PS jep alarmin për gjendjen kritike të energjitikës shqiptare. Deputeti Arben Ahmetaj thotë se shkak për këtë situatë të rënduar është bërë keqmenaxhimi i sektorit energjitik.
Sekretari për sipërmarrjen në PS kërkoi ndërhyrjen e Entit Rregullator të Energjisë për të ruajtur parametrat e rezervave ujore në kaskadën e Drinit.
Ahmetaj akuzoi kryeministrin Sali Berisha se në gjendje kritike nuk po lë vetem sektorin energjitik.
Duke iu referuar auditit ndëkrombatër të finacave të shtetit të paralajmëruar nga socialsitët, deputeti Ahmetaj tha se nga procesi nuk përjashtohen institucionet shqiptare, edhe pse rolin primar do ta luajnë institucionet e huaja./b.l