Shpenzimet për fushatën, BSH konfirmon situatën e rëndë ekonomike

26 Gusht 2013, 09:59Ekonomia TEMA

Shpenzimet e larta buxhetore në tremujorin e dytë të këtij viti kanë rritur ndjeshëm defiçitin buxhetor. Situata e vështirë financiare, për të cilën është folur shumë së fundmi është konfirmuar edhe prej raportit të fundit të nxjerrë nga Banka e Shqipërisë për ecurinë ekonomike të 6 mujorit të parë të 2013.

Sipas të dhënave në raport citohet se defiçiti buxhetor për gjashtëmujorin e parë të vitit rezultoi rreth 42.2 miliardë lekë, ose rreth 27.1 miliardë lekë më i lartë nga ai i të njëjtës periudhë të një viti më parë, duke reflektuar kështu në një masë më të madhe rritjen e shpejtë të shpenzimeve buxhetore në muajt e parë të këtij viti.

Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja e defiçitit në këtë nivel ka bërë që qeveria të shpenzojë 90.1% të huamarrjes së brendshme të planifikuar për vitin 2013. Në zgjerimin e defiçitit në këtë masë sipas raportit të Bankës së Shqipërisë ka ndikuar ulja e të ardhurave nga TVSH, si pasojë e rritjes së rimbursimeve të qeverisë këtë vit në krahasim me një vit më parë, rritja e shpenzimeve në muajt e fushatës por edhe si pasojë e një performance të dobët të mbledhjes së detyrimeve tatimore.

Prej disa kohësh përfaqësues të Partisë Socialiste, e cila pritet të marrë në dorëzim qeverinë në shtator, kanë akuzuar qeverinë “Berisha” për situatën e krijuar me buxhetin e shtetit.

Ndërkohë që vetë ministri i Finacave, ridvan Bode, ka deklaruar se gjendja e buxhetit është e mirë dhe këtë e tregon edhe fakti se ka pasur një sufiçit prej 400 milion lekësh. Megjithatë raporti i Bankës së Shqipërisë konfirmon se situata financiare e buxhetit të shtetit nuk është shumë e mirë dhe pikërisht për këtë qeveria e re pritet të përballet me mjaft vështirësi në shtator.

14 komente në “Shpenzimet për fushatën, BSH konfirmon situatën e rëndë ekonomike”

  1. liri a vdekje says:

    ju duheni shtyp me kembe more qelbesira njerezit skan buk ju beni qef me shampanja e darka marramendese ,qe nga makinat qe i kan blere me paret e taksapagusve me cmime super te shtrenjta duhet te filloj zoti RAMA ,nuk kam mundur ti jap nje pergjigje pse duhen ato makina aq te shtrenjta kur ne jemi nje vend i varfer ,shikoni more qelbesira ne vendet nordike ku kryeministri shkon me tren ne pune dhe kryetari i bashkis me biciklet

    1. plaku says:

      liri a vdekje,
      Kryeministri aktual i Zvicres Ueli Maurer ka vite qe, shkon ne pune, dimer ose vere, me biciklete.
      Kam pare nje here ne tv zvicerjan para disa vjetesh nje kryeminister tjeter ( socjalisti Leuenberger ) i cili per te vizituar nje ekspozite u fut ne radhe se bashku me dashnorn e tij ( tani eshte i martuar me te ) si gjithe te tjeret dhe duhej te priste mbi dy ore deri sa ti vinte radha.

      I vine gazetaret dhe kameramanet e mediave dhe e pyesin pse ai ri ne radhe, ai mund te futet direkt si kryeminister qe eshte. Leuenberger, ish profesor ne juridik, duke qeshur thote : “Mos u shqetesoni per keto dy ore. Ne keto dy ore nuk jam kryeminister dhe po harxhoj kohen time te lire se bashku me te dashurein time (profesoreshe ne arkitekture ).

      Pra ai sqaroi median se, per ato dy ore nuk do paguanin taksapaguesit, ato dy ore ishin te kohes se tij te lire.

      Desha te kujtoj ketu qe, ne Zvicer eshte me ligj qe VETEM kryeprokurori te kete nje Bodyguard. Pra as kryeministri dhe as ndonje Minister nuk lejohen me ligj te kene Bodyguard. Sa per ilustrim shfini ju lutem me poshte zonje Jozi me “VETEM” gjashte bodyguarda :

      http://www.gazetatema.net/web/wp-content/uploads/2013/02/topalli2.jpg

      No comment ! Ballkan hesapi.

      Pershendetje

  2. Rexhin says:

    Ky njeri i peshtire duhet shkarkuar nga guvernator i banges shqiptare,ai eshte totalisht i pa afte.

  3. myzeqari says:

    Fullhani duhet ti jepet menjehere drejtesise ai eshte pjese e rrjetit mafioz te familjes me te skrupullt qe ka pare ky vend.

    Hakmarrje dhe drejtesi duhet patjeter ne kete vend.

  4. gent says:

    UNe propozoj qe ministrat e rinj dhe deputetet te mos marrin rroge deri sa te rregullohet gjendja ekonomike.

  5. Horri i Bulevardit says:

    Argumenta mund te japim plot, mund te japim edhe plot raste si komentuesi plaku, si ai rast kemi edhe nje minister britanik, qe rri e pret tramvajin ne metro, per te shkuar ne pune dhe me besoni, te gjitha keto arrihen, po te duan shqiptaret, se i vetem Edi Rama smund te beje ate qe ne deshirojme:
    Edi Rama, pret ndihmen e gjithsejcilit nga ne qe deshirojme te kemi nje Shqiperi normale, me njerez te punesuar dhe te mirushqyer, pa lypesa neper rruge dhe femije qe i futen botes se krimit, se familja ku ata jetojne, nuk eshte ne gjendje ti jape minimumin qe ata kerkojne.
    Komentuesi Gent propozon nje dicka qe duhet marre ne konsiderate, ndoshta jo e tera, por nje ulje drastike e rrogave te qeveritareve, do te jepte nje mesazh te madh ne popull.
    Nje kontroll i gjithanshem dhe pa kompromis kundrejt korrupsionit, do te sillte me shume te ardhura, per arken e shtetit, qe te realizohet Rilindja qe Edi Rama, ka si objektiv, se bashku me PS-ne.
    Nje investigim dhe nje sekuestrim i pasurise se vene ne menyre te paligjshme, do te jepte mesazhin se asgje nuk mbetet pa ndeshkuar.
    Qeveri e re pret nga ne te gjithe me aq sa kemi mundesi, te ndihmohet, qofte edhe moralisht, qofte edhe duke i bere kritika, atje ku dyshohet se po behet nje gje gabim.
    Dhe faqja e re StopRrenimit.com, dha nje rezultat dhe i dha mesazhin PS-se dhe Edi Rames, se shqiptaret sjane indiferente ne projektet qe jane per te rindertuar Shqiperine, por dha dhe mesazhin se shqiptaret duan te marrin pjese ne Rilindjen e Shqiperise.

  6. alban4eva says:

    dihet boterisht qe ne shume vende perendimore ministra dhe deputet shkojne ne pune me mjete udhetimi, apo me biciklete. rasti qe permendi komentuesi Plaku eshte nje realitet qe egziston ne keto vende.

    kam degjuar qe kryeministri i Norvegjise, apo Suedise, nuk e mbaj mend mire, shkon ne pazar bashke me gruan per te blere futa dhe perime, midis njerezve te thjeshte. e imagjinoni dicka te tille me S-halè kafshen dhe Zhellefina shurren???

    pfffffffffffff, as qe behet fjale, Zhellefina eshte aq injorante saqe nxjerr ne Fb foto ku ajo del xhiro me 6 truproja, ne nje moment qe populli merr buke me liste. keta jane aq injorante saqe dalin hapur me abuzimet qe i bejne popullit, dhe nga ana tjeter pellasin per arritje dhe mrekullira ekonomike..

    kjo rrace e ndyre hajdute dhe vrasese duhet cuar urgjentish perpara drejtesise, kur te vije ne fuqi qeveria e re..!!

  7. Vasil Mihali Korça says:

    Vjedhsi dhe abuzuesi me i madh i pupullit shqipetare eshte Ridvan Baçi Bode,vetem shtepia ne fshatin e lindjes Rakicke i ka kushtuar mbi 250000 Euro,ku i mori ku hajdut i pafytyre?
    Po leshpunuesen e Fierit e privatizoj per nje cop buke pyeteni sa e shiti,të cilen e mori me ndihmen e Shpetim Baçit Bode,djal xhaxhai aktualisht eshte Drejtor i policise se burgjeve te Shqiperise.Zoti Rama te mbetesh ne histori ju lutem hetoni keta perbindesha keta te pangopur me djersen e ketij populli qe qeveria dhe njerzit e Berishes e lane pa buke pa pune pa shprese.

  8. sokoli says:

    E PO XHOZI ESHTE KRYETARE QE TE KAP PREJ ZHELSH DHE TE QIN JASHTE .

  9. al says:

    NE QOFTE SE RAMA, NUK PADIT FULLANIN DHE BODEN PER KETE KATASTROFE FINANCIARE, ME MIRE TE MOS E MARR QEVERINE. KJO NUK ESHTE HAKMARRJE ,POR VENIA E DREJTESISE NE VEND. ESHTE TURP TE SHOHESH FEMIJE, QE LOTOJNE PER NJE COP BUKE THATE DHE KY SHKERDHATE ,ME PLOT KUPTIMIN E GOJES SHPERDORON PARATE E SHQIPTAREVE PER SPORT DHE LUKS TE BANKES. HOTEL DAJTI ESHTE NJE NGA PIRAMIDAT QE DUHET TE BURGOSET KY LANGO.POPULLI KERKON DREJTESI.

  10. bujar says:

    Ky Fullani padyshim se doli tip i papam i denje per nje roman te Zolase,prej 10-12 vjetesh duke qendruar siper maleve me lekedhe duke bere nje jete super te degjeneruar dhe askush nuk i thote gje.

    ceshte degjenerimi ne kete jete per leke dhe femra Fullani ka histori pafund, dhe ne vendin tone te gjithe i dine bemat e gjithkujt, por nuk doli asnje qe te thote nje fjale.

    kaq mafie eshte ky Fullani qe asnje gazete nuk thote sa e ka rrogen dhe ku i ka pronat ky fullani, asnje minister nuk eshte kyrsyer nga gazetat.

    hallall plako por jeta eshte e gjate.

  11. agimi says:

    Fullani dhe gjithe skuadren e tij jane nje skuader shume e pergatitur qe nuk e fal lekun dhe kjo nga koha kur ka qene ne bangen BIA. ata vetem kane mbushur thase me leke dh enuk jane lodhur prej 15 vjetesh.
    si per ti bere qejfin vetes kane jetuar ne festa te perditeshme nga mengjesi ne darke, se leke duhen per drekat dhe leke duhen per femrat dhe banga pa patur leke pafund.
    te mendosh qe njerez te mire dhe me shkolle shkojne ne pune per 20000 leke ne muaj dhe keta tipat qe drejtone bangen e shqiperise flasin me miliona euro eshte jo njerezore. kush ka vajtur te kontrolloj skuadren e Fullanin nuk ka folur nje fjale se ja kane mbullur gojen me ndonje shuk me pare.

    ne njerezve te thjeshte nuk na ka ngelur gje tjeter vecse te ulemi dhe te bejme sehir si do te vazhdoje kjo histori, por mund te vesh bast se dhe Rama nuk ka per t’i bere gje, se dhe ai vec nje dore lek do…

  12. Full-anus ca idioti ca trapi governor I bankes shqiptare
    Me mire I fus leket te serbi se sa tek banka shqiptare sa te jete ai atje
    Parate e shqiptarve I beri saliu me full-anusin autostrada dhe borxhe tek bb dhe evropa
    Eksiztojne vetem ne bordero se po te duan shqiptaret ti marrin mbrapsh parate skan shans
    Bankat jan bosh
    Per shembull kur ska para shteti I kerkon lek fullanit ky I fundit kursimet e shqiptarve I kthen ne borxhe qe ska shans ti marri mbrapsh
    Presim shtatorin te dali e verteta…

  13. ekonomistja says:

    Fullanit do ti dale fytyra e vertete vetem kur te perballet me profesionistin e vertete Shkelqim Cani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje