te rilinde dhe do te ece perpara kjo eshte e sigurt. Besimi i pari me djem si Zoti Bello SHQIPERIA DO TE ECE PERPARA.
    Besoni se vetem njerez te zgjuar, te perkushtuar, njohes te thelle te energjitikes se sfilitur shqiptare, do ta kthejne ne drite si europianet.Nji porosi per eliten fituese te 23 qershorit. Punoni me perkushtim dhe per popullin jo si ata qe iken.Respekte

  12. D.Jaho says:

    Ai popull ate jete meriton,qe kur mbron ala enver kasapin.

  13. rilindja says:

    Ne burg Sahit Dollapi
    Ne burg Drejtori i KESH
    Ne burg Drejtori i ERE
    Pastaj e shikon ti, do te diskutojme me per drita apo jo!!
    Ne 2013 te diskutojme per energjine !!!!!!!
    Kane vjedhur sa kane dashur duke blere shtrenjte dhe shitur lire.
    Nje Task Force e spacializuar ne KESH, ERE dhe CEZ dhe te shohesh si ti shkoje bytha shtrember hajduteve te lekeve te popullit.
    RILINDJE ME CDO KUSHT NGA REGJIMI I SALEH SULLTANIT.

  14. Apotema e nje emerimi. says:

    Lexova shume prej komenteve te mesiperm ne lidhje te intervistes se dhene nga Z. Pajtim Bello qe sic e konsiderojne disa si nje nder specialistet e energjitikes, disa te tjere te sektorit te minierave dhe ka nga ata qe e konsiderojne edhe si specialist te sektorit ekonomik, diplomatik e pse jo dhe te publicistikes me kaq intervista qe ka bere Z. Bello nder vite.

    Nuk kam pse te bej ballafaqime individesh apo subjektesh partiake.
    Por Zoti Bello flet here here per sektorin energjitik qe jo me pak e deshiron si post vete aq me teper kur njeri prej ministrave nga ku varet CEZ eshte ministria e energjitikes (Z. Gjiknuri), ku Z.Bello i uron suksese e cila nenkuptopton nominim per ndonje post ne nivel drejtues.
    E njejta ndodh ne Sektorin e hidrokarbureve apo te minierave e deri tek aviacioni dhe domosdo eshte e natyrshme pasi:

    1. Te dalesh nga bankat e shkolles dhe te behesh drejtor direkt ne kohen e PPSH nje nder te tillet eshte Z. Pajtim Bello.

    2. Te jesh per 11 vjet Zv. Minister (ekonomise dhe energjitikes) Z. Bello e ka patur shansin te jete.

    3. Per 8 vite ne opozite ku pjese e Zhvillimit ose rrenimit te sektorit energjitik ishin edhe dheniet me koncension, nga ku ne 7 vitet e fundit Z. Bello ska lene perroske pa “projektuar” por meqe eshte kaq mendje ndritur shkoni ne terren ose AKBN dhe shihni sa eshte numri i konflikteve te krijuara nga Ky Inxhinier, specialist apo ekspert, ku jo ne pak raste sot gjenden neper gjykata.

    Si finale kemi qe Z. Bello qe e njeh kaq mire sektorin energjitik nuk qan shume hallin e popullit sepse nuk eshte i te njejtit nivel madje as me shume prej anetareve te PD qe ishin ne pushtet prej 8 vitesh nuk mund te krahasohet. Mos harroni se me Z. Sajmir Tahiri nuk ndahet vetem interesi partiak por edhe ai i bisnesit te ilaceve (pse jo dhe kontrabande).

    Mund ta pyesni Z. Bello sa jane te ardhurat Tuaja vjetore, nga sigurohen keto te ardhura dhe sa prej tyre jane te deklaruara neper organet kompetente.

    Sa jane taksat vjetore qe Z. Bello paguan per asetet ne pronesi (te pakten taksa vendore + uje + drita) per 2 Shtepi dhe ambjente me qera.

    Ps: Ky popull permendet per zgjuarsi, vereni ne pune. Qeverise ti urojme suksese por populli duhet te beje nje opozite te forte sepse qeveritare te cdo force partiake e kane te gjithe trupin te zhytur ne korrupsion dhe krime te ndryshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje