Ministria e Jashtme ka lëshuar dorën duke bërë shpenzime marramendëse sa i përket çështjes së lobimit.
E përditshmja Shekulli raporton se janë në total 298 milionë lekë që janë dhënë vetëm për lobim.
Në auditimin e brendshëm të Ministrisë së Jashtme rezulton se një pjesë e fondeve janë përdorur për të paguar aderimin e vendit tonë në organizata qofshin ato politike apo kulturore.
Në total shpenzimet e planifikuara për Ministrinë e Jashtme janë 2.195.268.000 lekë ose pothuajse dyfish më të larta se një vit më parë kur Shqipëria shpenzoi 1.18 miliard lekë.
Një fakt që bie në sy është se nga fondi total, pjesa dërrmuese e tij është parashikuar për t’u përdorur për mbështetje diplomatike jashtë shtetit.
1.797.573.000 lekë është fondi i posaçëm vetëm për këtë qëllim.
Dyfishimi i fondeve nga qeveria për diplomacinë tonë në një vit elektoral, rrit ndjeshëm dyshimet se këtë shuma të jenë përdorur për përmirësimin e imazhit të qeverisë në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit, shkruhet në gazetën Shekulli.
Vetëm për aktivitet diplomatike dhe shërbimin konsullor, nga 248.675.000 lekë të projektuara për gjithë vitin, vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë janë shpenzuar 116.694.000 lekë.
Për rritjen e profilit të Shqipërisë në OSBE janë shpenzuar 5 milion lekë të reja, ndërsa për rritjen në këshillin e Europës 4.2 milionë lekë vetëm për gjashtëmujorin e parë të vitit.
Audituesit e brendshëm të Ministrisë së Jashtme kanë arritur në përfundimin se vetëm për gjashtëmujorin ne parë të këtij viti, diplomacia shqiptare ka paguar për zhvillimin e dialogut politik 6.5 milionë lekë, për zbatimin e detyrimeve me MSA-së për çështjet e politikës së jashtme 3.5 milionë lekë.
Vetëm për pjesëmarrjen aktive në NATO janë paguar 6.5 milionë lekë, ndërsa për lobime janë paguar 9.5 milionë lekë./A.XH
Ah zollumi u zente me keto qe keni bere more kriminela. Po a e dini ju se:
1. Ka nena qe i vene femijet ne gjume pa u dhene dhe buk se nuk kane.
2. Te semuret paraplegjik nuk kane marre rrogat dhe po vdesin.
3. Dikush do te operohet qe te shtyj dhe disa vite jet dhe nuk ka lek.
4. Po pensioniste qe zene radhen per te marre pensionin qe ne oren 5 te mengjesit dhe nuk e marrin dot se arka 1 milion leke shperndan ne dite.
5. Etj, etj, etj.
Ah per ju perendia mos ta mbaje doren po tua japi atje ku u dhemb me shume rrugeve ishallah u endshin kockat tuaja dhe te pjelles tuaj.
Qeverise se re te EDI RAMES duhet te marre masa te jashtezakonshme, duke filluar me arrestimin e ministrit te fundit te jashtem te qeverise se kanibalit Sali Berisha ALDO BUMCI dhe me rradhe per shperdorim detyre si ne shpenzimet financiare marramendese, emerimet pa kriter dhe jashte ligjore, harxhime astronomike per lobim ndaj kryeministrit pothuajse te larguar Sali Berisha, per shkaterrimin e diplomacise shqiptare dhe mos mirembajtjen e ndertesave diplomatike kur jane ne menyre te vecante prone e shtetit shqiptar, si eshte rasti i ambasades se Shqiperise ne Uashington te SHBA-se.
298 MILION LEK TE VJETRA TE REJA NE EURO SA MILIONA???
Mbi 2.1 milion Euro