Një nga koncesionet e fundit të qeverisë në largim, ai për ngjyrosjen e karburanteve, ka nisur më një skandal.
Siç raporton Top Channel, kompania që ka fituar koncesionin, Global Fluids, ka mospërputhje të mëdha në dokumentet që ofron për importin e ngjyruesve.
Dokumenti i datës 27 maj 2013 është fatura e deklaruar nga kompania në doganën shqiptare për importin e saj të parë të ngjyruesve. Bëhet fjalë për një ngarkesë të nisur nga Hollanda me rreth 3465 litra ngjyrues, për të cilën kompania ka deklaruar në doganën shqiptare vlerën 2 milionë e 938 mijë euro.
Por për të njëjtën ngarkesë Top Channel ka mundur të sigurojë deklaratën e eksportit nga autoritetet doganore të Hollandës. Ndryshimi në vlerë është 157 herë. Sipas deklaratës së lëshuar nga autoritetet hollandeze, vlera e mallit rezulton vetëm 18 mijë e 600 euro. Mospërputhja e madhe në vlerë është konstatuar më vonë nga autoritetet e doganës shqiptare.
Përballë këtij fakti vetëm tre ditë pas zhdoganimit në datën 11 korrik, kompania e ka rieksportuar sërish ngarkesën për në Hollandë, siç tregon edhe dokumenti. Zotërohen pamje të daljes së kamionit në doganën e Qafë- Thanës, ku kamioni është kontrolluar, por jo ndaluar nga autoritetet doganore shqiptare. Këtë herë vlera e deklaruar është 24 mijë dollarë.
Top Channel kontaktoi me kompaninë, e cila ka pranuar mospërputhjet, por i ka cilësuar ato si gabim. Përmes një e-maili ‘Global Fluids’ është përgjigjur se dega e saj në Shqipëri ka deklaruar vlerën reale të mallit, por në dokumentet e eksportit që janë dorëzuar në doganën shqiptare, sipas saj, kompania transportuese ka dorëzuar gabimisht dhe faturën e transportit me vlerë 18640 euro. ‘Global Fluids’ përgjigjet se shumë shpejt ngarkesa do të rikthehet në Shqipëri me dokumentet të reja.
Por ky version ngre një tjetër problem. Pas konstatimit të diferencave në vlerë nga autoritetet doganore, ngarkesa ka qenë në procedurë kontrolli. Sipas Kodit Doganor në raste të tilla mallrat bllokohen dhe nuk mund të kryejnë më asnjë procedurë tjetër derisa të përfundojë hetimi, pra, qe malli te largohet apo te hyje ne treg, ndërkohë që ndodhi krejt e kundërta: kompania u lejua t’i rieskportonte ato.
Nëse autoritetet do të vërtetojnë se kompania ka tentuar të rrisë fiktivisht shpenzimet, për të justifikuar tarifën e lartë që përfiton nga koncesioni dhe për të shmangur taksat, rasti do të përbënte skandalin e radhës në kontratat koncesionare.
Dil e fol per revanshin e Edit tani o Veri!
Dil ne media dhe nxija faqen se ai e ka fajin.
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/04/ver-llapa.html
hollanda eshte vendi me qelbesire per shqiperine
Pse mi arusha apo se ka cbytheruar/shpartalluar Lulken e bashkise???
Dihet qe te gjithe investitoret e huaj qe kane ardhur ne shqiperi kane qene deshtake te felliqur ne vendet e tyre dhe shpejt e kane kapur vetem me gjakun e djersen tone..Duke pare qe drejtuesit e shqiperise politikane e pushtetaret jane te cmendur per para,u fusin pako lek ne duar ketyre legeneve tane dhe fitojne shuma marremendese duke na e futur ne bythe ne popullit idiot qe perkrahim qeverite e politikanet kurva.
Keta tanet vuajne nga kompleksi i inferioritetit karshi te huajve ne veçanti perendimoreve. Nqs kjo proçke do te kishte ndodhur ne kahun e kundert, dmth firma te ishte shqiptare atehere kamioni do te ishte bllokuar pa me te voglin dyshim. Arsyeja e thjeshte eshte se ajo fatura gjoja 2 milion e sa euro do te ishte regjistruar ne kontabilitetin e firmes si shpenzim dhe si rrjedhim do te zbritej, por do te zbriteshin jo 18 000 por 2 milion euro qe do te thote se nje shume e mire e fitimeve te mundshme te firmes do te fshiheshin ne kete pseudo shpenzim dhe si rrjedhoje nuk do te tatoheshin ne fund te vitit kur dorezohet bilanci i firmave ne banken e Shqiperise, qe i perkthyer ndryshe quhet evasion fiskal. Duke qene se kontabiliteti bazohet mbi pjeset justifikuese qe ne kete rast eshte fatura atehere ky mashtrim ligjerohej ne baze te fatures fallco.
Eeeeeeeeee,ky rast duhet te jete therrime per skandalet e doganes shqiptare….para kater viteve isha importues i suksesshem nga shkodra….qekur filluan te aplikojne arbitrarisht cmimet e referencave,me falimentuan…edhe pse neni 34 i kodit doganor te RSH tregon shume qarte rastet kur duhet te aplikohen referencat ne dogana,ligji nuk pinte uje ne doganen e shkodres bile,kur shkova ne drejtorine e pergjitheshme te ankohesha dhe te tregoja dokumentacionin,me thane:juve keni shume te drejte,keshtu eshte ligji por,ja keshtu,kemi rene dakord te aplikojme referencat….!!?? e tmerrshme,nje vend dhe nje administrate qe nuk zbaton ligjin ose me mire;qe vendos vete ligjet si ti doje qejfi duke favorizuar monopolet e tyre…edhe kur i dergova mesazh kryeministrit te athershem,Sali Berishes,dashnorit te se vertetes,nuk me erdhe asnje pergjigje…Ne keto kushte skandaloze zgjodha te votoj shpresen pr nje te ardhme me te mire,per ligj,shtet te se drejtes,PER RILINDJEN…
Si ky qe shkruan artikullin dhe komentuesit ja fusni kot dhe pa fakte. hyri hollandezi ketu dhe doli aty. perse nuk ben nje analize te thjeshte ky meqe e beri kete shkrim . kjo pune eshte fare kollaj. cmimi i bojes se karburantit eshte i njohur ne tregun nderkombetar. ne treg te hapur mund ta blesh dhe me 350$galloni ne USA. = 100$ litri. beni llogarite. mbase hollanda e ka me te shtrenjte nuk dihet.
shumezoje me sasine e prure dhe del vlera. doganieri qe i dha kete shkrimin ketij tipit ose nuk di aritmentike te thjeshte ose ky shkrim eshte paraprtitje per te heq ndonje nga puna se i ka zene vendin dikujt nga keta te rinjte qe duan te korrin e shijne tani.
Sekretari financave ne sekseret e tij te shkojne ne burg.
fabi do te dhena