“Qeveria e re duhet të punojë fort, po kështu administrata lokale, bizneset, qytetarët, të gjithë duhet të japin kontributin e tyre duke paguar taksat, duke ulur informalitetin, duke shmangur korrupsionin”, shprehet Milva Ekonomi në një intervistë për “DW”.
A janë të besueshme dhe reale të dhënat zyrtare statistikore për situatën ekonomike në Shqipëri, pra a mund te jenë ato bazë, pikënisje që qeveria e re Rama të ndërmarrë politika të rritjes ekonomike të vendit?
Statistikat zyrtare bazohen në tre burime informacioni; rekordet administrative, vrojtimet (anketat) statistikore dhe regjistrimet e përgjithshme. Midis këtyre tre burimeve në mënyrë të vazhdueshme kontrollohen ligjësitë dhe vërehen shmangiet për të ardhur në një njohje sa më reale. Ёshtë e rëndösishme të theksohet se statistikat duhet të jenë neutrale. Të dhënat e prodhuara deri tani kanë shfaqur mospërputhje, ndaj është e nevojshme të rishikohen. Të dhënat elementare nuk janë vënë në përdorim të kërkuesve në këto vite, rezultatet e dala kanë qenë disi të ndryshme nga kërkimet e pavarura dhe shpesh ka pasur mospërputhje midis tyre. Disa seri kohore të dhënash me kalimin e kohës do të vetërregullohen, por në këtë moment, kur duhet për të ndërtuar politika të reja, ato nuk janë aty.
Ulja e papunësisë në përgjithësi dhe punësimi i rinisë në veçanti janë sfida e rëndësishme e programit të qeverisë së re Rama. Ka një lëvizje migratore nga zonat rurale drejt zonave urbane, si edhe vazhdim të emigracionit për shkak të mungesës së punës. A janë pasqyruar këto dy fenomene në analizat dhe studimet statistikore, për të dhënë me shifra një Shqipëri reale?
Së pari mendoj që duhet të dimë më mirë, sa është papunësia në vend. Besoj që mbas kësaj mund të ndërtohen skema më të qarta të punësimit sipas sektorëve dhe aftësimit profesional. Urbanizimi në Shqipëri nuk erdhi si rezultat i industrializimit, por ishte mungesë ofertash pune/shërbimesh në zonat rurale, banorët e të cilave i braktisën këto zona për mundësi të tjera. Në realitetin tonë statistikor deri më tani kjo situatë është paraqitur deri diku nëpermjet regjistrimit të popullsisë, i tetorit 2011, ku u tregua për lëvizjen e brendshme të popullsisë, por nuk u soll dot deri më sot informacion mbi karakteristikat e tregut të punës dhe veçanerisht të të rinjve pjesëmarrës në të. Anketa e forcave të punës jep pak informacion për këtë kategori duke treguar që shkalla e papunësisë për të rinjtë e grup-moshös 15-24 vjeç është rritur në vitin 2012 me 3.5 pikë përqindje duke e çuar atë në nivelin e 25 përqind, por analiza të mëtejshme mbi përkatesinë rajonale të tyre (urbane, rurale) nuk ka.
A duhet reformuar Instituti i Statistikave? Çfarë statusi duhet të ketë ai, që të shndërrohet në një institucion, që me aktivitetin e tij t’i shërbejë hartimit të politikave për rimëkëmbjen e ekonomisë?
Instituti i Statistikave është një institucion unikal. Ai prodhon të mirë publike dhe për këtë duhet konsideruar si një institucion me rol neutral. Eshtë shumë e rëndësishme që ai te ndjekë rigorozisht matjen e treguesve, që monitorojnë ecurinë e reformave të marra dhe iniciativat me karakter global. Besoj që duhet forcuar me shumë roli i tij publik, duke e shndërruar në një furnizues të mirash dhe duke i hequr krejtësisht tiparin klientelist, që ai mori së fundmi.
Institucionet ndërkombëtare parashikojnë një rimëkëmbje të ngadalshme të ekonomisë se Shqipërisë si pasojë e krizës në eurozonë dhe recesionit. Banka Botërore sugjeron, rekomandon që rritja ekonomike të orientohet nga rrritja e eksporteve. A e shihni te realizueshëm këtë rekomandim?
Banka Boterore prezantoi kohët e fundit raportin e saj për Europën Juglindore, 2012-2013, ku përfshihet edhe Shqipëria. Raporti thotë se “rajoni dhe Shqipëria po lëvizin nga një recesion i dyfishte në një rimëkëmbje të ngadaltë dhe të brishtë. Ajo do të jetë e ngadalshme dhe rritja ekonomike për rajonin dhe Shqipërinë do të jetë e ulët në dy vitet e ardhshme. Huatë e këqia, rimëkëmbja e ngadaltë e kredisë, tkurrja e sektorit privat do të vazhdojnë të ushtrojnë një ndikim negativ ndaj kërkesës së brendshme”. Për të evituar recesionin duhet nje rritje ekonomike e orientuar nga eksporti, në mënyre që të shtohet kërkesa konsumatore dhe me konsumatorë të huaj. Mendoj që eksporti duhet të jetë sa më i shumëllojshëm dhe mallrat/shërbimet, që do të eksportohen, të jenë produkte edhe më të sofistikuara. Vendet e pasura nuk dallohen se eksportojnë shumë për kapital, por dallohen se eksportojnë shumëllojshmëri produktesh për kapital. Gjithashtu duhen konsideruar masa serioze në konsolidim fiskal, vënie rregulli tek financat publike për të tërhequr investitorët e huaj. Investitorët e huaj në përgjithësi e perceptojnë si një rrezik për ekonominë, borxhin e lartë publik.
Si mund të amortizojë qeveria e re Rama mundësitë tepër të limituara financiare, që ajo gjen në shtator, kur do të fillojö qeverisjen e vendit? Banka Botërore deklaroi kohët e fundit se qeverisë Rama “i duhet të bëjë shumë për të përshpejtuar rritjen ekonomike, kur ka një hapësirë fiskale shumë të vogël dhe mungesë stimujsh fiskalë?
Mendoj që ka ardhur koha për një strategji realiste, që do të mbështesë rritjen ekonomike dhe do të vendosë në baza të shëndosha regjimin fiskal ne vend. Ky borxh i lartë publik, i brendshëm dhe i jashtëm, doemos kërkon një sistemim për të mos u bërë faktor pengues në thithjen e investimeve të huaja. Rivendosja e një regjimi fiskal të programuar së bashku me FMN dhe monitorimi i vazhdueshëm i tij janë faktorë të rëndësishëm për nxitjen e reformave, që kanë në qendër rritjen e prodhimit. Qeverisë së re do t’i bjerë barra financiare e pagesave të papaguara të sektorit privat akumuluar gjatë 4 viteve të kaluara. Në të tilla kushte mrekullitë nuk mund të ndodhin. Ndaj të gjitha palët duhet të kontribuojnë. Qeveria e re duhet të punojë fort, po kështu administrata lokale, bizneset, qytetarët dhe të gjithë duhet të japin kontributin e tyre duke paguar taksat, duke ulur informalitetin, duke shmangur korrupsionin. Ulja e korrupsionit, i cili perceptohet të jëtë përkeqësuar në vitet e fundit në Shqipëri, do të jëtë padyshim një sipërmarrje e rëndësishme për axhendën ekonomike të qeverisë së re.
Per sa i perket borxhit publik (te jashtem dhe te brendeshem ) :
– Borxh publik ne fund te vitit 2013 pritet te jete tete miljarde e 959 miljon dollare.
– Vetem per interesat e ketij borxhi publik , qeveria shqiptare duhet te paguaje cdo vit mbi 50 miljarde leke te reja.
Kujtoj ketu se ne kohen e diktatures ishte e ndaluar me kushtetute qe Shqiperia te kishte borxhe publike dhe kete ligj e ka respektuar gjithmone.
Per borxhin publik te Shqiperise :
– Ne funnd te vitit 2013 pritet te jete 8miljard e 959miljon dollare.
– Vetem per interesat e ketij burxhi qeveria shqiptare duhet te paguaje cdo vit mbi 50miljarde leke te reja.
Shqiperia duhet te punoje shume mbasi ka korru fitore te shkelqyer si ne pushtetin qenderore ashtu dhe ate lokal.Nji rast i tille nuk mund te perserite.Kjo gjendje e ban ma te sukseshem berjen e shtetit shtet duke lene gjurme me vulosjen e berjes histori.Dhe Rama te njihet per ndryshim ne mbaresi te rruges ne ngritjen e shtetit shtet.Ku te behet matje per historine e popullit Shqiptare: Ne kohen para Rames dhe kohen mbas Rames.
Borxhi publik ne fund te vitit 2013 pritet te jete 9miljarde e 900miljone dollare.
Qeveria cdo vit vetem per interesat e borxhit publik duhet te paguaje mbi 50miljarde leke.
Borxhi publik i Shqiperise ne fund te vitit 2013 pritet te jete 8miljarde e 950miljone dollare.
Qeveria shqiptare cdo vit vetem per interesat e borxhit duhet te paguaje mbi 50miljarde leke te reja.
Ne fund te vitit 2013 borxhi publik pritet te jete 8miljarde e 900miljone dollare.
Qeveria per nje vit duhet te paguaje vetem per interesat e borxhit publik mbi 50miljarde leke te reja.
Administratorit,
Shume faleminderit per ndihmen dhe kohen qe keni harxhuar. Duhet tju falenderoj gjithashtu per korektesine dhe shpejtesine e pergjigjeve.
Me shume respekt
Ah kur ta kuptoj populli se çfare kane ber politikanet keto 23 vjet, do tu thote: po mire me pasurin tone 50 vjeçare qe ua bem hallall por me borxhin xhanem çpatet, pse na vut litarin ne gryk, pse na i moret edhe shtepit dhe token, pse na i late edhe brezat qe do te vijne skllever per ter jeten. Keta jane politikanet tane qe duhet te kalojne te gjithe ne gijotine si ne kohen e Robespierit!
Çfare strategjie te ndjeke qeveria e re ,ne nje shtet qe eshte bere genjeshtra dhe korrupsioni mal.