Pak ditë pasi Këshilli i Ministrave miratoi rritjen e pagave dhe pensioneve, Ministria e Financave paralajmëron se mbajtja e buxhetit nën kontroll do të kërkojë shkurtimin e shpenzimeve edhe në këto zëra.
Top Channel zotëron variantin fillestar që ekspertët e Ministrisë së Financave kanë përgatitur për rishikimin e buxhetit. Ndonëse ende jo zyrtar, në draft vetë Ministria vlerëson se mosrealizimi i të ardhurave buxhetore deri në fund të vitit do të arrijë në 33.5 miliardë lekë, që është sa 9.5 për qind programit vjetor.
Ekspertët e financave thonë se mosrealizimi në këto përmasa mund të kompensohet vetëm përmes shkurtimeve të forta në disa zëra të shpenzimeve, përfshirë pagat, fondin e pensioneve, shpenzimet e mirëmbajtjejs, por dhe transfertat sociale si ndihma ekonomike apo pagesa e papunësisë.
Sipas llogarive, në total masa e shkurtimeve duhet të jetë të paktën 18.2 miliardë lekë në mënyrë që deficiti dhe borxhi të ruhen brenda kufijve ligjor. Zyrtarisht ligji i buxhetit për këtë vit ka rënë vetëm disa muaj pas miratimit të tij, kur Qeverisë i dolën nga kontrolli të gjithë treguesit e parashikuar, për shkak të rritjes së shpenzimeve por edhe uljes së taksave në prag të zgjedhjeve./b.l
Ja mafia, klani i krimit dhe karteli i vertete i droges…
Kjo është fytyra e vërtet e propagandës fallco dhe realiteti ekonomik i kësaj palo qeverie.
Kur t’u preket xhepi këtyre njerëzve do ti thërresin mendjes se parajsa e saliut ishte dhe është një mashtrim shumë i madh,ashtu si piramida e sudes.
JA DHE NJE TJETER FLLUSKE SAPUNI E BERISHES
Si gjithmon top ch dizinformon ,dhe gazetat e fincuara si top ch e publikojne dhe komentuesit e komentojne , ky eshte cikli i mashtrimit me mashtrues ordiner si baze e kom .
SHQIPETARET NUK I DIEG QULLI ME DUKET. PRANDAJ NUK PO I FRYJN AKOMA KOSIT