Buxheti në krizë likuiditeti, për 6 muaj Qeveria ka marrë 90% të borxhit të lejuar vjetor

16 Korrik 2013, 10:09Ekonomia TEMA

Buxheti është përfshirë nga një krizë e thellë likuiditeti që rrezikon ta vendosë vendin në pamundësi qeverisje financiare për muajt e mbetur, raporton TCH.

Të dhënat zyrtare nga financat tregojnë se deri në qershor, qeveria ka konsumuar 90.1 për qind të huamarrjes së brendshme. Në buxhetin e vitit 2013, Parlamenti e ka autorizuar qeverinë të marrë për gjithë vitin 28 miliardë lekë borxh të brendshëm.

Por deri në fund të qershorit qeveria ka marrë 25.2 miliardë, duke lënë për gjysmën e mbetur të vitit vetëm 2.8 miliardë lekë. Huamarrja e brendshme është instrumenti që i lejon qeverisë të financojë diferencën mes shpenzimeve të përditshme dhe të ardhurave që ajo mbledh nga taksat dhe burimet e tjera.

Kjo do të thotë se me gjendjen aktuale në 6 muajt e mbetur të vitit, qeveria nuk duhet të shpenzojë asnjë lek më shumë nga taksat që mbledh. Për ekspertët kjo është e pamundur sepse aktualisht ë ardhurat nuk financojnë dot as shpenzimet më të detyrueshme të buxhetit, që janë pagat, pensionet dhe interesat e borxhit./b.l

 

 

5 komente në “Buxheti në krizë likuiditeti, për 6 muaj Qeveria ka marrë 90% të borxhit të lejuar vjetor”

  1. plaku says:

    Siper thuhet” Buxheti ne krize likuiditeti”. Une mendoj se, ne duhet te jemi serjoze dhe te kemi kujdes sepse, zgjedhjet e 23 qershorit treguan se populli yne i zgjuar nuk ha bar. Cfare kriize likuiditeti, ministria e financave ( sic eshe mesuar tashme ) do beje tendera per bonot e thesarit dhe do plotesoje kerkesat e saja duke rritur borxhin publik.
    Kuptohet se, kjo eshte nje gje shume e keqe per ne por, jo se do rrezikohet vendi ne pamundesi financjare, sic thuhet ne artikullin siper.
    Kuptohet se, qeveria e vjeter nuk eshte nje qeveri shqiptare por nje qeveri qensh te pa afte qe Duan te zhvatin sa me shume kete popull fisnik.

  2. Rio says:

    Si ka mundesi komentet per nje artikull politik tejmbushen per 5 sec per krizen ekonomike qe po gjunjezon vendin numerohen ne nje dore. Shpresoj qe Edi Rama te bej dicka, sepse mundesite jane po duhen ministra te perkushtuar e jo hajdut te perkushtuar….Ai palluqa e fullanit rri duar kryq….pse 90% e huammarrjes se brendeshme per nje nate e mori ky karafili…ku jan istitucionet qe duhet te vinin frenat.???? Pse Banka e Shqiperise eshte kaq e influencuar nga disa banka te nivelit te dyte???? Te pakten e dim perse qeveria ishte aq e influencuar, per financimet qe merte…po kta cfar kane???? Do doja qe njerzit te ishin me te ndjeshem per kto ceshtje…

    1. plaku says:

      Rio,
      Une kisha keto gjera
      – Ti thua : “Shpresoj qe Edi Rama te bej dicka, ”
      Gjermanet kane nje proverb te bukur i cili thote se, njeriu i ha te gjitha, mund ti pije te gjitha por nuk i di te gjitha. Per mua Edi eshte fat per Shqiperine. Edi nuk mund ti dije te gjitha, Edi nuk eshte si Sala qe i dinte te gjitha. Per mendimin tim Edi duhet te mbledhi reth vehtes njerez specialiste ( qofte edhe duke i paguar me shume se sektori privat) dhe jo partizane politike injorante. Edi shpresoj se, do jete kolegjial dhe per ceshtje teknike te degjoje specialistet e ndershem.
      – Une nuk jam ekonomist, por mendoj se, neve nuk duhet te shajme Fullanin per punen e rritjes se borxhit publik.Krijimi i borxhit te brendeshem nuk eshte bere nga Fullani. Qeveria e korruptuar dhe e pa afte ka shpesh nevoje per leke per te paguar rrogat, pensionet, investimet etj. Kur arka eshte bosh qeveria ( jo banka, por qeveria ) urdhereon ministrine e financave qe te emetoje bono thesari. Ky emetim behet nepermjet bankes se Shqiperise, futen ne treg bonot e thesarit ( me urdher te ministrise se financave) . Bankat e nivelit te dyte blejne bonot e thesarit dhe qeveria e Sales behet me leke duker rritur borxhin publik.
      – Me sa di une nuk ka asnje institucjon qe te frenoje QEVERINE ( jo banken ) qe te marri borxhe.Sala kishte shumicen ne Parlament dhe bente cfare e donte.
      – Une nuk shof ndonje influence te bankave te dores se dyte kundrejt bankaes se Shqiperise ne lidhje me rritjen e borxhit publik te brendeshem.
      – Qeveria e Sales ishte e pa afte, ajo bente investime pa studime paraprake. Merre me mend Sala premtoi se do ngrinte stadiumin e ri te futbollit, JOzi premtoi se do bente godinen e re te parlamentit, Sala premtoi se do bente obeliskun e te persekutuarve politike. Keta nuk jane politikane keta jane aventuriere politike.
      – Desha te shtoj ketu se SOCJALIZMI REAL deshtoi pikerisht sepse, ai nuk ishte ne gjendje te menaxhonte mire shtetin nga ana ekonomike. Barku vjen perpara ideologjise.
      Pershendetje.

      1. Rio says:

        Jam absolutisht dakort me cfar thua. Edhe siper kam then ministra te perkushtuar ne pune. Nuk behet me fjale per fallimentimin e Sali Berishes sepse eshte fakt. E vertet qe Edi nuk mund ti di te gjitha sic bente ky lloj njeriu. Them thejsht qe duhet te ket aftesine te vej rreth tij njerez kompetent qe ta keshillojn dhe ta kundershtojn kur duhet e jo si Flamur Noka me shoke. Pastaj Banka e shqiperise eshte ajo qe ben politikat monetare ne mbeshtejte te politikave ekonomike. Politikat ekonomike saliu i shkatarroi..politikat monetare u perdoren vetem per te shpetuar qeverine. Nese duam te shohim nje zhvillim te vendit tone edhe keto istitucjone duhen prekur sepse duhet te ken pjesen dhe obligimet e tyre. Dhe te pergjigjen per ate qe bejn. Po qe pjesen me te madhe e ka qeveria nuk e mohoj perkundrazi…

        1. plaku says:

          Rio,
          Jam shume dakord me pergjigjen, te feleminderit.
          Te uroj nje dite te bukur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje