Qeveria merr borxh 25 miliard lekë

9 Korrik 2013, 10:56Ekonomia TEMA

Qeveria ka marre te gjithe shumen e parashikuar ne ankandin e bononeve te thesarit, te zhvilluar nga Banka e Shqiperise. 25 miliard leke ka marre sot hua qeveria ne tregun e brendshem,  nepermjet bonove te thesarit, me afat maturimi 6-mujor dhe 1-vjeçar, raporton Vizion Plus. Ndersa normat e tyre te interesit jane luhatur nga 5 deri ne 5.35 %, nivel ky me i ulet se ai i ankandit te fundit. Ky borxh i qeverise vjen ne nje moment kur eshte marre vendimi i rritjes se pagave dhe pensioneve, efekt qe nuk mund te perballohet nga parate e buxhetit te shtetit./b.l

6 komente në “Qeveria merr borxh 25 miliard lekë”

  1. plaku says:

    Qysh ne nendor 2010, kur ministria e financave nxorri ne tregun e kapitalit boteror bonot e thesarit ne vlere 300miljon dollare me maturitet pese vjet dhe norme interesi 7,5 %, nuk ka nxjerre me bono thesari ne tregun e jashtem boteror.
    Nuk ka nxjerre me sepse :
    1.- Shqiperia eshte vleresuar shume keq nga tre agjensite nderkomobetar te vleresimit. Ne kuptimin qe sa shanse ka qe Shqiepria te paguaje me vone interesat e larta te shitjes se bonove dhe te bonove vete ne fund fare.
    2.- Kuptohet se rreziku stimulon edhe normat e larta te interesit. Sa me i larte eshte rreziku qe investori qe blen bonot shqiptare per marre leket aq me te larta jane normat e interesit.
    3.- Investoret e huaj kane Institute studimi per keto çeshtje. Sala nuk kishte nevoje per Institute studimi sepse, ai ishte vete specialist financjar. Do mbeten ne histori propozimet qesharake te Sales qe ju bente qeverive europjane ne Berlin per tu ruajtur nga kriza sic bente Shqiperia.
    4.- Sala dhe bankat e shkalles se dyte Benin nje loje te ndyre me popullin shqiptar. Bankat nuk jepnin kredi se kishin frike bisnesit dhe nga ana tjeter blenin pa rrezik nga qeveria bono thesari me norma interesi mbi 6%. Mediat ja fusnin gjumit ose nga padituria ose nga se ishin te shitura dhe populli i shkrete e hante.

    Do mbetet gjithashtu ne histori shqiptimin te tmershem dhe qesharak qe i bente Sala gjuhes angleze neper forumet nderkombetare.
    Hiqej edhe si enciklopedik kodoshi. Taksen progresive e quante takse marksiste kur dihet boterisht se, takse progresive kane Amerika dhe te gjitha vendet perendimore. Taksen e sheshte dhe liberale e quante takse e zotit.Shpresoj dhe i lutem zotit qe Shqiperia te mos kete me kurre per kryeminister nje injorant gomar si Sala.

    1. Dean says:

      Plaku?! pershendetje 1 here.
      Problemi,mo plaku,eshte se Shqiperia eshte katandisur ne 1 ” laborator” ku BARBARI i Vicidolit bo eksperimente sa here i don qejfi.Ke ky “laborator”,BARBARI, teston sa here qe i ngrifet,injorancen e vet,kuriozitetin e vet,frikat e veta….e keshtu me rradhe.Por problemi i vertet nuk eshte ai por, me nder teje,te ashtuquajturit Ekonomist dhe Financier,te cilet e shikojne ne kokerr te syrit duke i vu flaken Shqiperise dhe pa piken e turpit merren me “rrezikun” imagjinar te ardhjes ne pushtet te Rames.
      BARBARI nuk e ka per gje fare,te marri borxhe ku te mundet,as per normat e larta me te cilat i merr,por thjesht sa per te “zgjidhur” problemet e momentit.
      Gjith te mirat,plaku.

      1. plaku says:

        Dean,
        Miku im, jam shume dakord dhe te faenderoj per ato qe shkruan. Mendoj se, je dakord me mua ne kuptimin qe, une i kerkoj ndjese popullit tone sepse, e kam share pa te drejte. Populli yne i durueshem, patriot dhe i zgjuar me daten 23 qershor tregoi madherisht se, une nuk kisha te drejte. Edhe une vete gezohem per faktin se nuk kisha te drejte. Populli yne i duruar e hoqi qafe kete horr me emrin Sali Berisha, kete njeri te keq dhe te pa afte.
        Dean, ketu ne Zvicer eshte ora pothuaj nje e nates. Te uroj ty dhe familjes nje dite te bukur neser. Naten e mire, mik.

        1. Dean says:

          Faleminderit,plaku.Je me te vertet 1 xhentellmen ne menyren se si komunikon.Faleminderit.
          Zgjedhjet e fundit treguan se Populli Shqiptar vuan nga mungesa e 1 Elite te mirfillte Intelektuale.Ne fakt,plaku,Shqiperia ka vuajtur jashtezakonisht mungesen e kesaj shtrese pergjat ketij 150-vjecari qe kemi lene pas.Por eshte MEKAT,qe sot,kur rruget e informimit dhe te Dijes jane shume here me te shumta se para 1 shekulli te shikosh 1 klase “intelektualesh”,pa principe,pa dinjitet,pa seder profesionale dhe qe terhiqen zvarre mbi barkun e tyre,ashtu sikurse kan bere gjate gjithe ketyre Dekadave te fundit.
          Tashme,”topi eshte ne rrjeten” e Edi Rames,dhe megjithese jam shume kundra disa hapave te ndermarra nga ky i fundit,sikur aleanca me Ilir Meten,perfshirja ne lista e Koco Kokdhimes,Luiza Xhuvanit(vajze e mire,por jo per kete pune)….etj.,le te shpresojme se dicka ndryshe do filloj e do behet ne Shqiperi.Ne fund te fundit,cdokush e ka te nevojshme te provohet,prandaj mendoj se duhet t’i japim kohen e nevojshme Edi Rames qe te provoje vetveten.
          Edhe une te uroj gjith te mirat,plaku,ne jeten tate personale dhe ne familje.

    2. moni says:

      Plaku,

      Ne lidhje me piken 4. Investimi ne bono thesari (borxhin e qeverise) eshte i hapur si per bankat dhe per publikun. Eshte nje nga aktivitet normale te bankave kudo ne bote qe te investojne ne letra me vlere te shtetit ku jane apo te cilit do shtet qe emeton borxh nderkombetar. Bankat pergjithsisht krijojne nje portofol te tyren duke pasur nje pjese ne kredi ndaj klienteve dhe nje pjese ndaj letrave me vlere etj. Investimi ne bono te qeverise pergjithsisht eshte me pak i preferuar per shkak te normave me te ulta se kreditimi i biznesit apo individeve. Por ne rastin e Shqiperise kur ka risqe te larta nga mospagimi i kredive bankat synonjne borxhin shteteror duke cuar ne nje renie te shpejt te normave te interesit. Aktualisht bonot 12 mujore jane ne nivelin 5.35%.
      Nuk e kuptoj perse thoni qe bankat bejne loje te ndyre ndersa blejne borxhin e qeverise.

      1. plaku says:

        moni,
        Faleminderit per shkrimin civil. Une desha te te thosha keto gjera :
        – Sic kam thene edhe me siper, te vetemet eurobonsa qe, ka shitur Shqiperia ndonjehere ne tregun e kapitalit nderkombetar ishte ne nendor 2010. Per aresyet qe, kam shpjeguar me siper Shqiperia nuk ka shitur me eurobonsa ne tregun e kapitalit boteror sepse nuk ja blen njeri,dora e fshehte te tregut.
        – Bankat dhe shteti bejne nje loje te ndyre sepse, bankat nuk i japin kredi ekonomise reale sepse, kane frike se reziku eshte i madh.Bankat nuk bejne studime per cdo klient te fuqishem dhe m.q.s. blejne bono thesari i bien shkurt muhabetit, shqiptare hesapi.
        Nga ana tjeter neve dime se, banka eshte vendi i takimit midis :
        a.- Atyre qe kane leke dhe nuk dine se ku ti investojne prandaj i fusin ne banke me nje perqindje te caktuar.
        b.- Atyre qe kane idera te mira per te bere nje shtese fabrike ose linje prodhimi, te bejne shtepi, te hapin nje dyqan etj.Keta njerez kane idera te mira por nuk kane kapital prandaj ata vene ne banke per te marre kredi duke hapur keshtu vende te reja pune, rroga per punonjesit, punonjesit kane leke ne xhep dhe blejne, pra rritet kerkesa ne treg dhe tregu rrit oferten.
        Kjo eshte menyra se, si funksjonon kapitalizmi. Ne se ti si banke nuk jep kredi kemi gjendjen qe kemi tani ne Shqiperi.
        Bankat dhe shteti i bien shkurt. Bankat blejne bono thesari nga shteti ( para disa kohesh ishte mbi 6% ),nuk kane rrezik. Te dy palet perfitojne ne kurriz te zhvillimit te ekonomise reale. Shteti merr leke dhe bankat kane fitim pa asnje fare rreziku. Prandaj une mendoj (ky eshte mendimi im )se, shteti dhe bankat bejne nje loje te ndyre ne kuriz te ekonomise reale.
        Une di qe, sistemi i kredtit eshte nje nga faktoret kryesore per zhvillimin e kapitalizmit, pra ekonomise reale.
        Une mendoj se, kjo mund te zbutej ne se Banka e Shqiperise nuk do kisha byla ne administraten e saj. Populli thote me mire te dish se sa te kesh.
        Ne kemi nevoje qe, administrata shteterore e te gjitha fushave te bazohet tek meritokracia dhe jo partizanet partiake.
        Kam mendimin se, administrata aktuale eshte e pa zote dhe e korruptuar.
        Pershendetje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje