Buxheti me 18 miliardë më pak të ardhura

22 Gusht 2013, 09:24Ekonomia TEMA

Qeveria e re e shtatorit duket se do të marrë një gropë fiskale nga paraardhësja e saj.

Pa llogaritur ato të ardhura të munguara nga buxheti i shtetit që mbeten larg deklarimit, në shtatë muajt e parë të këtij viti qeveria shqiptare është 18 miliardë lekë larg realizimit nga parashikimi i bërë.

Kjo do të thotë që qeveria e shtatorit duhet patjetër të rishikojë treguesit e saj fiskalë.

Burime zyrtare nga Ministria e Financave, saktësojnë për gazetën “Dita” se gjatë kësaj periudhe arkës së shtetit i mungojnë rreth 15 miliardë lekë të ardhura nga tatimet dhe doganat.

Nga ana tjetër edhe pse ka kaluar afati zyrtar i publikimit të treguesve fiskalë, akoma nuk ka një pasqyrë financiare të tyre.

Nga ana tjetër zëri i kompensimit të TVSH-së për Kurum Internacional i cili ishte në shumën e 3 miliardë lekëve nuk është futur tek këta tregues.

Kjo do të thotë se mungesës fiskale të 15 miliardë lekëve ju shtohet dhe shuma e dhënë për Kurum, që deri tani nuk është reflektuar në asnjë tabelë financiare të treguesve të Ministrisë së Financave./A.Xh

5 komente në “Buxheti me 18 miliardë më pak të ardhura”

  1. sorry says:

    Ky eshte absurditeti kur punon ne shqiperi: mendon se ne kohe krize je me fat qe punon per shtetin, por mendimi fillon dhe te tremb, sepse meson se kete muaj shteti nuk te paguan dot, as muajin tjeter…. as tjetrin…. dhe kalojne aq muaj sa ti e humb llogarine… dhe absurditeti vazhdon sepse nderkohe punonjesit duhet paguar dhe ti futesh ne borxh tek bankat, qe sa vjen data te shkarkojne ate te mjere llogari per interesat e tyre. ooo po me e bukura jane detyrimet fiskale qe ti i shkreti nuk arrin ti paguash, sepse shteti ste ka paguar, te arrijne ne zyra shkresat e tatimeve qe pervec detyrimit ke gjobe 100% dhe interesat qe i llogarite sistemi per qejf te vete, hajde puno ne shqiperi …

  2. ilir says:

    GropaE buxhetit ere alizuar me mjeshteri nga saliu, eshte shume kollaj te mbushet ne nivelin zero.Merjani sali babes bashke me hajdutet e tij dhe nuk ekziston asnje fare reziku per ekonomine shqipetare JA dime te gjitha kontot ku i kane,prandaj ti kthehen popullit shqipetar deri ne nje.te mari fund nje here e mire pagesa me lista dhe te zduket varferia ne te cilen e coj popullin sali ogurziu .Pastaj e kane radhe Haklajt

  3. plaku says:

    Qeveria jone e “dashur” eshte e mbushur me njerez partiake te pa afte. Edhte tamam si byroja politike e PPSh, e cila kishte Brenda ish mjelese, saldator, karrocjerr, shofer etj.

    Dihet se, qeveria duhet te paguaje cdo vit VETEM per interesat e borxhit publik me se 50miljarde leke te reja. Pra i bie qe, arkes se shtetit do ti hiqen 50 +18 = 68 miljarde leke te reja. Se si do ta perballoje qeveria e re kete grope financjare nuk e di.

    Vetem interesi qe, duhet te paguajme cdo vit per borxhin publik qe, sic thame me siper eshte me se 50miljarde leke te reja, perben 3,6 % te PBB se Shqiperise. Per aresimin qeveria ka parashikuar per vitin 2013 vetem 2,7 % te PBB dhe per shendetesine vetm 2,1 %.

    Mire thone se, ekonomia eshte arithmetike dhe jo opinion. Mos harrojme se ishte ekonomia ajo qe e shkateroi SOCJALIZMIN REAL kudo ne bote. Eshte per te vene duart ne koke. Qeveria ka shitur pothuaj te gjitha pronat publike dhe ka krijuar kete grope te tmereshme financjare. Kam mendimin se, qeveria e re duhet te beje patjeter transparence dhe ti tregoje popullit hapur te verteten financjare. Qeveria aktuale merr borxhe te reja per te lare borxhet e vjetra plus interesat. Kuptohet se kjo gje mund te na coje ne situaten e Greqise.

    Qeveria e Sales vite me pare ka perfituar sepse :
    – Emigrantet dergonin me shume leke ne Shqiperi.
    – Shume shtete dhe organizata bamirese dergonin dhurata financjare.
    – Shume banka jepnin kredi te buta ( kredi me interes te ulet).
    – Qeveria ka shitur ose ka dhene me koncesion pothuaj te gjitha pasurite publike si hidrocentrale etj.

    Favoret e mesiperme, fatkeqesisht nuk do ti kete me qeveria e re.
    Kam mendimin qe, qeveria e re te dergoje me bursa shteterore jashte shtetit djem dhe vajza te zote per studime ne fushen bankare dhe financjare. Wissen ist Macht ( te dish do te thote te qeverisesh mire ) thone gjermanet.

    Pershendetje

  4. ekonomistja says:

    Nese strukturat e shtetit te cilat merren drejperdrejt me studimin dhe analizen e situates financiare,perfshire ketu edhe Banken e Shqiperise dhe keto tregues te beheshin transparente hap pas hapi , do te bente te mundur qe te pakten rezultatet negative te mos ishin ne keto nivele. Ne analizen time mendoj se situata eshte shume me keq nga cfare publikohet.Qeveria e re do perballet me veshtiresi te papara, ndoshta dhe te paparashikuara dhe programi me te cilin fitoj zgjedhjet , nuk behet fjale te zbatohet , por alternativat e zgjuara dhe me kembe ne toke gjithmone japin rezultatet e tyre pozitive.

  5. Bedriu says:

    Ridvan Bode burri me i pandershem ne shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje