Është një nga transaksionet më të mëdha në historinë e ekonomisë, një marrëveshje rekord.
Kompania britanike e telefonisë, Vodafone, ka shitur pjesën e aksioneve që kishte tek kompania amerikane e telefonisë, Verizon Wireless.
Marrëveshja rekord prej 130 miliard dollarë është bërë e ditur nga Vodafone, që zotëronte 45 përqind të aksioneve tek Verizon Wireless, që është edhe operatori më i madh telefonik në Amerikë.
Aksionet i janë shitur grupit Verizon Communications.
Vodafone, kompania e dytë në botë për numrin e abonentëve të telefonisë së lëvizshme, kishte kohë që ishte përfshirë në një përpjekje me kompaninë Verizon se kush do merrte kontrollin e plotë mbi Verizon Wireless, por pa mund të bien dakord për çmimin.
Pas këtij lajmi, aksionet e Vodafone në bursë u ngritën me 3.4 përqind.
Ka pasur shumë spekulime se çfarë do bëjë kompania me këtë shumë.
Mendohet se 60 miliard sterlina do shkojnë për aksionerët.
Një drejtues i kompanisë tha se ata do të investojnë më shumë tani në tregjet në zhvillim,.
Veçanërisht thuhet se kompania do investojë para në rrjetin e shpejtë 4G.
Mendohet se brenda vitit 2017, tregjet kryesore të kësaj kompanie do kenë mbulim të plotë 4G.
BBC raporton se pavarësisht marrëveshjes rekord, ajo nuk do gjenerojë asnjë të ardhur për Britaninë.
Megjithatë, 5 miliard dollarë në taksa do paguhen për qeverinë e SHBA./ep
Na plasi Bytha;
Ne koke te AMC!
Po hyri Verizon (jane shume te shtrenjte po jo sa AMC) e shkriu AMC!
http://goo.gl/vsrRks
obobo prandaj i kane planet kaq te shtrenjte ata plerat? $100 ne muaj “everything unlimited” hajde merre vesh se cplane kane keta.
Verizon nuk ka unlimited data plan ! Paketa me e lire qe kan per internet eshte 30 dollar per 2GB ne muaj
http://www.at&t.com
Kjo eshte kompania me e madhe e telekomunikacionit ne U.S.A